Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit. Gjatë kontrolleve u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion.
SARANDË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me vjedhjen e dy mjeteve lundruese në ishullin e Korfuzit. Policia bën me dije se vjedhja e një gomoneje dhe një slafi është regjistruar mbrëmjen e 28 qershorit.
Pas vjedhjes 4 autorët i kanë trafikuar mjetet në Shqipëri. Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit. Gjatë kontrolleve u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion.
Mjeti u sekuestrua së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës. Vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, si rezultat i të cilit:
U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. U shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.
Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës.
Vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Zjarri DURRËS- Një zjarr ka përfshirë pasditen e djeshme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës. Në lidh...
Foto SARANDË- Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion për identifikimin dhe gjetjen e një skafi të vjedhur në brig...
Arta Hajzeraj GJERMANI- Ambasada e Kosovës në Gjermani për mes një postimi në "Facebook" ka njoftuar zhdukjen e 13-vjeçares...
Foto TIRANË- Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të pun&e...
Foto TIRANË- Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pa...
Foto ilustruese BULQIZA- Një vatër zjarri është regjistruar sot në zonën e Malit me Gropa, në fshatin Bize të ...
Foto ilustruese RRUGA E ARBRIT- Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang v...
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident ka ndodhur sot më qytetin e Durrësit nga ku mësohet se një i ri që lëvizt...
Foto ilustruese LEZHA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë nga ku mësohet se rreth orës 19:45, në lagjen &...