LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ REL: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”

Institucionet, familja, shkolla, shoqëria - të gjithë janë duke kërkuar masa të reja, nisma ligjore, rregulla e protokolle se si ta reduktojnë dhunën te të miturit.

23 Nëntor 2024, 13:26 Nga M.B
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ REL: Një rikujtim i
Protesta

TIRANA- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi opinionin në Shqipëri. Institucionet, familja, shkolla, shoqëria - të gjithë janë duke kërkuar masa të reja, nisma ligjore, rregulla e protokolle se si ta reduktojnë dhunën te të miturit. Reagimi apo mosreagimi i faktorëve dhe aktorëve të përfshirë në ngjarje janë tashmë pjesë e hetimeve.

Martini u vra nga sulmi me thikë nga një bashkëmoshatar, nxënës i së njëjtës shkollë në Tiranë. Ai u arrestua nga policia, ndërsa një tjetër nxënës ndodhet në spital, pas plagëve që mori si pasojë e sherrit. Pas vrasjes, autori i dyshuar publikoi në rrjetet sociale fotografi me dorën e plagosur dhe grushtin e ngritur, ndërsa më herët kishte publikuar edhe fotografi me thikë në dorë.

Rasti i Martinit është i treti i vrasjes së të miturve nga bashkëmoshatarët e tyre këtë vit në Shqipëri. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngjarja ka treguar se zinxhiri i sigurisë ka dështuar.

“Ka një zinxhir sigurie, pjesë e të cilit nuk është vetëm policia, por edhe oficeri i sigurisë, stafi pedagogjik, psikologët, sociologët, prindërit. Ngjarja ka treguar se ka një dështim në këtë zinxhir sigurie - besoj jo me dashje apo nga neglizhenca”, thotë Mullai.

Ai shton se vrasja e Martinit e bën domosdoshmëri rishikimin e Paketës së sigurisë në shkolla dhe marrjen e disa masave të tjera.

“Paketa e sigurisë në shkolla ishte gjë e mirë që u zbatua, ndoshta ka ardhur koha të rifreskohet. Paketa e sigurisë nuk ka dështuar, por duke parë mangësitë - nisur edhe nga rastet konkrete - ka nevojë të rishikohet, për të sjellë masa më të mira të sigurisë”, thotë Mullai.

Sipas Mullait, ngjarja është nën hetim dhe tani për tani nuk mund të thuhet nëse ka përgjegjësi mbi oficeren e sigurisë që nuk e ka referuar ngjarjen në polici.

“Mendoj se nuk është neglizhuar. I kanë marrë në pyetje disa herë, nxënësit janë pajtuar në prezencë të oficeres së sigurisë, psikologes, punonjëses sociale e drejtorisë së shkollës. Dhe, duke parë që të dy ishin nxënës të mirë në mësime dhe nuk kanë shfaqur probleme, kanë menduar se është zgjidhur si problem”, thotë Mullai.

Ai, po ashtu, tregon se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, menjëherë pas ngjarjes, ka mbledhur ekspertët e policisë në një analizë të detajuar për ngjarjen dhe zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e sigurisë. Ai ka urdhëruar, gjithashtu, që videot që publikohen nga të rinjtë me armë apo duke bullizuar, të verifikohen dhe të merren masa të menjëhershme kundër tyre.

Sipas Mullait, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i është drejtuar Ministrisë së Arsimit me një ftesë për bashkëpunim në ngritjen e një tryeze teknike dhe më pas për një debat të gjerë publik, me qëllim rifreskimin e masave të sigurisë, të përcaktuara në Paketën e sigurisë në shkolla.

“Ende nuk e dimë nëse fëmija [autori] ka hyrë me thikë në shkollë... Nuk kalon lehtë si ngjarje. Po bëhet analizë e detajuar, pasi është urgjente, është në pyetje jeta e fëmijëve tanë. Është kambanë alarmi që duhet të na bëjë të reflektojmë të gjithëve”, thotë zëdhënësi i Policisë së Shtetit në Shqipëri.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj interesimit të REL-it në lidhje me trajtimin e kësaj ngjarjeje, masat që po diskutohen nga ky institucion pas vrasjes së Martinit dhe të dhënat që disponon për rastet e dhunës në shkolla. Më herët, ajo doli me një komunikatë, ku kërkonte zbardhjen e vrasjes së Martinit. Drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116”, që vepron prej 15 vjetësh në Shqipëri, thotë se çdo ditë marrin 150-200 telefonata për situata dhune fizike apo online nga fëmijët.

“Deri më sot në vitin 2024 kemi marrë 14 mijë telefonata”, thotë Belioza Çoku.

“Nga periudha 2018-2023 evidentohet qartë se ka rritje të madhe të raportimeve sa i përket dhunës online dhe offline. Kemi një shtatëfishim të raportimeve për dhunë. Fëmijët raportojnë mjedis më të pasigurt për dhunë fizike - familjen me 41%, komunitetin me 34% dhe më pas shkollën me 24%”, bën të ditur ajo.

Çoku, gjithashtu, tregon se grup-mosha e telefonuesve më të shpeshtë është 10-12 dhe 13-15 vjeç. Ajo që vërehet me shqetësim është edhe rritja e raportimeve që kanë të bëjnë me tendenca vetëvrasëse, për shkak të dhunës apo shtantazhit online, sipas saj.

“Rastet vlerësohen nga një grup ekspertësh dhe më pas i referojmë te juristët, psikologët, qendrat shëndetësore, në varësi të specifikës së tyre. Në rastet e dhunës online kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, i referojmë rastet kur përdoren pamje, imazhe të fëmijëve”, thotë Çoku, duke shtuar se “përgjegjësia është e të gjithëve”.

“Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndryshuar situatën”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Sociologia Marsi Simo thotë se arsyet e dhunës te të miturit janë komplekse.

“Janë faktorë shoqërorë, psikologjikë, ekonomikë... Familjet përballen me probleme të mëdha pamjaftueshmërie ekonomike, e përveç kësaj, të kohës cilësore që duhet ta kalojnë me fëmijët që kur janë shumë të vegjël”, thotë Simo.

Si faktor tjetër, ajo përmend edhe modelet e dhunshme që i marrin nga rrjetet sociale, si TikTok-u. Sipas Simos, ka po ashtu rritje të numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike në mesin e më të vegjëlve.

“Nëse vite më parë ky fenomen ndeshej te 18-vjeçarët, tani e gjejmë në mosha 12 apo 10 vjeç. Përdorimi i tyre rrit më shumë agresivitetin”, thotë Simo për Radion Evropa e Lirë.

Sociologia shton se fëmijëve u mungon mbështetja sociale dhe psikologjike. Familjet duan më të mirën, por nuk e dinë se ku të drejtohen, sipas saj.

“Më e keqja është se tani po normalizohet dhuna duke thënë: të miturit e sotëm janë të dhunshëm, nuk tolerojnë, nuk respektojnë, derisa shohim ngjarje të tilla të rënda si kjo e vrasjes së Martinit”, thotë Simo.

Ajo vëren se kjo situatë ka krijuar edhe probleme të shëndetit mendor te fëmijët. Pas vrasjes së Martinit, ajo që tronditi opinionin publik në Shqipëri ishte një fotografi e autorit të dyshuar të vrasjes, e publikuar në rrjete sociale, ku ai shfaqej me plagë në njërën dorë dhe me grushtin lart.

“Fakti që pasi një i mitur kryen një veprim devijant dhe nuk shfaq pendesë, bën të kuptojmë që duhet t’i analizojmë më shumë elementet e shëndetit mendor. Sepse, një mendje e shëndoshë pranon atë që ka ndodhur, kërkon falje, merr parasysh pasojat”, thotë Simo.

Disa ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Qeveria e Shqipërisë nxori në diskutim dy propozime që synojnë ta frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër.

“Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave - kur, në fakt, nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët - apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe të Snapchat-it në Shqipëri”, tha Rama.

Prindër dhe nxënës protestuan këtë javë, duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, marrjen e disa masave për të reduktuar dhunën te të miturit dhe buxhet më të lartë për arsimin, plotësimin e shkollave me psikologë dhe qëndrimin e nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00, duke u ofruar program, ushqim dhe mundësi për t’i bërë detyrat./ REL

martin cani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet