LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Aurelio Dervishit/ Flet babai i 18-vjeçarit: Djali më thoshte ‘nuk i bie në qafë askujt’! Nuk e kam pranuar faljen e autorëve, nuk ma bën zemra

Babai i viktimës shtoi se kërkon dënim maksimal ndërsa tha se nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marrë ai vendimin.

1 Dhjetor 2024, 22:46 Nga N.F
Vrasja e Aurelio Dervishit/ Flet babai i 18-vjeçarit: Djali më
Aurelio dhe Azbi Dervishi

TIRANË- Babai i 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 31 marsit pasi u plagos me thikë ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë. Azbi Dervishi në një intervistë për "Euronews" tha se më të birin ishte shumë i lidhur dhe është i bindur se Aurelio nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa thotë se djali i thoshte gjithmonë që nuk i bie në qafë askujt.

 “Kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Aurelion, e kam pasur shumë afër, më tregonte gjithçka. Kurrë nuk ka pasur konflikte me asnjë, jam plotësisht i bindur. Unë e di çfarë fëmijë kam pasur, ishte i shkathët. Gjithmonë më thoshte ‘babai, në derën tonë nuk ka për të ardhur kurrë njeri të të thojë që Aurelio me ka rënë në qafë, ta siguroj, por rrugë njeriu nuk i hap’, këtë ma thoshte. Nuk i bie në qafë njëru më thoshte, dhe as nuk ka pse të më bjerë në qafë njëri.


Kujtimet me të janë të pafundme… Kujtime nga më të ndryshme, e ka pas afër gjithmonë. Do bëj gjithçka për ty më thoshte, do të të bëj krenar”. Me punë krahu i kam rritur fëmijët. Nuk e kam penguar për asgjë, më thoshte do dal me shokët, i thoja ‘nuk dua gabime, nuk dua njeri të trokas e të më thotë që djali më bëri këtë’. Jam munduar gjithmonë t’i plotësoj çdo gjë, ishte gjithçka për mua”, tha ai.

Babai i 18-vjeçarit ka treguar po ashtu se nga katër autorët e arrestuar për ngjarjen, disa prej tyre kanë tentuar t’i kërkojnë falje, por ai ka refuzuar.

“Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se është në pritje të vendimin të gjykatës për ta, nga e cila ka kërkuar dënim maksimal.

“Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, shtoi ai.

Ai theksoi se baballarët dhe nënat e tyre nuk kanë faji por sipas tij nuk ia bën zemra ti falë. Babai i viktimës shtoi se kërkon dënim maksimal ndërsa tha se nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marrë ai vendimin.


“Janë katër autor, një pjesë kanë ardhur për të kërkuar falje, një pjesë jo. Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra. Baba e nëna nuk kanë faj, unë jam prind vetë, por në rrethana në tilla nuk e pranoj dot.  Në momentin që djalit tim i ka dalë shpirti në rrugë, pa pasur hak askujt, nuk ma bën zemra… Unë dhe në gjykatë e kam thënë, që nëse një nga këta të katër pranon që djali jot na ra në qafë, do i them gjykatës liroji, lëri të lirë, në të kundërt…Deri tani janë mbajtur shumë seanca, vendim nuk ka ende. Pres vendimin e gjykatës, jemi në pritje, kam besim të plotë. Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, u shpreh ai.

Azbi Dervishi, ka treguar edhe se si mori vesh lajmin për vdekjen e Aurelion. Ai tha se është njoftuar nga nipi i tij se Aurelio kishte bërë aksident.

“Isha në shtëpi, me telefonin nipi më thotë që Aurelio ka bërë aksident, është tre spitali ushtarak. Shkova në spital, doktori më tha që nuk lejohet të futesh se e kemi në sallë. Pritem 10-15 minuta, më vonë nipi më tha, ‘bëhu i fortë’”.

Babai i Aurelios ka rrëfyer se ka takuar miqtë që shoqëronin të birin natën e ngjarjes, të cilët i kanë treguar se si ndodhi konflikti mes tyre. Azbi Dervishi thotë se në këto tetë muaj pas vdekjes së djalit ka kërkuar edhe pamjet e një banese pranë vendngjarjes, por nuk ka mundur t’i sigurojë, pasi i është thënë se nuk kanë qenë në gjendje pune.

“Gjatë këtyre tetë muajve nuk ka reshtur, i kam takuar të gjithë ata që kanë qenë  aty, shokët e djalit, gocat që kanë qenë në makinë me ta. I kam pyetur të gjithë. Më thonë shokët ‘ishim te lokali, ikëm me makinë, morëm gocat, ishin dy shokët e çunit dhe gocat. Dolën në Farkë. Kur janë kthyer, te ura Shkozës këta (autoret) janë afruar me makinë, kanë ulur xhamin e makinës, dhe i kanë thënë ‘me ne po qeshni’, jo i kanë thënë këta, dhe kanë vazhduar rrugën. 

Më poshtë te semafori, i kanë dalë para me makinë. Kryesori, Frensi ka zbritur nga makina i ka ofenduar dhe sharë këta, këta i kanë thënë që nuk kemi gjë me ju. Ky (Frensi) i ka thënë që ne iu bëjmë bira bira me thikë dhe aty ka ndodhur sherri dhe shkoi situata kështu. Pamjet për ngjarjet nuk i kam parë. Në një shtëpi kam marr vesh që ka pasur kamera, jam interesuar më thanë i ka marrë policia. Më pas doli që kamerat kanë qenë të fikura, jo në gjendje pune. 

Di që një çift nga Kosova i ka ndenjur djalit tim në momentet e fundit te koka, kam kërkuar që t’i takoja, t’i falendetroja. I bej thirrje nëse do më dëgjojnë, të më kontaktojnë”, tha ai.

azbi dervishi aurelio dervishi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet