8 Maj 2023, 12:05
Nga A.B
Erion Veliaj
Nga Syri.Tv
Bashkia e Tiranës ka tenderuar mbi 32 milionë euro nga taksat e qytetarëve për asfalt elektoral në dy muajt e fundit para zgjedhjeve lokale.
Janë gjithsej 104 procedura tenderuese të përfunduara nga bashkia e drejtuar prej Erion Veliaj për asfaltim, rehabilitim, rikonstruksion dhe rikualifikim të rrugëve e rrugicave në cepa të ndryshëm të Tiranës.
Thuajse të gjithë kontratat për asfalt elektoral kanë afat 1-mujor dhe përfundojnë para 14 majit 2023, dita kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Praktika e asfaltit elektoral është përdorur gjerësisht nga socialistët në pushtet gjatë fushatave zgjedhore për pushtetin qendror dhe vendor në vitet e fundit.
Por, fushata me asfalt elektoral e Erion Veliaj kësaj radhe ka tejkaluar çdo shpenzim të ngjashëm në zgjedhjet e kaluara, duke dhënë një sinjal të fortë që ai është më i pasigurt se kurrë për karrigen e kryebashkiakut.
Të dhënat zyrtare tregojnë se tenderat për asfaltim zënë shumicën absolute të procedurave të zhvilluara në dy muajt e fundit nga Veliaj. Janë plot 92 të tilla, me fond limit rreth 11 miliardë lekë të vjetra.
Ndërkohë, në periudhën shkurt-prill 2023 janë mbyllur 10 tendera për rikualifikim urban në rrugë e rrugica të ndryshme të kryeqytetit, me fond mbi 20 miliardë lekë të vjetra.
Gjithashtu, janë përfunduar së fundmi edhe dy procedura për rikonstruksion rrugësh, me fond mbi 2 miliardë lekë të vjetra. Të gjitha procedurat e asfaltit elektoral në Tiranë përllogariten në rreth 35 miliardë lekë të vjetra ose mbi 32 milionë euro, referuar kursit aktual të këmbimit.
erion veliaj
Aktualitet
8 Maj 2023, 12:02
A.B
Makina
TIRANË- Ky moment mund të kishte përfunduar më keq. 'JOQ' ka ndarë këtë video, ku shihet një mjet me shpejt&...
Aktualitet
8 Maj 2023, 11:50
I.A
Policia
BULQIZË- Drejtuesi i kamionçinës që rrëshqiti ditën e djeshme në banesën e 55-vjeçarit Izmir ...
Aktualitet
8 Maj 2023, 11:47
I.A
LEZHË- Kur kanë kanë kaluar tre javë nga ekzekutimi që tronditi vendin, Prokuroria e Lezhës vijon të nxjerrë të d...
Aktualitet
8 Maj 2023, 11:42
m.s
foto nga operacioni i policise
HIMARË- Oltion Bodinaku 33 vjeç dhe Lulo Hasani 32 vjeç, të dy banues në Tiranë janë...
Aktualitet
8 Maj 2023, 11:42
I.A
Mariglen Qato
Pas tenderave të përfituar nga ujësjellësi, duket se kompania e të afërmve të Mariglen Qatos, ka përf...
Aktualitet
8 Maj 2023, 11:17
A.B
Ambulance
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në sheshin 'Demokracia' në Shkodër. Forcat bë...
Aktualitet
8 Maj 2023, 10:47
A.B
Deni Doku
TIRANË- Deni Doku është vajza e cila u përfshi në një aksident të rëndë në vitin 2020, ku si&nb...
Aktualitet
8 Maj 2023, 11:05
Qeveria ka pezulluar përkohësisht statusin e investitorit strategjik për resortin e kompanisë Mediterranean Wave në Plazhin e Gjenera...
Aktualitet
8 Maj 2023, 10:47
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata ka vendosur që Sali Berisha t&eum...
Aktualitet
8 Maj 2023, 10:47
A.B
Kujtim Gjuzi
TIRANË- Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Pas d...