LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri

Në “Kishën e Shna Ndout” në Kepin e Rodonit restaurimi i disa pikturave murale solli kohët e fundit të dhëna të reja. Portrete dhe figura shenjtorësh kanë dalë në dritë pas heqjes së llaçit dhe gëlqeres gjatë konservimit të veprave të artit.

30 Nëntor 2024, 20:54 Nga I.A

VOA: Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në

TIRANË- Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte kulti në Shqipëri gjatë punimeve konservuese në monumente. Specialistët e restaurimeve thonë se zbulimet kanë rëndësi për periudha të ndryshme historike, por edhe për të nxitur turizmin kulturor. Shumë objekte kulti në Shqipëri ruajnë ende gjurmët e mëdha të dëmtimeve gjatë regjimit komunist dhe kanë nevoja për ndërhyrje për të shpëtuar nga shkatërrimi.

Në “Kishën e Shna Ndout” në Kepin e Rodonit restaurimi i disa pikturave murale solli kohët e fundit të dhëna të reja. Portrete dhe figura shenjtorësh kanë dalë në dritë pas heqjes së llaçit dhe gëlqeres gjatë konservimit të veprave të artit. Këto konservime pasuan restaurimin që iu bë kishës pas dëmtimeve të tërmetit të vitit 2019.

“Fragmenti i zbuluar në apsidën e Kishës paraqet një skenë ku shfaqet froni i Krishtit dhe figura e Johan Pagëzorit”, thotë specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Gentian Vokopola .

“Në kishën e Kepit të Rodonit jnë zbuluar disa fragmente të pikturës murale, portrete, pjesë nga “Skena Deissis” në apsidë, por edhe fragmente të tjera me motive bimore dhe me simbolikë tjetër si mund të përmendim “Nyjen e Solomonit” që është evidentuar, apo disa pikturime të kryqeve ortodokse”, tregon ai.

Në këtë kishë është zbuluar disa vite më parë edhe një pikturë murale që paraqet shqiponjën me dy kokë, e cila është edhe simboli i flamurit të Skënderbeut. Zoti Vokopola thotë se këtë vit është evidentuar më qartë e gjithë kjo hapësirë e pikturës muarale.

“Shqiponja, e cila ka origjinën e saj nga bizanti, është përdorur pastaj edhe në flamurin e Kastriotëve nga Skënderbeu. Piktura është e natyrës heraldike, është emblema e tyre, e pikturuar në faqet e apsidës. Gjatë shekullit të XV kisha është rindërtuar nga Skënderbeu dhe natyrisht është ridekoruar. Punimet në këtë pjesë konsistuan në vijimin e pastrimit me evdientimin këtyre figurave:është një shqiponjë, shqiponja e Kastriotëve, një figurë kalorësi dhe një grup shpendësh shtegëtarë krilla apo çafka”, tregon ai.

“Krahas kishës së Kepit të Rodonit ndërhyrjet restauruese u kryen kohët e fundit edhe në Manastirin e Mesopotamit, në jug të Shqipërisë, dhe në kishën e Manastirit të Rubikut, në veri të vendit, të cilat sollën fragmente të reja murale”, thotë zoti Vokopola.

Ndërhyrjet në këto piktura murale janë të rëndësishme, thotë më tej specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore edhe për të nxitur turizmin .

“Në Kishën e Shëlbuemit” në Rubik janë zbuluar dy fragmente murale në disa metër katrorë, në bërthamën e vjetër të kishës në faqen jugore dhe veriore ku kemi dekoracione murale në forma gjeometrike dhe floreale”, tregon ai.

Ndërkohë, Kisha e Kepit të Rodonit është një nga më të veçantat në Shqipëri, që i përket shekullit të XIII-XIV, dhe mbetet nga më të vizituarat si nga turistë vendas dhe të huaj.

Shumë objekte kulti u shkatërruan dhe të tjera u dëmtuan rëndë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Genti Vokopola, prej 27 vitesh kryen herë pas here ndërhyrje restauruese në veprat e artit në këto objekte. Ai përmend disa prej rasteve ku janë evidentuar piktura të reja murale.

“Rastet e pikturave të reja murale të mbuluara nga gëlqerja dhe llaçi në periudhat e mëparshme janë të shumta. Në Kishën e “Shën Apostujve” në Hoshtevë në Gjirokastër, ku kanë dalë skena nga Apokalipsi në pjesën e narteksit, në Kishëne Shën Mërisë në Labovë të Kryqit në Gjirokastër ku kanë dalë figura murale, në Kishën e Shën Kollit në Mesopotam muajt e fundit janë zbuluar disa figura murale, në Xhaminë e Qafës së Pazarit në Gjirokastër janë zbuluar shumë piktura murale, apo në banesën “Belaj” në Gjirokastër dhe në vetë Pazarin e Gjirokastrës”.

Zoti Vokopola thotë se ndërhyrjet në pikturat murale të objekteve të kultit duhet të vijojnë në Shqipëri. Vitin e ardhshëm parashikohen, sipas tij, programe të reja.

“Janë parashikuar ndërhyrje me fonde të Ambasadës Amerikane në “Teqen e Dollmës” në Kalanë e Krujës apo dhe nga buxheti i shtetit në “Kishën e Shën Sotirit” (Kërçisht) të Peshkopisë.

Ndërhyrjet në “Kishën e Shna Ndout “ në Kepin Rodonit dhe në “Kishën e Manastirit të Rubikut” u mbështetën financiarisht nga Bashkimi Europian përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Projekteve, UNOPS./VOA

kisha e shna ndout

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet