LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Rrjetet shqiptare të drogës aktivitet të zgjeruar në Greqi dhe Itali, ja rrugët që ndjekin

Nga statistikat, 1228 shtetas shqiptarë u arrestuan duke u renditur të tretët pas shtetasve grekë dhe libanezë. Policia greke goditi gjatë vitit 2021 rreth 133 organizata shqiptare për narkotikë.

26 Korrik 2022, 19:40 Nga k.m.
VOA: Rrjetet shqiptare të drogës aktivitet të zgjeruar në
Foto ilustruese

Raportet vjetore për vitin 2021, të publikuar së fundi nga policia e anti-drogës greke dhe italiane flasin për një aktivitet të zgjeruar në fushën e drogës të rrjeteve shqiptare në dy vendet fqinje. Sipas raportit vjetor të antidrogës greke, shifrat e shtetasve shqiptarë të arrestuar, si të përfshirë në aktivitete të drogës në Greqi mbeten të larta në vitin 2021.

Nga statistikat, 1228 shtetas shqiptarë u arrestuan duke u renditur të tretët pas shtetasve grekë dhe libanezë. Policia greke goditi gjatë vitit 2021 rreth 133 organizata shqiptare për narkotikë.

Rrjetet
Rrjetet

Megjithëse gjatë vitit 2021 në kufirin shqiptaro grek ishin në fuqi masat kufizuese për pandeminë e koronavirusit trafikantët shqiptarë arritën të transportonin drejt Greqisë rreth 2,4 tonë kanabis të papërpunuar ose 40.84% të kanabisit të papërpunuar, të bllokuar në gjithë territorin e vendit.

Antidroga greke thotë se edhe sasi të tjera kanabisi me origjinë të panjohur dyshohet se ishin me prejardhje nga Shqipëria, pasi sekuestrimi është bërë në zona pranë kufirit greko-shqiptar.

Rrjetet 1
Rrjetet 1

Policia greke arrestoi gjatë vitit 2021 për transport kanabisi të papërpunuar 738 shtetas shqiptarë nga 806 që ishin arrestuar në 2020. Sasitë e mëdha të kanabisit sipas policisë greke u transportuan përmes kalimeve të paruajtura nga policia në kufijtë veriorë grekë me Shqipërinë.

"Anëtarë të grupeve kriminale transportuan në këmbë ose me çanta udhëtimi të ngarkuara në kafshë pako kanabis të papërpunuar, nëpër zona të pyllëzuara, të vështira dhe të shkreta të kufirit, kryesisht me Shqipërinë”, thuhet në raportin vjetor të antidrogës greke.

Një mënyrë tjetër e transportit, janë automjetet e përshtatura për transport që zakonisht futen në territorin e Greqisë nga Shqipëria, më rrallë nga kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në disa raste automjetet ku u gjet droga ishin marrë me qira ose të vjedhura. Një rrugë e tretë sipas antidrogës greke ishte fshehja e sasive në zonën e ngarkesave në portet detare, në kabinën e shoferit dhe në hapësira të konfiguruara posaçërisht. Automjetet me origjinë nga Shqipëria, Spanja dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kishin si destinacion Greqinë për të udhëtuar përmes porteve të Patrës dhe Igumenicës.

Antidroga identifikoi si një rrugë tjetër edhe transportin e drogës me motoçikleta që hynë nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me destinacion Greqinë.

Policia greke flet në raportin vjetor për drogën edhe për organizata shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës, të cilat siç vlerësohet në raport janë shumë të organizuara, të strukturuara në mënyrë hierarkike, me role dhe nivele të mirëpërcaktuara rreth udhëheqjes së tyre.

Është konstatuar, thotë raporti i antidrogës greke për vitin 2021 se organizatat ballkanike, kryesisht shqipfolëse, priren të dominojnë zinxhirin e shpërndarjes së kokainës në Evropë, duke pasur lidhje të drejtpërdrejta me organizatat e trafikimit në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Për të arritur qëllimet e tyre, organizatat kanë përfshirë sistematikisht kompanitë kryesore të transportit të mallrave dhe kanë shfrytëzuar rrugët transatlantike, me aksesin e tyre në porte të ndryshme evropiane. Antidroga greke vlerëson se lulëzimi i tregut të kokainës ka çuar në një rritje të numrit të vrasjeve, zjarrvënieve, rrëmbimeve, torturave dhe frikësimeve në lidhje me tregtinë e saj. Raporti vjetor i antidrogës greke përfshin një nga raste e sekuestrimit më të madh të sasive të kokainës në Janar të viti 2021 ku në bashkëpunim me zyrën e DEA-s të Ambasadës Amerikane në Athinë u arrestuan 1 shtetas grek, 1 shtetas shqiptar dhe 1 shtetas kroat dhe u sekuestruan 324 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit, sipas antidrogës greke i përkisnin një organizate kriminale ndërkombëtare, e specializuar në marrjen, menaxhimin dhe trafikimin e sasive të kokainës në territorin grek.

Itali, organizatat shqiptare veçanërisht aktive në trafikun e kokainës

Raporti vjetor i antidrogës italiane vlerëson se në vitin 2021 shtetasit shqiptarë ishin të dytët pas marokenëve për krime të lidhura me narkotikët në Itali. Sipas raportit në Itali ishin 9232 persona të huaj të denoncuar për narkotikë nga të cilët 6223 të arrestuar dhe mes të cilëve 1581 shtetas shqiptarë të denoncuar për vepra penale në fushën e drogës.

Rrjetet 2
Rrjetet 2

Vetëm në trafikun e Kokainës, sipas të dhënave të antidrogës italiane gjatë vitit 2021 u akuzuan si të përfshirë 1.113 shtetas shqiptarë

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se organizatat shqiptare janë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit italian dhe konsiderohen ndër organizatat më komplekse.

“Afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar ndër vite zhvillimin e kanaleve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale pulieze dhe shqiptare”, thuhet në raport.

Rrjetet 3
Rrjetet 3

“Në trafikun e drogës, organizatat shqiptare janë në gjendje të lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine nëpër vendet evropiane, veçanërisht në Holandë, shpesh duke u përshirë në biznes, si ndërmjetës të besueshëm, me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë ose me shtojca të tjera kriminale,” vlerëson raporti.

Për sa i përket pjesëmarrjes në trafikun e paligjshëm të drogës, kombësitë me numrin më të madh të të huajve të përfshirë janë marokene, shqiptare, tuniziane, nigeriane, gambiane, rumune dhe senegaleze .

Zhvendosja territoriale e subjekteve shqiptare të raportuara duket të jetë më heterogjene se ajo e grupeve kriminale marokene, megjithëse edhe në këtë rast, Italia Veriore regjistron më shumë se 50% të përhapjes së rrjeteve kriminale të narkotikëve, thuhet në raport.

Rrjetet 4
Rrjetet 4

Gjatë periudhës në shqyrtim, raporti i antidrogës italiane regjistron disa tendenca lidhur me kriminalitetin shqiptar si prirjen e fortë rënëse duke filluar nga viti 2017 për përfshirjen në marijuanën, rritjen e fortë që nga viti 2019 të përfshirjes për kokainën, e cila në dy vitet e fundit ka shënuar rritje prej 77,06% dhe një rënie e ndjeshme e përfshirjes për heroinën -68,68% në dy vitet e fundit./VOA/

voa trafiku i droges


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet