LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA/ Arsimi profesional dhe turizmi në Shqipëri, pedagogia: Është sfidë

Arsimi professional, ndonëse është vlerësuar me përparësi nga autoritetet, po njeh vit pas viti një rënie të numrit të nxënësve.

27 Maj 2023, 21:01 Nga I.A

VOA/ Arsimi profesional dhe turizmi në Shqipëri, pedagogia:

TIRANË- Sektori turistik në Shqipëri po njeh gjithnjë e më shumë nevojën për punonjës për shkak të ritmeve të larta të emigrimit të të rinjve, por edhe sfidave me kualifikimin e stafeve. Arsimi professional, ndonëse është vlerësuar me përparësi nga autoritetet, po njeh vit pas viti një rënie të numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin aktual mësimor në Shqipëri janë regjistruar në arsimin profesional rreth 2.200 nxënës më pak se dy vite më parë. Studiuesit vlerësojnë se vëmendja në turizëm duhet përqëndruar tek përgatitja e burimeve njerëzore, po aq sa edhe investimet që po kryhen.

Sektori turistik po zhvillohet në Shqipëri me ritme të shpejta falë prurjeve të rritura turistike dhe investimeve që tani prekin jo vetëm zonën bregdetare, por edhe zonat rurale.

“Perspektiva duket shumë e mirë, thotë për Zërin e Amerikës Daniela Qiqi , pedagoge e turizmit në Universitetin e Gjirokastrës. Por një nga sfidat kryesore që po kthehet në një plagë të fshehtë lidhet me të punësuarit në turizëm, thotë zonja Qiqi.

“Të punësuarit në turizmë” janë ajo plaga e fshehtë që shqetëson të gjitha bizneset, të vogla dhe të mesme që kanë aktivitet në sektorin turistik , na shqetëson edhe ne që përgatisim të punësuarit për këto biznese”.

Zonja Qiqi thotë më tej se situata aktuale lidhet me fokusimin kryesor tek investimet në turizëm dhe tek vëmendja e pakët tek burimet njerëzore.

“Kjo sfidë ka ardhur ndoshta nga fokusi që ka qenë deri tani nga të gjitha institucionet tek investimet në turizëm dhe tek infrastruktura e përshtatshme për zhvillimi e këtij sektori pa u kujdesur për pjesën e të punësuarve”.

Pedagogia e turizmit në Univeversitetin e Gjirokastrës thotë se sektori i turizmit është një sektor shërbimi dhe ka nevojë për kapacitete njërëzore.

Turizmi është më i ndjeshëm se sektorët e tjerë në lidhje me të punësuarit për shumë arsye. Është një sektor shërbimi dhe pjesa e zhvillimit të teknologjisë dhe përdormit të pajisjeve është më e kufizuar se në sipërmarrjet e tjera.”

Universiteti i Gjirokastërs hapi së fundi një program dyvjecar për asistent menaxher për shërbime turistike por mundësitë për shtimin e kualifikimeve janë të mëdha, thotë zonja Qiqi. Arsimi profesional në Shqipëri shërben si një bazë e mirë për sektorin turistik, por viti pas viti të dhënat zyrtare dëshmojnë për ulje të numrit të nxënësve.

Sipas Institutit të Statistikave në vitin shkollor 2020 - 2021 në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri u regjistruan 19.024, në vitin e kalaur 18.279 nxënës dhe në vitin aktual mësimor 16.813 nxënës.

Në shkollën e e Mesme Profesionale në Gjirokastër, drejtoresha e saj, Renata Puleri thotë se niveli. punësimit të të rinjve që përfundojnë këtë shkollë është mjaft i lartë krahasuar me të rinjtë që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm.

Të gjithë po e shohin se arsimi profesional është e ardhmja. Për të vetmet arsye se i përgatit dhe i aftëson nxënësit të kualfikuar për tregun e punës. Kjo shkollë ofrin ato drejtime që tregu i punës kërkon dhe përvoja ka treguar deri tani që nxënësit që përfunojë studimet në këtë shkollë punësohen më shifrën mbi 70%.

Arsimi Profesional ofrohet në Shqipëri në 35 shkolla profesionale por edhe në 10 qëndra të formimit profesional të cilat realizojnë kurse kualifikimi.

Në Drejtroinë Rajonale të Formimit Profesional në Gjirokastër specialistja Rudiana Hajredini thotë se rreth 600 kursantë marrin cdo vit kualfikime në disa drejtime ku sektori turizmit është më kryesori.

Pjesa më e madhe e kurseve, thotë zonja Hajredini, kryhet pranë bizneseve dhe kjo e lehtëson punësimin e mëtjeshëm.

“Ne akoma vazhdojmë dhe këmbëngulim tek këto kurse sepse ne e dimë Gjirokastra është qytet turistik dhe ka shumë kërkesa për punëtorë në këtë sektor. Turizmi nuk është vetëm tani por edhe gjatë stinës së dimrit. Pjesa më e madhe e kurseve bëhet pranë bizneseve sepse pjesa më e madhe është praktikë. Në përfundim të kurseve bizneset kërkojnë qe një pjesë të këtyre kursantëve t`i punësojnë pasi kanë hapësira për vende pune”.

Trajnimet profesionale në jo pak raste sipas studiuesve të sektorit turistik kanë pak ndikim në tregun e punës pasi të rinjtë e aftësuar largohen drejt vendeve europiane. Periudha më intensive e turizmit në Shqipëri vitet e shkuara ka qenë gjate verës, por kohët e fundit ka një shtrirje gjtihnjë e më të madhe gjithëvjetore të fomave të turizmit, të cilat kërkojnë burime njerëzore të qëndrueshme.

Marrë nga VOA

arsimi profesional turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet