LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Skandali me farat e hashashit, institucionet me sytë nga… babagjyshi i vitit të ri

Dhe kjo e fundit, cakton një drejtori te specializuar prane QTTB Fushe Kruje. Për shkak te një rikonstruksioni ne këtë strukture, ne mars te vitit 2021, titullari Ilir Salillari, u çoi shkresë 4 QTTB-ve të tjera të njëjta me institucionin që drejtonte që të nisnin ekspertizën e farave të dyshuara si kanabis.

22 Dhjetor 2023, 21:33 Nga I.A

VIDEO/ Skandali me farat e hashashit, institucionet me sytë nga…

TIRANË- Piranjat prej më shumë se një viti rikthyen në vëmendje problemin me ekspertimin e farave të kanabisit në Shqipëri. Duke pare se rastet e kapjes dhe sekuestrimit shtoheshin vit pas viti, lindi nevoja e një strukture për ekspertimin e këtyre farërave, dhe Prokuroria e Përgjithshme, kërkoi ndihme ne Ministrinë e Bujqësisë.

Dhe kjo e fundit, cakton një drejtori te specializuar prane QTTB Fushe Kruje. Për shkak te një rikonstruksioni ne këtë strukture, ne mars te vitit 2021, titullari Ilir Salillari, u çoi shkresë 4 QTTB-ve të tjera të njëjta me institucionin që drejtonte që të nisnin ekspertizën e farave të dyshuara si kanabis.

Pas këtij urdhri absurd, vetëm dy QTTB pranuan te bashkëpunojnë me prokurorinë, Vlora dhe Lushnja. Vlora u tërhoq menjëherë. Mbeti vetëm Lushnja.  Për te pare nga afër se si ishin procedurat e nga marrja ne dorëzim e farërave e deri ne mbjelljen e tyre, ne mars te vitit 2022, kolegia Aida Topalli do te hynte ne këtë QTTB. Dhe aty zbuluam te vërtetën e sigurisë ne te cilën gjendeshin provat e prokurorisë.

Ministrja e atëhershme e bujqësisë Frida  Krifca menjëherë pas publikimit nga ana jone do t’i dërgonte këtë shkrese kryeprokurorit Olsian Çela, ne te cilën i kërkon nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi nder -institucionale, me objekt bashkëpunimin për kryerjen e procesit e mbjelljes dhe rritjes se bimëve te kanabisit.

Shkresa mban datën 15 Mars 2022. Qe atëherë ka kaluar me shume se një vit e gjysme. A është nënshkruar kjo marrëveshje qe do te çonte ne ekspertimin brenda ligjit te farave te dyshuara si kanabis?

Për këtë iu drejtuam me një shkrese Prokurorisë se Përgjithshme, e cila na informon se sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se shtetit, qe pas datës 27 mars 2023, kultivimi dhe ekspertimi i farërave dhe fidanëve te bimëve te dyshuara si narkotike kryhet nga Instituti i Policisë Shkencore.

Pra me 27 mars 2023, plot një vit me pas. Një kohe tepër e gjate por me mire vone se kurrë. Dhe ne i kërkojmë një kopje te kësaj marrëveshjeje. Për çudinë tone përgjigja qe na vjen, vetëm serioze nuk mund te konsiderohet. Pasi ne shkresën qe mban datën 20 tetor ishim informuar  se ishte arritur nje marrëveshje mes prokurorisë se përgjithshme dhe drejtorisë se përgjithshme te policisë për ekspertimin e farërave dhe fidanëve te bimëve te dyshuara si narkotike...

Vetëm 10 dite me vone, me një tjetër shkrese zyrtare na mohohet një fakt i tille. Ne këtë shkrese, prokuroria e përgjithshme na sqaron se nuk na kishte konfirmuar ne asnjë rast qe te kishte një marrëveshje me drejtorinë e përgjithshme te policisë se Shtetit.

Me poshtë ne shkrese, na sqarohet qe ka një korrespondence me ane te se cilës është arritur një marrëveshje për administrimin e procesit. Përveçse morëm dy shkresa qe kundërshtojnë njëra tjetrën, kuptuam diçka, qe prokuroria dhe drejtoria e përgjithshme e policisë paskan korrespondence me qellim arritjen e një marrëveshjeje.

E ndërsa palët po bëjnë korrespondence, ajo qe dihet me siguri është se ne këtë moment, asnjë institucion i shtetit shqiptar, nuk kryen ekspertim për farat dhe bimët e dyshuara si kanabis cativa...

Rastet shtohen çdo ditë, i fundit është ai i 18-vjeçarit, Vilson Nacaj, nga Malësia e Madhe, që u kap me 156 farë të dyshuara si kanabis sativa. Pyetëm në Prokurorinë e Shkodrës dhe na u bë me dije se është vendosur masa ‘arrest shtëpie’ për të riun dhe farat po ekzaminohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Për të qenë korrekt pyesim sërish në Polici dhe shkresa që vjen na habit. ‘Nuk bëhet ekzaminimi i plotë i farave të dyshuara si kanabis sativa, por disa prej tyre ekzaminohen vizualisht’, shkruhet mes rreshtave në shkresë.

Praktikisht, bëjnë ekspertim, por dhe nuk bëjnë ekspertim. Viti 2023 nuk i dha zgjidhje këtij problemi, por shpresojmë që babagjyshi t’u dhurojë një laborator shkencor për vitin 2024 që të kenë mundësinë e ekspertimit të farave të dyshuara si kanabis sativa.

Marrë nga Syri.net

vilson nacaj qttb

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet