LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Licit u projektua që në 2020-n/ Biseda në "SKY", Astmeri- Bajrit: Ka mundësi ma nxjerr dikush Hamzan! I “forti” i Shkodrës: Ka dalë plaku Mere

Një makina tip “Range-Rover”, që disa ditë para ishte prezantuar në disa banorë si e policisë, ka dalë pikërisht nga rrugica ku ka shtëpinë Astmer Bilali, dhe pasi ka arritur në rrugë “Benzin”, ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qëlluar nga pas me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur Hamza Licin, Arlind Bushatin dhe në këtë ngjarje mbetën të vdekur edhe çifti i pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha.

7 Nëntor 2024, 09:56 Nga Elton Qyno
Vrasja e Licit u projektua që në 2020-n/ Biseda në
foto ilustruese

SHKODËR- Vrasja e Hamza Licit, vëllait të vogël të Ibrahim Licit, ishte projektuar nga Astmer Bilali dhe Behar Bajri, qysh në muajin Gusht 2020, ku teksa dy personazhet e botës së krimit flasin në aplikacionin “Sky”, Bilali i thotë Bajrit se:

“…ka mundësi me ma nxjerr dikush Hamzan. Kam fol mramë me dikën dhe ma premtoj se ma nxjerr. Po shohim ishalla…”.

Ndërsa Behar Bajri ia kthen shkurtimisht Bilalit: “…aaa praaaa…”.

Por sërish Bilali i kërkon Behar Bajrit, që të sigurojë informacion të saktë për (Braçen), Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin, me qëllim kapjen e tyre dhe vrasjen.

Nga ana tjetër, Behari e rikujton Astmerin se Dor Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici, vijnë nga Saranda në Fushë-Krujë, se ka vdekur Indrit Rraja dhe më pas do vijnë në Shkodër.

Behari i shkruan: “…ça po ngutesh për Braçen…? Se dhe infon e kam temen, por edhe të Shtetit. A ke njerëz? Se duhet me ken nja katër…”.

Astmeri ia kthen: “…sot s’kam njerëz se nuk ashtë kush këtu, as Bardhi nuk ashtë këtu, edhe ata shokt, mi kanë kap… edhe këto si rrin te unë si kam këtu, kan ik për gara sot në Durrës… por unë jam…”.

Ndërsa Behari ia kthen: “…makinë dhe armë kam unë. Por ti je, por duhen njerëz, se ti ça do bash vetëm. Por sido si të jetë të baj SMS, se njerëzit e mi i kam në dispozicion kurdoherë…”.

Por sërish Behari vijon t’i shkruajë: “…keka shpërnda grupi…”

Ndërsa Astmeri ia kthen duke e pyetur: “…kan ik, nuk janë më në Shkodër…?”

Në fakt gati tre vjet nga kjo bisedë e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, që bën fjalë për vrasjen e Hamza Licit në një pritë që do organizohej në Shkodër, fëmija i vogël i familjes Lici, është vrarë pikërisht në 30 Tetor 2024 në Dobraç, zonën famëkeqe që kontrollohet nga grupi “Bajri” në Shkodër.

Një makina tip “Range-Rover”, që disa ditë para ishte prezantuar në disa banorë si e policisë, ka dalë pikërisht nga rrugica ku ka shtëpinë Astmer Bilali, dhe pasi ka arritur në rrugë “Benzin”, ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qëlluar nga pas me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur Hamza Licin, Arlind Bushatin dhe në këtë ngjarje mbetën të vdekur edhe çifti i pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha.

Për Policinë dhe Prokurorinë e Shkodrës, ngjarja lidhet me hakmarrjen për vrasjen në muajin Mars 2019 të babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit, shtetasit Astrit dhe Brahim Bilali.

Atë plan që Astmeri dhe Behari, nuk e realizuan dot në 2020 kur ishin të lirë, mesa duket tashmë kanë mundur ta realizojnë nga brenda burgut, përmes ushtarëve të tyre që kanë jashtë, rrugëve të Shkodrës.

Dhe kjo është një arsye se pse hetimin e masakrës së Shkodrës, duhet ta tërheqë SPAK. Megjithëse deri në këtë fazë, veç interesit të Altin Dumanit për të zhvilluar një mbledhje informuese me zyrtarët e policisë, asnjë sinjal domethënës nuk ka pasur për hyrjen e SPAK-ut në këtë çështje.

Ndërkohë në bisedat e tjera të papublikuara ndonjëherë në media, shfaqet dhe mbikëqyrja e pandërprerë që Bajri dhe Bilali, i bëjnë familjes Lici.

Kështu, vetëm 13 ditë pasi kishte dalë nga Burgu 313 në Tiranë, Behar Bajri bisedon në aplikacionin “Sky” me kodin “62Y87A” që i përket Astmer Bilalit.

Të dy emrat e njohur të botës së krimit dhe dy kundërshtarë të betuar të familjes Lici, flasin se “plaku” i Licëve Mustafa Lici, ka dalë nga banesa, “tek pull” dhe është parë vetëm në asfalt.

Monitorimi i familjes Lici, realizohej qysh në atë kohë dhe deri më tani kryhet në mënyrë të përpiktë dhe një gjë e tillë vërehet në bisedën e datës 12 korrik 2020, ku Behar Bajri i shkruan në mbrëmje Astmer Bilalit, duke i thënë se:

“…paska dalë sot plaku Mere në asfalt më thanë, vetëm tek pull. Ka dalë plaku Mere, tek pull në “Golf 4” në qytet…”.

Ndërsa Astmer Bilali ia kthen duke i shkruar se: “…jo ma për zotin, çfarë asfalti…!hahaha po po, ban be?.

Behari: “…Pasha Allahun po, nuk jam për lojna me kështu punësh…”.

Astmeri: “…jaaa, kur ma…?”.

Behari: “…tu u errësu…”.

Astmeri: “jaaa, ku ka dal…”.

Behari: “…ka ik deri në Sarreq…”.

Astmeri: “…jaaa, me çfarë makine…?...ka me e ba rrugë ai, s’ka ku në pi*** të robve të tij me shku…”.

Ndërkohë 4 ditë pas kësaj bisede, në datën 16 korrik 2020, Astmer Bilali, bisedon me Behar Bajrin, duke i thënë këtij të fundit që mos dilte shumë me makinë, pasi do e kapte policia dhe këto informacione ja kishte dhënë Bardhoku. (Bëhet fjalë për Bardhok Pllanajn).

Astmeri i shkruan Beharit në aplikacionin “Sky”: “…a fjete…? Mos dil me makinë se dojn me të kap, se jan tu të padit shumë. Bardhoku më tha, fol vetë me të, ma mirë. Po më tha, thuaj mos të dali. Mirë…”.

Behari ia kthen si më poshtë vijon: “…po po, o Bardhokut ja q*** robt, se si shumë po më del emri i tij. Hajt se ta po vij aty, hajt se takona…”.

Astmeri ia kthen: “…pse ma ça ka, hajt se po vij aty dhe flasim…”.

Behari: “…Po për ça dojn me më kap, për makinë apo kontroll…? Hajt se merem unë me këtë punë…”.

Kurse Astmeri, ia kthen duke i thënë se Behar Bajrin duan ta arrestojnë për kontroll dhe makinë të blinduar.

Ndërkohë në datën 26 korrik 2020, Astmer Bilali bisedon me Behar Bajrin duke i thënë këtij të fundit se e ka ndjekur policia e Shkodrës, por kishte mundur të largohej.

Ndërsa, sipas tij, policia kishte kapur nipçen Arlindin, që rri me Bardhin. (Besohet se bëhet fjalë për Bardhyl Mavraj alias Bajri)

Nipçja në këtë bisedë besohet shumë se është Arlind Bushati, që në këtë kohë ka qëndruar me Astmer Bilalin.

Ndërsa në atentatin e 30 Tetorit ku ai mbeti i vrarë, ishte nën shoqërinë e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit.

Astmeri i shkruan Behar Bajrit duke i thënë: “…si ke qën…? Më ka ndjekur policia tani, por i kam ik. Por kanë kap nipçen Arlindin, si rrin me Bardhin. Shif ju andej mos t’ju vin kush…”.

Ndërsa Behari, ia kthen me një qetësi olimpike: “…he ma ke ik në Theth?, se më tha Ismeti. Na bjer naj Dhi të egër nëse të del në shteg. Mos përdor telefon se po ta lokalizojnë, e të kapin…”.

Nga bisedat e zhvilluara në muajin korrik 2020, duket se Arlindi ka pasur shoqëri me anëtarët e grupit “Bajri”, ndërsa në atentatin e 30 Tetorit, Arlind Bushati ishte në makinë me Hamza Licin.

Babai i Hamza Licit, Mustafa Lici gjatë dëshmisë së tij të dhënë për policinë ka treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.

Lici, ka treguar sapo kanë hyrë në Dobraç, “janë qëlluar nga një pritë e organizuar prej anëtarët e një grupi kriminal që janë të lidhur fort me qeverinë”.

Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame. Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi./Oranews

atentati ne shkoder hamza lici behar bajri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet