25 Shtator 2022, 09:34
Nga A.B
Fatmir Ara
ITALI- Hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara, në Itali po vijojnë. Pas arrestimit të një 30-vjeçari më 6 Shtator, mediat italiane shkruajnë se ditën e djeshme janë vënë në pranga edhe 2 persona të tjerë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar dhe një 44-vjeçar, të dy italianë dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.
Njësoj si në arrestimin e 6 Shtatorit, edhe këta dy persona janë marrë fillimisht në pyetje për disa orë të premten nga karabinierët. Më pas, ata kanë kaluar në dorën e prokurorisë dhe janë marrë në pyetje sërish. Siç shkruajnë mediat ndaj tyre ka akuza për bashkëpunim në vrasje me paramendim.
30-vjeçari i arrestuar më 6 Shtator, e pranoi krimin pas disa orësh marrje në pyetje. Fillimisht ai u pyet nga karabinierët për më shumë se 12 orë. Më pas zyrtarët e prokurorisë që për 17 orë të tjera vijuan marrjen në pyetje, gjatë natës dhe ditës që pasoi deri në orët e vona të pasdites. I dyshuari e modifikoi versionin e tij disa herë edhe kur hetuesit i sollën fakte të pakundërshtueshme.
Në fund u thye dhe pranoi vrasjen, duke dhënë edhe të dhëna të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, i hedhur shumë larg nga vendi i ngjarjes, dorezat e përdorura për të kryer vrasjen dhe armën që e kishte me leje.
43-vjeçari shqiptar Fatmir Ara u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar 2 ditë pasi u shpall i humbur nga familja. Ai ishte qëlluar 3 herë me armë zjarri në kokë ndërsa dyshohet se para vrasjes ai të jetë dhunuar sipas të dhënave të nxjerra nga raporti paraprak i autopsisë.
fatmir ara
Aktualitet
25 Shtator 2022, 09:08
A.B
Policia
TIRANË-Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara në një javë. Gjatë kësaj j...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 08:54
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë djegien e një...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 08:39
A.B
Policia
ITALI- Një 17-vjeçare shqiptare është goditur me thikë në Firence nga persona ende të paidentifikuar që k...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 08:32
A.B
Rebbeca Gannon
BRITANI E MADHE- Vdekja e turistes britanike në Sarandë u përjetua keq nga familja e saj. 'Mirror.co.uk' raporton se familja ...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 08:14
A.B
Policia
SARANDË- Plagosje në Himarë. Serxhio Shatolli ka mbetur i plagosur me thikë në trup nga Qirjako Hita. 41-vjeçari, p...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 08:03
A.B
Deizi Arapi
KORÇË- Gjatë orëve të natës është djegur një mjet në Bilisht. Raportohet se mjeti i djegur ...
Aktualitet
25 Shtator 2022, 07:07
A.B
Moti
TIRANË- Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominuese në të gjithë territorin e ...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 23:13
k.m.
Drift
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Gjatë mbrëmjes së djeshme, këngëtari shqiptar ...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 22:33
k.m.
Foto ilustruese
Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek familjet në Brandenburg. Siç njofton ...
Aktualitet
24 Shtator 2022, 21:34
k.m.
Pamje nga aksidenti
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoj, ku...