Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Votimi pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat në garë e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri të kufizuara, pa vërtetuar CV-në e tij.
TIRANA- Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar sot për drejtor të Përgjithshëm në fazën e parë pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat dhe duke mos respektuar fshehtësinë e votës. Nga ky votim kanë dalë në balotazh kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo me nga 7 vota pro secili.
Votimi pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat në garë e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri të kufizuara, pa vërtetuar CV-në e tij. Mësohet se Kryetari i Këshillit dhe vetë anëtarët kanë lejuar të votojë dhe një anëtar që gjendet jashtë shtetit, konkretisht në Vietnam. Kështu, vendosja në pikëpyetje e votës së fshehtë e bën procesin të pavlefshëm.
Bazuar në Statutin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, në Kreun III ku flitet për strukturën e RTSH-së, organet e saj drejtuese dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, në nenin 11, pika 2 thuhet se me mbarimin e afatit të aplikimit, Këshilli Drejtues bën vlerësimin e kandidaturave të paraqitura në mbështetje të dokumentacionit të dorëzuar, verifikon dhe saktëson vërtetësinë e tyre dhe, me votim të fshehtë, vendos përfshirjen e tyre në konkurrim, duke i renditur sipas rendit alfabetik të mbiemrit.
Në pikën 3 të nenit 11 thuhet se kandidatët që plotësojnë kriteret ftohen të paraqesin platformat e tyre para Këshillit Drejtues jo më vonë se 5 ditë nga data e përfundimit të afatit të aplikimit. Kandidatët kanë në dispozicion 15 minuta kohë për të paraqitur platformën e tyre dhe 15 minuta kohë për pyetje. Kjo pikë bie, pasi votimi është bërë pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat në garë.
Në pikën 4 të këtij neni thuhet se më tej votohet për listën e pranuar, sipas procedurës së përcaktuar nga Këshilli Drejtues, ku secili anëtar ka të drejtën e një vote. Kandidatura që në votimin e parë siguron tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të KDRTSH-së zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët që morën numrin e barabartë të votave, Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Sa u takon kandidatëve të tjerë dhe votave përkatëse pro dhe kundër ata u renditën si mëposhtë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së në fazën I:
Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Një votë e pavlefshme.
Tirana TIRANË - Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjo...
Foto ilustruese KOSOVA- Distancim nga deklaratat apo qëndrimet e individëve në njërën anë; mbështetje për student&e...
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli ATHINË- Personat në foto janë Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli të cilët janë arrestuar nga policia...
RTSH TIRANA- Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar për drejtor të Përgjithshëm në fazën e parë pa di...
Irakli Davella ATHINË- Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç janë dy shiptarët e arrestuar për vra...
QSUT TIRANË - Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, ka folur ditën e sotme n&eum...
KLP TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi të hënën më 27 janar nënkryetarin e ri, përmes nj...
Foto ilustruese KOSOVA- Drita, 60 vjeçe nga rajoni i Podujevës, ka duruar gati katër dekada dhunë - nga tri familje të ndryshme,...
Nëna e të miturit DEVOLL - Nëna e 15-vjeçarit nga fshati Poloskë i Devollit i cili dyshohet se është ngacmuar seksuali...
Osman Stafa TIRANË- Gazetari Osman Stafa, ka folur për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, ku familjarët pretendojnë se vog&...