Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në kërkim janë shpallur 3 persona, Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka (2 djemtë e tij).
KRUJË- Pamjet që shihni janë të "shtëpisë së barit' në Krujë që u zbulua ditën e djeshme nga policia. Siç shihet nga videoja e publikuar nga policia në banesë janë përshtatur dy dhoma, njëra prej të cilave është e mbushur me vazo me kanabis dhe në tjetrën janë përgatitur dhjetëra vazo të tjera për të mbjellë bimët e kanabisit.
Sipas policisë brenda banesës janë gjetur 206 bimë narkotike të kultivuara brenda vazove. Në kërkim janë shpallur 3 persona, Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka (2 djemtë e tij).
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Derveni”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës. Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Shpallen në kërkim 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë e tij) që kishin në ruajtje banesën e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. Gjendet dhe bllokohet një furgon brenda të cilit kishte pajisje të shumta elektrike, që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. Sekuestrohen 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo që u gjetën brenda 2 ambienteve të përshtatura me llamba. Sekuestohen gjithashtu, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”. Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve: -Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
Pamje nga aksioni i Policisë TIRANË- Shtatëmbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tira...
Aktivistja Xheni Karaj TIRANË- Aktivistja Xheni Karaj thotë se duhen rreth 500 mijë euro për të operuar 22-vjeçaren nga Ke...
Alfonc Palaj dhe Mario Tsorri ANGLI- Një bandë shqiptare është goditur nga policia angleze në qytetin e Basildos. Grupi me 4 an&e...
Kanabisi BERAT- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me femrën e kanabisit që është zbuluar në njësin&...
Taulant Balla DIVJAKË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtues politik për qarkun e Fierit, Ta...
Fredi Kokoneshi DIVJAKË- Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës është bërë lëvizja nga vendi i pun&e...
Fredi Kokoneshi DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi i cili u plagos ditën e sotme me thikë, ësht&...
Faruk Fatih Ozer TIRANË- 'Boss-i' i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin pë...
Fredi Kokoneshi DIVJAKË- I plagosur në Divjakë, përveç kryebashkiakut Fredi Kokoneshi ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bull...
Kanabisi Pamjet e kanabisit të sekuestruar ditën e djeshme në zonën e Kutallisë në Berat janë publikuar ditën e sot...