Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga ana tjetër është njoftuar bllokimi i disa rrugëve kryesore nga aksi i Riansit dhe Zogu i Zi.
TIRANË-Policia ka njoftuar planin e masave për vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken. Sipas njoftimit do të jenë në gadishmëri 1000 policë.
Nga ana tjetër është njoftuar bllokimi i disa rrugëve kryesore nga aksi i Riansit dhe disa rrugë të tjera kryesore.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken, në Tiranë, më datë 15.02.2024.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj vizite. Masat e ndërmarra i janë prezantuar nga grupi i punës, ditën e sotme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar këtë plan masash.
Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:
▪️Ndalim parkimi????️❌️:
Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët "Faik Konica", "Dervish Hima", "Ismail Qemali" (para Kryesisë së Kuvendit), "Gjergj Filipi", "Lek Dukagjini", Rruga e Elbasanit, "Papa Gjon Pali II", bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga "Ukraina e Lirë" (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.
▪️Ndalim qarkullimi????❌:
Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:
1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3. Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5. Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".
▪️Rrugë alternative
Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.
Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie.
Ilir Koçilja DURRËS-34-vjeçari, Ilir Koçilja është shpallur në kërkim ditën e sotme pas vrasjes se Halil...
Policia KORÇË- Procedohet ditën e sotme një person në Korçë. Ku në kundërshtim me vendimin e Gjykatës...
foto ilustruese MALIQ- Një automjet i tipit “Range Rover” është vjedhur në oborrin e një banese në fshatin Sovjan...
Foto ilustruese DURRËS-Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë sot në Durrës, ku një 40-vjeçar h...
Foto ilustruese BRITANI-Një gjyqtar që e ka vizituar Shqipërinë tre herë ka pyetur pse kaq shumë nga njerëzit e saj l&e...
Policia e Fierit FIER- Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Dyshohet se 21-vjeçari Klajdi Toshkollari dhe 29-vj...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë ditën e sotm...
Policia DURRËS- Policia ka reaguar për vrasjen në Durrës ditën e sotme. Mësohet se një person me inicialet I.K ka goditu...
Foto ilustruese RINAS- Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga autoritet në Rinas pasu ishte i shpallur në&nb...
Foto ilustruese DURRËS-Një person mbeti i plagosur me thikë sot në Durrës, dhe për pasojë ka ndërruar jetë n&...