LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Aksionet e kushtueshme të aeroportit të Vlorës shiten për një çmim minimal

Projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë, një strehë e rëndësishme për flamingot, pelikanët dhe qindra zogj shtegtarë. Por me një vendim të marrë në tetor 2022, qeveria i hoqi sipërfaqes së planifikuar të aeroportit statusin e mbrojtjes.

5 Mars 2023, 19:22 Nga DOSJA
VOA: Aksionet e kushtueshme të aeroportit të Vlorës shiten
Vlorë

VLORË- Aeroporti i Vlorës pranë lagunës së Nartës në Shqipëri është një nga projektet më të kushtueshme koncesionare të qeverisë shqiptare. Megjithatë, njëra nga kompanitë fituese të tenderit u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh – duke ngritur paralelisht me shqetësimet mjedisore, edhe pikëpyetje të reja për projektin.

Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, makineritë e rënda kanë avancuar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt koncesionar i qeverisë shqiptare që kundërshtohet nga organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare.

Projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë, një strehë e rëndësishme për flamingot, pelikanët dhe qindra zogj shtegtarë. Por me një vendim të marrë në tetor 2022, qeveria i hoqi sipërfaqes së planifikuar të aeroportit statusin e mbrojtjes.

Pas një beteje 5-vjeçare për anulimin e projektit, aktivistët mjedisorë besojnë se vendimet e qeverisë po shkaktojnë një dëm të pakthyeshëm për natyrën dhe po shtyhen përpara nga interesa të mëdha financiare.

"Duket se ka një forcë vërtet të fortë shtytëse për ndërtimin e këtij aeroporti. Dhe ne thjesht mund të supozojmë ose të kemi një ide për këtë. Ky aeroport është vetëm fillimi i ndërtimeve të mëtejshme, për shembull, resorte turistike në këtë zonë. Pra, forca lëvizëse, nga këndvështrimi im, është se këtu mund të ketë para të mëdha për zhvillimin turistik", thotë Annette Spangenberg, drejtuese e organizatës EuroNatur Conservation.

Projekti i aeroportit të Vlorës ishte një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit.

Megjithatë, qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë.

Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se kontrata koncesionare për aeroportin e Vlorës e vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh.

Preçi e sheh gjithashtu me dyshim shitjen e aksioneve me vlerë minimale nga kompania turke, praktika që sipas tij nuk janë të rralla në historikun e koncesioneve shqiptare.

"Të interesuar për të përfituar apo për të garantuar politikanë vendimarrës, pikërisht veprojnë në këtë mënyrë që kontratën e ofrojnë fillimisht një kompanie të madhe dhe kjo kompani, pa kaluar shumë kohë, e transferojnë me këtë vlerë qesharake të aksioneve, që do të thotë se interesat janë shumë të fuqishme dhe rriten rrisqet për përfundimin e veprës dhe humbasin garancitë mbi bazën e të cilave ishte shpallur tenderi në fillim", thotë ai.

Përfaqësuesi i kompanisë koncesionare, Valon Lluka, i tha BIRN se kompania turke u largua nga projekti pasi nuk iu përgjigj investimit të premtuar, por shtoi se Mabetex Group është i zotuar për të përmbushur detyrimet kontraktuale.

"Situata të caktuara të provokuara si pasojë e çështjeve të brendshme të shoqërisë turke, të cilët nuk iu përgjigjën investimit të zotuar pas nënshkrimit të Kontratës së Koncesionit, kanë imponuar kalimin e kuotës së aksioneve nga YDA tek anëtari tjetër i konsorciumit në përputhje me përcaktimet e Kontratës së Koncesionit dhe legjislacionit shqiptar", thotë Valon Lluka, administrator i “Vlora International Airport”.

Kompania turke, Yda Group nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi arsyet e largimit nga projekti.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në kufijtë e zonës së mbrojtur dhe në rrugëkalimin e zogjve shtegtarë nga Europa drejt Afrikës është kundërshtuar nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, e cila deklaroi në takimin e fundit të mbajtur në Strasburg se projekti kishte mungesë të theksuar të zbatimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Aktivistët mjedisorë thonë se do ta vazhdojnë betejën për mbrojtjen e ekuilibrave natyrorë që cënon ky projekt.

"Vetë aeroporti nuk është thjesht disa fluturime, janë një sërë ndërtimesh që kanë filluar të bëhen rrugë ndërtesa të ndryshme ndoshta nesër do të ketë edhe të tjera gjatë bregdetit. E gjithë kjo prish integritetin e këtyre ekuilibrave natyrorë të shpendëve dhe habitateve të tjera të dy anëve të lumit", thotë Aleko Miho, biolog dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Kompania koncesionare thotë se sipas studimeve të saj, projekti nuk pritet të ketë efekte të shkatërrimit të biodiversitetit dhe posaçërisht të shpendëve gjatë ndërtimit dhe operimit. Sipas administratorit Lluka, ndikimet negative në mjedis janë një e keqe e domosdoshme për zhvillimin, por e rëndësishme sipas tij është që të menaxhohen dhe monitorohen.

Marrë nga VOA

aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet