Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Konkretisht në raportin vjetor që analizon ecurinë e përafrimit ligjor sipas disa fushave, Sekretariati shprehet se janë hedhur disa hapa por avancimi i tyre ka qenë i ngadaltë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vëren se Shqipëria duhet të përmirësojë kuadrin ligjor sa i takon vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet që zbatohen dhe kjo përfshin dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore ne këtë rast kriteret e certifikimit të ekspertëve.
Konkretisht në raportin vjetor që analizon ecurinë e përafrimit ligjor sipas disa fushave, Sekretariati shprehet se janë hedhur disa hapa por avancimi i tyre ka qenë i ngadaltë.
“Shqipëria ka nisur hartimin e rregullave dhe procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) në një kontekst ndërkufitar, siç kërkohet nga neni 7 i Direktivës së VNM-së. Gjithashtu është raportuar progres në lidhje me krijimin e një skeme certifikimi për ekspertët e VNM-së. Megjithatë, kjo skemë mbetet e vonuar dhe e papërfunduar, ndërsa kriteret për certifikimin e ekspertëve të VNM-së, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor ende nuk janë plotësisht të përcaktuara, duke dobësuar kuadrin institucional të nevojshëm për zbatimin efektiv të Direktivës së VNM-së” thuhet në raport.
I njëjti parashtron se nuk janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të adresuar mangësitë e evidentuara në Raportet e mëparshme të Zbatimit të Sekretariatit. Si rezultat, sipas raportit, Shqipëria vazhdon të jetë në mospërputhje me nenet 8 dhe 8a të Direktivës së VNM-së. Ligji aktual për VNM-në mbetet i pamjaftueshëm, pasi nuk kërkon që vendimet për dhënien e lejes së zhvillimit të përfshijnë përfundimin e arsyetuar të VNM-së, kushtet mjedisore, masat zbutëse dhe detyrimet për monitorim. Për më tepër, kriteret e përzgjedhjes (screening) nuk janë në përputhje me Aneksin III të Direktivës së VNM-së.
“Shqipëria ka raportuar se VNM-ja është e integruar në sistemin “one-stop-shop” për dhënien e lejeve të ndërtimit. Kapacitetet institucionale për kryerjen e VNM-ve mbeten të kufizuara dhe të pamjaftueshme për të siguruar një proces të harmonizuar për VNM-në dhe vlerësimet e tjera të lidhura (vlerësimi i biodiversitetit/vlerësimi i përshtatshëm dhe vlerësimi i ndikimit në ujëra).
Gjatë periudhës raportuese, Shqipëria ka raportuar mbi 50 VNM për projekte energjetike, kryesisht për projekte fotovoltaike dhe hidroenergjetike, si dhe një park të madh eolik me kapacitet 120 MË. Sekretariati ka marrë një ankesë lidhur me procedurën e VNM-së për termocentralin me kapacitet 170 MË në Roskovec. Shqetësimet vazhdojnë në lidhje me projektet hidroenergjetike në lumenjtë Vjosë dhe Valbonë, si dhe për projektin e Skavicës” thuhet në raport.
Sekretariati nënvizon se Direktiva për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM/SEA) është transpozuar kryesisht në legjislacionin kombëtar, por zbatimi i saj mbetet i pamjaftueshëm. “Rishikimi i planifikuar i Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NEKP/NECP), i cili duhet të përfshijë një raport të përditësuar të VSM-së për të siguruar integrimin e plotë të konsideratave mjedisore, ishte parashikuar për këtë periudhë raportimi, por është shtyrë sërish, pa një udhërrëfyes të qartë se kur do të realizohet rishikimi” thuhet në dokument./Monitor.al
Foto ilustruse KRUJË- Policia ka arrestuar ditën e some një 38-vjeçar banues në fshatin Nikël. Ai u arrestua nga forcat blu...
Foto ilustruse SARANDË- Policia ka shpallur në kërkim një 48-vjeçar, pasi dyshohet se arma e zjarrit e llojit 'TT' i pë...
Foto ilustruse KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë. Një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe &eu...
Foto ilustruese TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e some një 19-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Shkodër. Të arrestuarit janë Patrik Gjeta dhe ...
Foto ilustruse TIRANË- Polica ka arrestuar sot një 36-vjeçar në Tiranë. Ai është Fatmir Frroku. Froku ishte ...
Lulzim Masha TIRANË- Seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Po...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur lirim me kusht për Arbër Paplekajn, ish-efektivin e RENEA-s, i cili ishte dënuar për...
Komisariati i policisë kufitare Rinas TIRANË- Policia kufitare në Rinas, ka arrestuar 3 persona me shtetësi turke pasi u kapën n...
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë LEZHË- Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes me a...