LIVE UPDATES
Aktualitet

Viti i ri shkollor në Kosovë nis me kosto shtesë, 80 eurot e Qeverisë nuk mbulojnë shpenzimet

Në Kosovë ka nisur viti i ri shkollor. Mirëpo, shumë nxënës e kanë pritur ditën e parë të shkollës pa arritur t’i sigurojnë të gjitha librat dhe materialet mësimore.

2 Shtator 2025, 08:11 Nga I.A

Viti i ri shkollor në Kosovë nis me kosto shtesë, 80 eurot e

KOSOVË- Në të gjitha shkollat në Kosovë sot nisi viti i ri shkollor 2025-2026. Ndërkohë, ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve. Por, çmim prej 80 nuk ka mjaftuar për blerjen e të gjithë librave.

Në Kosovë ka nisur viti i ri shkollor. Mirëpo, shumë nxënës e kanë pritur ditën e parë të shkollës pa arritur t’i sigurojnë të gjitha librat dhe materialet mësimore.

Arsyeja është se procesi i subvencionimit përmes platformës e-Kosova ende nuk ka përfunduar dhe prindërit janë të detyruar të mbulojnë nga xhepi një pjesë të shpenzimeve.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 80 euro për çdo nxënës të arsimit parauniversitar, por prindërit thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme, pasi çmimet e librave kanë kaluar këtë vlerë.

“Vetëm për librat e klasës së shtatë më shkuan mbi 120 euro. Subvencioni prej 80 eurove nuk mbulon të gjitha shpenzimet, ndërsa pjesën tjetër jemi të detyruar ta paguajmë vetë”, tha një prind në Prishtinë.

Të ngjashme janë ankesat edhe në qytete të tjera. Sipas tyre, përveç librave, familjet duhet të sigurojnë edhe fletore, mjete pune dhe uniforma, gjë që e rrit barrën financiare.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i subvencionimit është në vazhdim dhe se të gjithë prindërit do të kompensohen sipas aplikimeve në platformën elektronike.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në urimin e saj, ka thënë se sot nis një udhëtim i dijës, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Në një postim në Facebook ka shkruar se ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre.

“Arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për vendin tonë. Andaj, të gjithë së bashku duhet të krijojmë një ambient mbështetës dhe frymëzues, ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar për të arritur më të mirën. Uroj që ta nisni këtë vit shkollor me energji pozitive, përkushtim dhe shpresë, duke besuar fort në fuqinë e dijes suaj”.

Ministrja në detyrë ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.

Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.

“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”.

Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtë

Ajo ka treguar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme.

Edhe Ymer Ymeri, nënkryetari i SBASHK-ut, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.

Ai ka pohuar se mësimdhënësit janë të gjithë të gatshëm për të pritur nxënësit e tyre në bankat shkollore.

I njëjti shtoi se probleme mund të ketë në disa shkolla të vendit, të cilat janë në rinovim e sipër.

“Sa i përket kuadrit arsimor, personeli arsimor është i gatshëm dhe ka filluar punën për përgatitjen e vitit shkollor që nga data 18 gusht. Gjatë këtyre dy javëve, sa kanë qenë nëpër shkolla, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërsa sa i përket aspekteve të tjera teknike, përgatitjeve të shkollave dhe të tjera, mund të themi se pjesa më e madhe e objekteve të shkollave janë të përfunduara. Disa shkolla janë në procedura renovimi dhe ato, sipas gjitha gjasave, nuk do të mund të fillojnë me kohë. Këto do të duhej të nisin punimet më herët; disa punime fillojnë nga ministria e disa nga komunat”.

Ymeri shtoi se telashe, sipas SBASHK-ut, do të ketë me furnizimin me libra shkollorë për nxënësit.

Ai është kritik për metodën që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke praktikuar, duke i bërë prindërit të blejnë vetë librat dhe më pas duke bërë subvencionimin e tyre.

“Mendojmë se telashe do të ketë për librat shkollorë. Edhe këtë vit ministria ka zgjedhur një formë të gabuar për furnizimin me libra. Mendojmë dhe qëndrojmë se librat do të duhej të bliheshin nga ministria dhe të shpërndaheshin nëpër shkolla, që ditën e hënë të gjithë nxënësit të pajisen me libra. Vitin e kaluar deri në fund të shtatorit ka zgjatur procesi derisa nxënësit u pajisën me libra; presim që edhe këtë vit të jetë i njëjti problem”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ajo thekson rëndësinë e këtij momenti si një fillim i ri, i mbushur me mundësi për zhvillim, dije dhe sukses.

“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin,” ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë thirrje që nxënësit të mos ndalojnë së pyeturi e kërkuari, ndërsa mësuesit të mos kursejnë nga angazhimi për përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Javën e kaluar  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka treguar se deri tani përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

MAShTI beri me dijekanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.

“Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim”./Monitor.al

nis viti shkollor ne kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë