LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Monumentet e trashëgimisë kulturore në Shkodër vazhdojnë të dëmtohen

E ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, Kulla e Inglizit, “Monument kulture” i kategorisë së parë, paraqet një nga vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore, pjesë e identitetit kulturor dhe historik të një qyteti si Shkodra. Gjatë viteve të diktaturës u shndërrua në Muzeun Historik të Shkodrës ndërsa, pas vitit 1991, iu kthye pronarëve të ligjshëm duke ruajtur statusin e Monumentit të Kulturës.

25 Mars 2024, 19:19 Nga S.N
VOA: Monumentet e trashëgimisë kulturore në Shkodër
Foto Ilustrim

SHKODËR- Pjesa më e madhe e zonave të banuara në Shqipëri vazhdojnë të ruajnë dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike, që vitet e fundit janë bërë pjesë e rëndësishme e turizmit kulturor. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në një qytet si Shkodra, një pjesë prej tyre janë shkatërruar ndër vite, ose vazhdojnë të dëmtohen për shkak të mungesës së interesimit nga stukturat përgjegjëse dhe problemeve të pronësisë.

E ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, Kulla e Inglizit, “Monument kulture” i kategorisë së parë, paraqet një nga vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore, pjesë e identitetit kulturor dhe historik të një qyteti si Shkodra. Gjatë viteve të diktaturës u shndërrua në Muzeun Historik të Shkodrës ndërsa, pas vitit 1991, iu kthye pronarëve të ligjshëm duke ruajtur statusin e Monumentit të Kulturës.

Dy nga 28 bashkëpronarët, Adnan Ulqinaku dhe Abdullah Çoba, tregojnë se si përgjatë 30 viteve të fundit ky monument i rëndësishëm i kulturës vazhdoi të dëmtohet para syve të institucioneve përgjegjëse. Adnani thotë se nuk pati ndërhyrje nga shteti dhe degradoi deri në këtë masë.

“Ishte viti 1997, më vonë 2013. Pra, ka pasur disa stade të dëmtimeve në masë të objektit. Sot ka mbërritë në këtë gjendje që po e shikoni. Këto janë shqetësimet, por shqetësime që nuk po gjejnë ilaçe. Se të kishte ndonjë ilaç, të kishte ndërhyrje nga organet kompetente, diçka do të bëhej”, thotë ai.

Duke pasur statusin “Monument Kulture”, thotë bashkëpronari tjetër Abdullah Çoba, nuk lejohen të ndërhyjnë në mirëmbajtjen dhe restaurimin. Ndaj, përgjatë viteve, i kanë drejtuar kërkesa të vazhdueshme institucioneve për shpëtimin e Kullës së Inglizit, por asgjë nuk ka ndryshuar.

“Indiferenca e pushtetarëve, si lokal ashtu edhe qendror. Ata vijnë herë pas here. Bëjnë investigimin mbi gjendjen e objektit, shikojnë cilat janë problemet, por mbetet aty dhe asgjë më tepër”, thotë ai.

Pas vitit 1991 u shkatërruan përfundimisht Shtëpia Muze e Luigj Gurakuqit dhe, po ashtu, edhe shtëpia e poetit Filip Shiroka. Ndërsa Shtëpia Muze e Migjenit u mbyll dhe ndërtesa i kaloi një komuniteti fetar. Një tjetër Monument Kulture, shtëpia e kryetarit të Lidhjes së Prizrenit, dega Shkodër, Daut Boriçit, pësoi dëmtime serioze derisa humbi statusin e Monumentit të Kulturës. Shkatërrimit nuk i ka shpëtuar as Kafja e Madhe, një tjetër dëshmi e identitetit të Shkodrës, ndërsa shtëpia e Pashko Vasës, tashmë mjaft e dëmtuar, është lënë në harresë. Në pllakën ku shkruhet

“ Banesa e Pashko Vasës Monument Kulture”, pronarja Rajmonda Vasa ka shtuar “Nuk Mbrohet nga shteti”. “Gjendja është katastrofë dhe kanë hequr dorë të gjithë. Kanë dhënë fonde përpara, por më shumë kanë vjedhur dhe unë nuk kam mundur që të ndaloj hajdutin shtet që vodhi në shtëpinë e Pashko Vasës. Kjo është kryesorja. Dhe më është lodhur shpirti dhe nuk kam forcë më. Le ta lënë të degradojë”.

Studiuesi Zamir Tafilica duke treguar se si po rrënohet shtëpia Monument Kulture e Hodo Sokolit, komandant i trupave të Lidhjes së Prizrenit, dega e Shkodrës, dhe e trashëgimtarit tjetër, muzikologut Ramadan Sokoli, thotë se indiferenca e institucioneve po shoqërohet me degradimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike të këtij qyteti.

“Në fillim të viteve ’90, kur ne pritnim një vëmendje të shtuar për këto ndërtime, jo vetëm për shtëpitë, por për të gjithë monumentet kulturore të qytetit të Shkodrës, përkundrazi pati një shkatërrim total të tyre. Një bastisje gati e plotë e tyre. Nuk funksionoshin as në aspektin ligjor, as institucionet. Kështu që degraduan njëra pas tjetrës shumë ndërtesa që kishin vlera të mëdha jo vetëm monumentale, por edhe historike”, thotë ai.

Megjithatë, sipas drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Besara Podgorica, pjesa më e madhe e këtyre objekteve vazhdojnë të jenë në listën e Monumenteve të Kulturës.

“Duke qenë se shumë objekte nuk ekzistojnë më, siç është shtëpia e Luigj Gurakuqit por që ende mban statusin e Monumentit të Kulturës, ende nuk ka një vendimmarrje nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore për heqjen e statusit të këtyre objekteve”, thotë ajo.

Periudha e tranzicionit ishte me mjaft sfida edhe për strukturat që merren me evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, sfida këto që, sipas Besara Podgoricës, lidhen kryesisht me problemet e pronësisë.

“Sfidat kryesore janë mungesa e statuseve juridike të pronave. Po kështu, në banesat që kanë më shumë se një pronar është shumë e vështirë lidhja e një marrëveshje dakortësie mes tyre në mënyrë që t’i jepet drita jeshile apo t’i hapet rruga investimeve të shtetit”.

Për vitin 2024 Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër pritet të ndërhyjë në 8 objekte; në Kukës, Lezhë dhe Shkodër, ku bie në sy edhe ndërhyrja në banesën e Pashko Vasës dhe atë të Filip Çekës.

Marrë nga VOA

shkoder monumente kulturore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës