Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjykata Kushtetuese thotë se, “me qëllim administrimin në gjykim të këtij raporti duke qenë se ka rëndësi për çështjen në shqyrtim , me vendimin e ndërmjetëm të 31 janarit të këtij viti ka vendosur riçeljen e seancës plenare dhe vijimin e zhvillimit të saj mbi bazë të dokumenteve”.
TIRANË-Gjykata Kushtetuese vendosi riçeljen e seancës plenare për Butrintin duke njoftuar se i ka kërkuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të vërë në dispozicion raportin përfundimtar të misionit të përbashkët të UNESCO-ICOMOS, të tetorit të vitit 2022.
Gjykata Kushtetuese thotë se, “me qëllim administrimin në gjykim të këtij raporti duke qenë se ka rëndësi për çështjen në shqyrtim , me vendimin e ndërmjetëm të 31 janarit të këtij viti ka vendosur riçeljen e seancës plenare dhe vijimin e zhvillimit të saj mbi bazë të dokumenteve”.
Gjykata Kushtetuese thotë se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pas kërkesës së saj për informacion ka konfirmuar se Raporti i UNESCO /ICOMOS i është dërguar këtij institucioni dhe është administruar prej tij. Avokati Agron Alibali, përfaqësues i grupit të deputetëve opozitarë që kanë ngritur çështjen, tha për Zërin e Amerikës se vendimi më i fundit për riçeljen e seancës plenare dhe kërkimi i raportit të organizmave të UNESCO-s është sa i mirëpritur aq edhe i pashembullt në praktikën e Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi i mbledhjes së gjyqtarëve demonstron në rastin konkret maturi, durim e mençuri, pavarësisht nga sjellja jotransparente e subjekteve të interesuara apo trysnia për ta ngutur Gjykatën në vendimmarrje”, tha zoti Alibali.
Zëri Amerikes ka mësuar se raporti përfundimtar mbi misionin e UNESCO / ICOMOS në Butrint në tetor të vitit 2022 nuk është publikuar në faqen zyrtare të UNESCO-s pasi pala shqiptare nuk dha autorizimin.
Më 27 janar të këtij viti ,Zëri i Amerikës i kërkoi Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Ministrisë së Kulturës dhe Misionit të Shqipërisë pranë UNESCO-s në Paris vënien në dispozicion të Raportit të misionit të UNESCO ICOMOS, për Butrintin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ende përgjigje.
Qeveria shqiptare vendosi që menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe AADF, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.
Ligji u miratua nga Kuvendi në maj të vitit 2022 dhe shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi përmes kësaj forme.
Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parku Kombëtar të Butrintit.
Foto ilustruese TIRANË-Është investiguar një kompani private që merret me mbetjet spitalore “Vale Ricyling” shpk. Sip...
Foto ilustruese TIRANË-Për rastin e bullizmit në shkollën “At Zef Pllumi” ka reaguar edhe Ministria e Arsimit. Në rea...
Fqinja KORÇË- Fqinja e 2 grave që u gjetën të vdekura në Korçë ka folur për mediat. Ajo thotë se her...
Foto ilustruese BULQIZË- Familjarët e të ndjerit Ylli Boba, elektriçistit 33-vjeçar nga Bulqiza që humbi jetën dit&...
Pamje nga banesa Korçë- Detaje të reja kanë dalër nga vdekje dy grave nënë e bijë në Korç&eum...
Viktima 54 vjeçare Korçë- Dy gratë të cilat u gjetën të pajeta ditën e sotme në lagjen 17 t&e...
Ornela Vangjeli KORÇË- Fotoja e mësipërme është e 54-vjeçarja që ka humbur jetën disa ditë m&eum...
foto ilustruese SHIJAK- Një 54 vjeçar me inicialet F.Ç është gjendur pa shenja jete rreth orës 16:10 në lagjen &ldqu...
Foto nga vendngjarja Durrës- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Durrësit. Një autobus i tra...
Foto ilustruese KORÇË-Eleni Vangjeli dhe dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, të gjetura të vdekura ditën e sotme n...