Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për motive hakmarrje, pasi djali i viktimës, Enrik (Elton) Mamli, në vitin 2015 ka vrarë Naim Tafën në Mamurras.
LAÇ - Një tjetër pistë hetimi ka dalë nga ngjarja në Laç ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli. Pak më herët u raportua se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie, ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është marrë në shqyrtim nga autoritetet.
Ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për motive hakmarrje, pasi djali i viktimës, Enrik (Elton) Mamli, në vitin 2015 ka vrarë Naim Tafën në Mamurras.
Vrasja e Naim Tafës
Vrasja e Naim Tafës ndodhur në Shtator të vitit 2015, në qendër të Mamurrasit. Sipas njoftimit të prokurorisë asokohe, kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa janë përplasur me armë me vëllezërit Elton (Enrik) dhe Tom Mamli.
Konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri. Rreth një muaj para ngjarjes, i dëmtuari në Suedi, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”.
Por, pavarësisht presionit, Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë marrëdhëniet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin. Pas këtij episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre Range Rover. Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.
Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin pranë stacionit të Trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambjenti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes.
Foto ilustruese LAÇ - Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë pasdite në La&cced...
Policia LAÇ - Dod Mamli, është 67-vjeçari i cili u vra me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në fshatin ...
LAÇ- Dosja.al, ka zbardhur detaje të reja nga të shtënat me armë pasditen e sotme në Laç. Burimet të sig...
Policia LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Mësohet se nga të sht&e...
foto ilustruese SHKODËR- drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni, ka dhënë detaje të reja në&nbs...
foto ilustruese KOSOVË- Eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e par...
Ambulanca SHKODËR - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë të...
Policia SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga helmimi dhe humbja e jetës së një fëmijë 3-vjeçar n&...
foto ilustruese SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në fshatin Mjedë, Shkodër, ku një...
Foto Ilustruese DURRËS- Policia ka reaguar për aksidentin në kontenierin e "Bana King", pas publikimit të lajmit nga Dosja.a...