Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e numrit të shkeljeve dhe abuzimeve në hapësirën digjitale në vendin tonë, ku pjesa më e madhe e tyre bëhën në rrjetin social të Tik Tok.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi të hënën në profilin e tij zyrtar në Facebook detajet e takimit me një prej përfaqësueve të rrjetit socil Tik Tok në Europë, Jakub Olek, takim i cili shërbeu për ndërmarrjen e hapave informues dhe parandalues mbi rastet e abuzimeve që ndodhin në këtë rrjet social.
“Prita në një takim Jakub Olek, drejtor i Tik Tok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qëndrore dhe Lindore, të cilit i shpreha shqetësimet tona mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online”, shkroi Ministri i Brendshëm Balla në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shtoi se kërkoi informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënavë të përdoruesve të TikTok.
Gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e numrit të shkeljeve dhe abuzimeve në hapësirën digjitale në vendin tonë, ku pjesa më e madhe e tyre bëhën në rrjetin social të Tik Tok. Balla njoftoi se i kishte kërkuar kompanisë Tik Tok vendosjen e një kontakti të përhershëm më Policinë e Shtetit, si edhe përgjigjen ndaj rasteve të denoncuara prej policisë.
Ministri i Brendshëm e cilësoi si urgjente vëmendjen e shtuar sa i përket kontrollit të postimeve në gjuhën shqipe, pamundësimit të përdorimit të këtij rrjeti për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme, si edhe kontrollit dhe monitorimit prindëror mbi kohën e shpenzuar nga fëmijët në këtë rrjet.
“Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra edhe nga Bashkimi Evropian, siç janë Akti i Shërbimeve Digjitale, Akti i Tregjeve Digjitale”, shtoi Balla, duke cilësuar si qëllim krijimin e një hapësire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve janë të mbrojtura dhe të përcaktuara qartë.
Marrë nga Reporter.al
Foto Ilustrim BURREL- Një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar 4 këmbësorë dhe u largua menjëher&e...
muharem koroveshi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest në burg" për 35-vjeçarin, Muharem Koroveshi, i cili ...
Foto Ilustruese TIRANË- Në disa vrasje të ndodhura në qytet, zhurma e armës nuk është dëgjuar dhe viktima ësht...
Foto nga celularët e sekuestruar KORÇË- 5 persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi u kapën në ...
foto nga operacioni SPANJË- Agjentët e Gardës Civile, kanë zhvilluar një operacion policor të koduar "Lomas", në kuad&eu...
Foto ilustruese MAT- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Burrel ku mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur ko...
Foto ilustruese TIRANA- Siguria kibernetike është bërë kryefjalë e viteve të fundit, pas sulmeve të shumta mbi platforma...
foto nga ekstradimi TIRANË- Janë finalizuar procedurat e esktradimit për pesë shqiptarë të dënuar për vepra të...
policia e tiranes TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale....
Foto ilustruese GJIROKASTRA- Një 72-vjeçare dhe një 42-vjeçare janë proceduar në gjendje të lirë në G...