LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjedhje dhe drogë në banesë, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë, 2.8 kg lëndë narkotike kanabis, fara të kësaj bime, fishekë luftarak dhe një shumë parash të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

5 Gusht 2023, 14:59 Nga I.A
Vjedhje dhe drogë në banesë, arrestohet 41-vjeçari në
Policia

RROGOZHINË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Rrogozhinë për vjedhje dhe drogë. Mësohet se 41-vjeçari nga Elbasani, u kap duke tentuar që të vjedh një shumë parash në një dyqan veglash pune. Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë, 2.8 kg lëndë narkotike kanabis, fara të kësaj bime, fishekë luftarak dhe një shumë parash të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Rrogozhinë Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompleks”, i zhvilluar nga Stacioni i Policisë Rrogozhinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan. Operacioni, për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës. Koordinimi i veprimeve ndërmjet Policisë së Rrogozhinës dhe asaj të Elbasanit, çoi në pranga një 41-vjeçar nga Elbasani, i cili u kap në flagrancë në Rrogozhinë, duke vjedhur një shumë parash, në një dyqan veglash pune. Operacioni ka vijuar në Elbasan dhe si rezultat, në banesën e 41-vjeçarit, Policia e Elbasanit gjeti dhe sekuestroi 2.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, fara të kësaj bime, fishekë luftarak dhe një shumë parash të përfituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe asgjësoi disa bimë narkotike që u gjetën të kultivuara përreth kësaj banese në fshatin Bizhutë, njësia administrative Papër, Elbasan.

Ndërkaq, mbi dyshime për implikim në kultivimin e bimëve narkotike, u proceduan penalisht nga Policia e Elbasanit, vëllai dhe motra e 41-vjeçarit, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër (lidhje shoqërore e 41-vjeçarit). Në vijim të kontrolleve për parandalimin e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Rrogozhinës, për një shtetas që dyshohej se merrej me narkotikë dhe ishte larguar nga Elbasani, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kompleks”. Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Rrogozhinës arrestoi në flagrancë shtetasin Gj. S., 41 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrance në lagjen nr.1, në Rrogozhinë, në një dyqan, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe një shumë parash (200 000 lekë).

Operacioni ka vijuar në Elbasan, në fshatin Bizhutë, njësia administrative Papër, ku Policia e Elbasanit kishte marrë informacion më parë se 41-vjeçari merrej me kultivim dhe prodhim të narkotikëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, rreth 2.8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, dhjetëra fara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarak dhe mbi 53 000 lekë të valutave të ndryshme, të dyshuar të përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu, përreth banesës së 41-vjeçarit, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Mbi dyshime për bashkëpunim me shtetasin Gj. S., për kultivimin e këtyre bimëve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. S., 50 vjeç dhe T. S., 32 vjeçe (vëllai dhe motra e shtetasit Gj. S.), si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Sh., 24 vjeç (lidhje miqësore e shtetasit Gj. S.). Policia vijon punën për kapjen e 24-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e rrogozhines

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet