LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vitin tjetër do lë Lushnjen për serat e Siçilisë..."/ Pse po ikin fermerët nga kriza që veç thellohet

Ngastrat po lihen djerrë. Amullia e politikës fiskale dhe kostot e larta janë faktorët kryesorë që sipas tyre po nxisin falimentimin dhe po i detyrojnë të largohen nga Shqipëria.

26 Korrik 2022, 15:36 Nga k.m.
"Vitin tjetër do lë Lushnjen për serat e
Foto ilustruese

LUSHNJE- Shalqinjtë e kalbur në fshatin Imsht të Lushnjës nuk janë më lajm. As qershitë e pashitura të Dibrës. As rënia e krerëve të bagëtive. Fermerët kishin paralajmëruar prej kohësh që bujqësia shqiptare e cila trashëgon edhe probleme të vjetra, do të futej në krizë.

Ngastrat po lihen djerrë. Amullia e politikës fiskale dhe kostot e larta janë faktorët kryesorë që sipas tyre po nxisin falimentimin dhe po i detyrojnë të largohen nga Shqipëria. Sipërfaqet e mbjella në serat e Myzeqesë kanë rënë me mbi 25% sipas të dhënave të terrenit të grumbulluara nga fermerët, eksportuesit dhe tregtarët e inputeve.

Luhatja e prodhimit bujqësor në zonën e Myzeqesë është sinjalizuesi më i qartë i çrregullimit të ekonomisë vendase dhe trajektores së krizës ku ka hyrë bujqësia sipas ekspertëve.

“Ka disa ditë që mijëra ton shalqi po kalben si në Lushnjë, si në Divjakë. U bënë vite që nuk po shesim asnjë kilogram. Nuk ka treg gjëkundi. E shesim me 7-10 lekë për kilogram gjë që nuk të justifikon as shpenzimet e fidanëve apo të punëtorëve. Kjo situatë nuk shtyhet më. Fermerët po i braktisin serat gjithandej dhe po joshen nga emigracioni. Dhe mirë bëjnë. Nuk përtypen më humbjet vit pas viti në këtë sektor”, thotë për Gazetasi.al Halit Bana, një fermer që nga viti tjetër do të ikë të punojë në serat e Siçilisë.

"Vitin tjetër do lë Lushnjen për serat e
Shalqi i kalbur në fushat e Lushnjes

Ai shton se qeveria shqiptare nuk po i vlerëson fare produktet vendase dhe nuk po i stimulon fermerët.

“Në disa postime të Erion Braçes kam parë se si shalqiri ynë po shitet në Gjermani e në Suedi deri në 7 euro për kilogram. Është e drejtë ajo që Braçe ka thënë se si paratë tona kalben në fushat e Lushnjes ndërkohë që në tregjet e sofistikuara kërkesa për produktin tonë është e lartë”, shton mandej ai.

Për ekspertët e bujqësisë, kjo krizë që ka përfshirë bujqësinë, është tregues që ky është viti i fundit i saj. Ata thonë se hallet me të cilat po hasen fermerët janë të shumta e njëkohësisht krejt të papranueshme për një sektor që kontribuon në 20% të PBB-së. Para mungesës së tregut dhe kalbjes së fruta-perimeve në sera, problematika nisi që më shtrenjtimin e çmimeve të lëndëve kimike të cilat i rritën më shumë kostot për fermerët.

“Çmimi i një kuintali ure është rritur me 50% në sezonin e fundit të mbjelljeve, ndërsa në të njëjtën masë janë rritur çmimet e farave, fidanëve, plastmasës , hekurit, plehrave dhe pesticideve. Rritje të cilat ndodhën në një kohë kur prodhuesit kishin pësuar humbje gjatë sezonit të dytë të mbjelljeve, si rrjedhojë e prodhimit jo cilësor nga fara e keqe”, thotë për Gazetasi.al Ervin Resuli, ekspert bujqësie.

"Vitin tjetër do lë Lushnjen për serat e
Ndërsa sipas Eduard Sharkës, kreu i Shoqatës së Fermerëve, goditja e parë që iu dha bujqësisë nisi me heqjen e skemës së TVSH-së të rimbursueshme.

“Ligji i skemës së TVSH-së detyronte që grumbulluesi të paguante fermerin mbi çmimin e shitjes edhe 6%-shin e TVSh-së dhe kjo quhej TVSH e zbritshme. Për produktet që shiteshin brenda vendit, TVSH-ja i ngarkohej konsumatorit, gjë që është shumë e padrejtë ndërsa për produktet e eksportit, rimbursohej. Duke qenë se grumbulluesit kryesorë i blinin mallrat e eksportit nga fermerët, 6% që iu ishte paguar fermerëve mbi çmimin e tregut, rimbursohej nga shteti si tepricë kreditore e TVSH-së. Për vitet 2014-2018, TVSh-ja e kompensueshme ishte 20% dhe për periudhën 2019-2021 u ul në 6%. Këto fonde i kushtuan buxhetit të shtetit, por skema, pavarësisht se konsiderohej e padrejtë, që një tregtar të paguajë një tjetër për llogari të shtetit pa mbajtur komision, ndihmoi indirekt fermerin”, tha Sharka për Gazetasi.al.

Mungesa e subvencioneve megjithatë, mbetet problematika kryesore sipas tyre.

"Vitin tjetër do lë Lushnjen për serat e
Foto nga një nga protestat e fermerëve

“Ndryshe nga vendet perëndimore por edhe ata të rajonit që u kanë paraprirë pasigurive të këtij biznesi, në Shqipëri subvencionet janë të pamjaftueshme duke mos i stimuluar fermerët dhe politikat fiskale janë jo favorizuese.

Kosova që është vendi më afër nesh, me gjysmën e buxhetit tonë dhe me një përvojë shtetformuese shumë të re jep 150 euro për një kre lopë, 6 cent për një litër qumësht dhe 150 euro për një HA foragjer. Ndërsa në Shqipëri, jepen vetëm 10 mijë lekë për një fermer”, thotë mandej ai për Gazetasi.al.

Orientimi i fermerëve bazuar në teknologjinë e duhur është çelësi i suksesit sipas ekspertit të bujqësisë Ilir Plikut, i cili thekson se është shumë e rëndësishme që ne të prodhojmë në bazë të kërkesës së tregut të brendshëm dhe atij të eksportit, gjë që sipas tij kërkon studime të hollësishme tregu dhe analiza specifike.

E njëjta situatë, e ndoshta ca më keq, reflektohet edhe me blegtorinë. Referuar shifrave zyrtare të INSTAT, pesë vitet e fundit numri i krerëve të blegtorisë ka rënë ndjeshëm. Konkretisht, në 2017 në vend numëroheshin 349 mijë lopë ndërsa në fund të vitit të shkuar numri i tyre është pakësuar në 71 mijë.

Arsyet janë pak a shumë të njëjta. Mungesë sistemi vaditës e kullues, kosto prodhimi të shtrenjta, mungesa e mbështetjes e politikat e gabuara fiskale. Ky largimi i fermerëve në emigracion dhe rënia e numrit të krerëve po dëmton edhe industrinë e përpunimit të qumështit. Kompanitë përpunuese shprehen se prej muajsh janë në vështirësi të gjetjes së qumështit dhe jo pak herë kanë bërë thirrje për faliment./ Marrë nga Gazetasi

fermat me shalqi fermeret ne shqiperi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet