LIVE UPDATES
Aktualitet

“Toyota Yaris”/ Emra politikanësh në qershor? Artan Hoxha: Patjetër! Belgët kanë mësuar shqip

Artan Hoxha ka shtuar se hetuesit kanë zbardhur edhe deklarata të ndryshme të bërë në ABC apo televizione të tjera të ndryshme.

24 Maj 2022, 17:40 Nga DOSJA

 

“Toyota Yaris”/ Emra politikanësh në qershor? Artan Hoxha:
Artan Hoxha

 

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje të tjera lidhur me deponimin që ka bërë në Belgjikë lidhur me dosjen “Toyota Auris”. I ftuar në emisionin “ABC Live”, Artan Hoxha tha se ka treguar detaje lidhur me hetimet në Belgjikë, duke theksuar se ndryshe nga sa ka bërë Shqipëria. Hoxha ka shtuar se hetuesit kanë zbardhur edhe deklarata të ndryshme të bërë në ABC apo televizione të tjera të ndryshme.

“Kanë marrë informacione edhe nga mediat. Edhe nga televizioni jonë edhe nga televizionet e tjera. Madje edhe nga portalet kanë marrë se çfarë është folur. Nuk e dija që jemi kaq të rëndësishëm për ta. Unë u thash që personat që keni hetuar ju janë persona që kanë bërë transportin por jo ata që kanë trafikuar. Reagimi I belgëve është se si është e mundur që persona të arrestuar në Belgjikë kanë pajtuar studio ligjore shumë të mira më të mirat. Nuk është kaq e thjeshtë sa e shohim në  Shqipëri,”- tha Hoxha.

Fillimisht u pretendua se një biznesmen gjerman ka ardhur në Shqipëri në mars të vitit 2019 dhe ka kërkuar në Prokurori të marrë mbrapsht paratë duke pretenduar se janë të tij. Por sipas Artan Hoxhës,  ai nuk ka mbërritur kurrë në vendin tonë. Ndërkohë që shtoi se me shumë gjasa në dosje do ketë elementë të politikës shqiptare në hetimet belge.

“Shtetasi gjerman nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri. Është fabul sa për të lejuar kthimin e parave mbrapsht. Deri këtu ka shkuar hetimi. Kemi deklarata në mediat tona të zbardhura të gjitha. Kishte oficer federal që flisnin shqip. Kishin marrë përkthyes por duhet të kuptonin shqip. Ata flisnin shqip. Dhe kanë hetuar në Durrës, Elbasan apo Shkodër. Dhe e kanë kuptuar se nuk gjejnë dot pa ardhur këtu për të hetuar dhe këtë gjë po e bëjnë. Një deklaratë që është bërë nga një politikan është zbardhur dhe kanë nisur hetimet se si ai e ka mësuar. Pra duan të shkojnë tek burimi. Do i kemi më shpesh belgët këtu. Shqiptarët kanë filluar të bëjnë vrasje në nivele të larta në Belgjikë. Në struktura kriminale. Është e qartë për ta se duhet të vijnë këtu dhe të krijojnë baza informacioni. Është një prokuror shumë i njohur atje. Pa diskutim që do dalin element të politikës shqiptare. Për disa detaje. Po jap një element. Mendonin se me këto para ishin sponsorizuar fushata politike dhe politikanë të veçante. Nëpërmjet këtyre sponsorizimeve,  këto personazhe nga bota e krimit kanë përfituar paprekshmëri dhe imunitet. Hetimi të dështojë ndaj tyre. Shumë prova të prishen. Të mos ketë hetim shterrues. Dhe kjo mund të veçohet nëse gjejnë element për të vijuar më tej,”-shtoi ndër të tjera në fjalën e tij Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet