LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Votimi i shqiptarëve nga jashtë, një sfidë politike dhe teknike

Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, thotë që, për suksesin e këtij procesi, nevojiten mirëkuptim i gjerë mes partive politike dhe afro 18 muaj kohë për ndryshimet ligjore.

24 Maj 2022, 19:40 Nga DOSJA
VOA: Votimi i shqiptarëve nga jashtë, një sfidë politike dhe
mbledhja

TIRANË- Shqipëria pritet të nisë përgatitjet për të siguruar votimin e shtetasve që banojnë jashtë vendit. OSBE e cilësoi realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të shqiptarëve si një çështje urgjente, sa kohë që një e treta popullsisë së Shqipërisë banon jashtë vendit.

Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, thotë që, për suksesin e këtij procesi, nevojiten mirëkuptim i gjerë mes partive politike dhe afro 18 muaj kohë për ndryshimet ligjore.

Për të realizuar votimin e shqiptarëve që banojnë jashtë vendit, partitë dhe institucionet kanë përpara një seri sfidash politike dhe teknike.

Pas një mirëkuptimi të gjerë shumëpartiak, duhen miratuar një seri ndryshimesh ligjore dhe rregulloresh për të arritur teknikisht besueshmërinë e një votimi të rregullt.

Në një konferencë të përbashkët me KQZ-në, kryetari i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo del Monaco, thotë se votimi nga jashtë vendit është është një çështje urgjente dhe një e drejtë kushtetuese dhe se shqiptarët meritojnë të zgjedhin dhe të përfaqësohen në jetën jetën politike të vendit të tyre, pavarësisht se ku jetojnë.

“Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 1/3 e popullsisë së Shqipërisë banon jashtë, nga të cilët më shumë se 1,3 milionë kanë të drejtën për të votuar. Kjo është një pjesë e madhe të popullatës, e cila ka dhënë kontribut për zhvillimin dhe mirëqenien ekonomike e kulturore të vendit dhe që do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë” - tha ambasadori Del Monaco.

Diaspora shihet shpesh si një ndihmë për të tërhequr investime, për të sjellë në Shqipëri paratë e remitancave në familje dhe për të dituritë në Shqipëri, por ajo ende nuk ka me Atdheun lidhje të forta politike dhe qytetare me atdheun, derisa ende nuk i mundësohet që të votojë nga jashtë për të zgjedhur deputetë.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se votimi nga jashtë është një e drejtë kushtetuese për një numër të madh shqiptarësh, që jetojnë në shtete të tjerë.

“Ne nxitim punën serioze të insitucioneve të paanshme për t’u siguruar që në zgjedhjet e ardhshme do të plotësohen standartet më të larta dhe detyrimet e kërkuara nga Kushtetuta.

SHBA do të vazhdojnë mbështesin fort reformat, që janë të nevojshme për të fuqizuar institucionet shqiptare, të tilla si reforma zgjedhore dhe reforma gjyqësore. SHBA do të mbështesin procese zgjedhore, që do ta ndihmojnë shqipërinë të integrohet plotësisht në familjen europiane, ku i takon” - tha ambasadorja Kim.

Kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, thotë se mosbesimi i madh që kanë forcat politike ndaj njëra tjetrës për zgjedhjet brenda Shqipërisë bëri që ato të mos punojnë për votimin nga jashtë.

Ky proces, sipas tij, ka nevojë për një mirëkuptim të plotë mes palëve, dhe pritet të zgjasë deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm, sepse duhet të hartohen amendamente dhe rregullore sa një Kod i ri zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë.

“Në pikëpamjen time, votimi nga jashtë, veçanërisht në herën e parë të tij, ka si kusht të domosdoshëm pasjen e një konsensusi sa më të gjerë politik, thuajse të plotë, mbi çdo aspekt përgatitor dhe realizues të këtij procesi” - thotë zoti Celibashi.

Partitë shqiptare janë të njohura për humbjen e kohës me reformat zgjedhore dhe zvarritjen e marrëveshjeve deri në kufijtë e afateve.

Shqipëria është vendi me një nga diasporat më të mëdha në botë. Më shumë se një e treta e shtetasve të saj jetojnë në mënyrë të përhershme jashtë vendit. Por edhe pse e kanë emrin në Regjistrin e Zgjedhësve, e vetmja mënyrë që të votojnë, është që të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Sipas një Anketimi të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, publikuar në fillim të këtij muaji, shumica e qytetarëve dëshirojnë që kjo e drejtë e diasporës të bëhet realitet dhe ata ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje.

Ekspertët besojnë se votuesit nga diaspora nuk bien nën presionet e partive politike si ata brenda vendit, se mund të ndikojnë fuqishëm me votën e tyre mbi sistemin politik aktual të vendit, ndaj edhe partitë nuk kanë nxituar këto 30 vjet pluralizëm politik, që t’ua sigurojnë atyre këtë të drejtë kushtetuese.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet