LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ "Turp e faqja e zezë, flemë në tokë", si trajtohen shqiptarët në udhëtimet me tragete, flasin pasagjerët

Një pasagjer tregon se ka udhëtuar para dhjetë ditësh dhe ka ngrirë nga i ftohti, pasi nuk punonin kaloriferët. Një tjetër pohon se në dhomën e tij nuk kishte ngrohje dhe kishte “ngrirë gjithë natën”.

10 Janar 2023, 21:03 Nga DOSJA
VIDEO/ "Turp e faqja e zezë, flemë në tokë", si
Trageti

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e shqiptarëve në udhëtimet me tragete. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën ankesa nga pasagjerë që udhëtojnë me tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas. Ata ankohen për kushtet me të cilat trajtohen, vonesa në oraret e lëvizjes, kushtet e brendshme apo edhe mbingarkesa. Madje edhe pagesat nën dorë te punonjësit e policisë dhe doganave. Një qytetar, i cili udhëtoi në mes të muajit dhjetor 2022 nga Durrësi për në Bari, Itali, duke prerë edhe biletën me kabinë, u ankua për kushtet e tragetit, kabinës. “Trageti për në Bari. Paguajmë gjithë ato lekë dhe plevitosemi. Ngrohjen nuk e hapnin dhe dhomat nxirrnin ajër të ftohtë. Njerëzit duke u ankuar të gjithë. Shefat e anijes me gjithë personelin gënjenin duke thënë që sapo të niset anija do të filloj ngrohja. Hollet dhe dhomat e personelit të ngrohtë me ngrohje qendrore, njerëzit që paguajnë lekët të plevitosur. Trageti është ‘RIGEL VII’ i kompanisë ‘Ventouris Ferries’. Kur shkoje dhe i thoje që nxjerrin ajër të ftohtë, vinin dhe ti mbyllnin, faqja e zezë” tha qytetari.

Ai u ankua edhe për vonesat e shumta në nisje. “Në krahun tjetër, kamionët në radhë që në orën 15.00 në drekë për të kaluar në skanerët e doganës. Turp e faqja e zezë si trajtohemi. Nuk do t’ia dijë njeri, as Drejtoria Detare. Trageti në vend që të nisej në orën 23.00 u nis nga ora 02.05 të mëngjesit, pasi priste kamionët”, përfundoi ai.

Pas ankesës së qytetarit, gazetarët e Fiks Fare udhëtojnë nga Durrësi për në Bari me të njëjtin traget, ‘RIGEL VII’. Nisja u bë mbrëmjen e datës 28 dhjetor 2022, në orën 23.00. Gazetarët bisedojnë me pasagjerë të ndryshëm, të cilët deklarojnë se për kalimin e të afërmve, nipit, s’i lanë të kalonin. “Mora pasaportat, futa 20 euro dhe më lanë të kaloja. Një shok i imi kishte babanë për të marrë për të festuar dhe i kërkonin garancinë dhe biletën e kthimit. Ai ju tha se kur kthehet se kanë vendosur dhe se unë babanë nuk e nxjerr nga shtëpia dhe do kthehet brenda 3 mujorit. E detyruan deri sa u dha 50 euro, për të kaluar drejtë Italisë” thonë pasagjerë. Ndërkohë, të tjerë deklarojnë se një shofer, i cili transportonte sasi të vogla rakie dhe vere e morën në një dhomë dhe sa pagoi e lanë “të lirë” me gjithë mallin.

Më pas, gazetarët e Fiksit shkojnë në kabinën që prenotuan. Ashtu siç tha edhe qytetari, në atë kabinë nuk kishte ngrohje. Madje, mungonte sapuni në tualet dhe s’kishte mbulesë në krevatë. Fiksi bisedon me punonjës të recepsionit, të cilët deklaruan se “kur të niset trageti do të ndizet edhe i ngrohti”. Ndërkohë, për tualetet, thanë se “ashtu janë në të gjitha dhomat”. Por, edhe pas 3 orësh udhëtim, sërish kondicioneri në dhomë nuk ishte ndezur.

Gazetarët shkojnë sërish te punonjësit e tragetit, ndërsa ata sjellin një person tjetër. “Kjo situatë ka disa javë që ndodh. Nuk punojnë kaloriferët. Nuk jeni të vetmit që ankoheni, po këtu nuk pyet njeri. Këtu i përcjellin njerëzit duke u thënë se kur të niset trageti do të ndizet i ngrohti. I gënjejnë. Po nuk pyet njeri. Edhe sot nuk je i pari, që ankohesh se kaloriferët nxjerrin vetëm të ngrohtë. Shyqyr që je vetëm në dhomë dhe merr kuvertat e krevateve të tjerë e mbulohesh, po ata që kanë dhomat e mbushura” thotë punonjësi.

Ndërkohë, një pasagjer tregon se ka udhëtuar para dhjetë ditësh dhe ka ngrirë nga i ftohti, pasi nuk punonin kaloriferët. Një tjetër pohon se në dhomën e tij nuk kishte ngrohje dhe kishte “ngrirë gjithë natën”. Fiksi pyet edhe në orët e para të ditës. Punonjësi i recepsionit pohon se e kanë marrë ankesën dhe se si kjo situatë janë edhe 3-4 dhoma të tjera. Në fund, për të “zgjidhur” këtë problem, i ofron gazetarit një kafe për tu ngrohur.

Po në kthim? Fiksi udhëton me të njëjtin traget, kësaj herë nga Bari, Itali, në drejtim të Durrësit. Nisja u bë në orar, ndërkohë që pasagjerët treguan se çmimi i biletave është rritur. “Ky traget vonohet vazhdimisht në orare. Në verë nuk ke vende e njerëzit flaken të shtrirë në çdo vend. Madje edhe lartë tragetit. Këta e bëjnë se nuk kanë konkurrencë” thonë ata. Kamera e Fiksit filmoi dhjetëra pasagjerë që shtrihen në dysheme, korridore.

Pas këtyre problemeve, Fiksi bisedoi me disa Agjenci Turistikë në Durrës, për vonesat e nisjes dhe kushtet e trageteve. Punonjësit e agjencive pranojnë se ka vonesa në nisjen e trageteve dhe në mbërritjen e tyre. Por sipas tyre, ata nuk njoftohen për problemat e nisjes. Nuk i dimë kushtet brenda.

Gazetarët shkuan edhe te Kapiteneria e Portit të Durrësit. Punonjësit pranojnë se nisja e trageteve vjen si pasojë e kalimit në skaner të çdo mjeti. “Dogana dhe policia i çon makinat në skaner. Atje bëhet një radhë e gjatë. Kjo edhe që të fitojë ai i skanerit por edhe këta të doganës dhe policisë të heqin përgjegjësinë nga vetja” thonë ata. Fiksi bisedoi edhe me një përgjegjës të Policisë së Shtetit, që merret me sigurinë në Portin e Durrësit. Përgjegjësi pranon se vonesa vjen nga skaneri, pasi ka vetëm një pajisje dhe që kontrollon edhe mjete që vijnë nga doganat e tjera. Madje, në orët e lëvizjes së trageteve fusin në skaner dhe kontenierë, duke sjellë vonesa.

Gazetarët interesohen edhe te zyra e firmës “Ventouris Ferries” në Durrës, për të pyetur për kushtet dhe vonesat. Edhe punonjësit e kësaj agjencie pranojnë se ka vonesa, por ia vënë fajin skanerit. Në lidhje me kushtet në tragete, thonë se kanë ngrohje por ndoshta “pasagjerët nuk dinë që t’i ndezin”. Por, Fiksi bisedoi me punonjës që operojnë në tragete dhe jo në zyra, të cilët pranuan se “kemi pasur probleme, s’kemi pasur ngrohje”.

Të gjithë, institucionet apo edhe vetë firma, ia hedhin fajin njëri-tjetrin. Sipas tyre, “fajin e ka sistemi”, ndërkohë që më të prekurit janë qytetarët, të cilët vonohen me orë të tëra në terminale apo tragete për të shkuar në destinacion.

Marrë nga TOPCHANNEL

fiks fare ventouris ferries

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet