Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
VIDEO - Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëton pa lëndime një person i pastrehë
Zjarri në lagjen nr. 4, zjarrfikësit ndërhynë në kohë dhe shmangën përhapjen drejt objekteve të tjera
7 Prill 2025, 18:39Nga DOSJA
Zjarri ne Pogradec
POGRADEC - Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një magazinë e vogël është përfshirë nga flakët në lagjen numër 4. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga ambientet e magazinës është nxjerrë në kohë një person i pastrehë që rrinte aty.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre drejt objekteve të tjera përreth.
Magazina ndodhej në një oborr banese, shumë pranë ndërtesave të tjera, çka e rriti rrezikun për përhapje të shpejtë të flakëve. Falë reagimit të shpejtë të forcave zjarrfikëse, situata u vu nën kontroll në një kohë të shkurtër dhe u shmang një tragjedi e mundshme.
Në vendngjarje ndodhet aktualisht grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Deri më tani, nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi origjinën e flakëve, por dyshohet për ndonjë shkëndijë elektrike ose përdorim të pasigurt të ndonjë mjeti ngrohës.