24 Maj 2022, 17:51
Nga DOSJA
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka diskutuar lidhur me çështjen “Toyota Yaris”, duke zbuluar se ka 2 persona të tjerë me shtetësi shqiptare. Ndër të tjera gjatë intervistës së tij për “AbcNews”, Artan Hoxha u shpreh se kjo çështje nuk është hetuar si duhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri.
Gazetari zbuloi në studion e Abc se lidhur me çështjen “Toyota Yaris” janë arrestuar 2 persona, me shtetësi shqiptare. Por ata nuk janë arrestuar në Begjikë, njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e Zi. Më pas, janë ekstraduar në Belgjikë.
“Në Belgjikë ndodhen të arrestuar 2 shtetas shqiptarë që nuk janë arrestuar në Shqipëri. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe njëri në Malin e zi dhe janë ekstraduar. Ata kanë qenë pjesë e kësaj transfertë të madhe parash e cila dyshohet se vjen nga aktivitetet kriminale. Autoritetet belge nuk po hetojnë thjesht kush po i transportonte, ku janë marrë këto para, a është përdorur territori i Belgjikës, këto para që u kapën në Shqipëri a janë përfituar në Belgjikë?,”-tha Artan Hoxha.
Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm i grupeve kriminale në Belgjikë. Lidhur me këtë çështje po zhvillohen hetime edhe në Belgjikë. Hoxha paralajmëroi se prokurorët belgë do ta vizitojnë më shpesh Shqipërinë lidhur me hetimet mbi këtë çështje.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
24 Maj 2022, 17:48
Andri Dhima
TIRANË- Andri Dhima është liruar nga qelia ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarand&e...
Aktualitet
24 Maj 2022, 17:40
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me deponimin që ka bërë n...
Aktualitet
24 Maj 2022, 17:25
Momenti i vrasjes
TIRANË- Del pamje nga momenti kur efektivi i Policisë së Shtetit, Ludjan Zaimi ka qëlluar me armën e shërb...
Aktualitet
24 Maj 2022, 17:21
Henrik Hoxha, Nuredin Dumani dhe Artan Hoxha
TIRANË- Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, kan&...
Aktualitet
24 Maj 2022, 17:20
Gjykata e Lezhës
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 vëllezërit Frroku, në lidhje me tjetërsimin ...
Aktualitet
24 Maj 2022, 17:13
Jeton Memia
BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që përdorte emigrantë shqiptar&e...
Aktualitet
24 Maj 2022, 16:39
TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokuror...
Aktualitet
24 Maj 2022, 16:02
Artan Hoxha dhe Laert Haxhiu
TIRANË- Laert Haxhiu një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare, mendohet se ësht...
Aktualitet
24 Maj 2022, 15:26
Pamje nga aksidenti
GREQI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar në ishullin Santorini t&...
Aktualitet
24 Maj 2022, 15:19
Policia
VLORË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet si autori i disa vjedhjeve të ndodhura...