Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu policia është kthyer me karrotrec në Shënavlash për të marrë mjetin e fermës Balla, ku dyshohet se është transportuar trupi i viktimës nga vendi i krimit deri tek pusi.
DURRËS- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç. Dyshohet se konflikti mes babait dhe djalit ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetra.
Gjithashtu policia është kthyer me karrotrec në Shënavlash për të marrë mjetin e fermës Balla, ku dyshohet se është transportuar trupi i viktimës nga vendi i krimit deri tek pusi.
DINAMIKA E VRASJES
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që në fillim të muajit gusht, pasi djali me datën 13 gusht e ka denoncuar në polici humbjen e babait. Policia përmes një njoftimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku thuhet se Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet.
Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa. Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari. Më tej thuhet se 30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.
Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Kjo vrasje risjell sërish në vëmendje tragjedinë në familjen Meta në të njëjtin fshat, ku kryefamiljari Pëllumb Meta u vra nga tre fëmijët e tij dhe më pas u varros në kasollen pranë banesës së tyre.
enver balla DURRËS- Ka reaguar lidhur me vdekjen e të atit, Blerina Balla vajza e vetme e të 62-vjeçarit, i cili u vra nga djali i ti...
DURRËS- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç. Dyshohet se konflikti mes babait dhe djal...
fotot ilustruese DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, 30-vjeça...
esmerald dhe enver balla DURRËS- Krimi në familjen Balla ka tronditur ditën e sotme Durrës, ku 30-vjeçari, Esmerald Balla ka vra...
Foto ilustruese TIRANË- Prokurori Xhevahir Lita, u arrestua për korrupsion dhe krim të organizuar gjatë operacionit të koduar &ldq...
DURRËS- Policia e Durrësit ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të 30-vjeçarit, Esmerald Balla i cili ka vrarë me armë...
Kushërira e viktimës DURRËS- Kushërira dhe njëkohësisht komshija e familjes Balla në Durrës ka reaguar lidhur ...
ELBASAN- Lidhur me zjarri që përfshiu fabrikën e plastikës në Elbasan, ka folur edhe Emirjon Sota, shef i shërbimit zj...
enver dhe esmerald balla DURRËS- Policia përmes një reagimi zyrtar ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në fshatin Sh&e...
pamje nga zjarri ELBASAN- Lidhur me zjarri që përfshiu fabrikën e plastikës në Elbasan, ka folur edhe një dës...