LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Onkologjiku dhe Neurologjia, venddepozitimi për mbetjet spitalore

Disa anëtarë të stafit të QSUT-së thirren në komisariat. Për eksperten e mjedisit Erdona Demiraj, mbetjet spitalore kërkojnë trajtim të veçantë, pasi ndikojnë jo vetëm në ambient, por edhe në organizmin tonë.

18 Shkurt 2025, 21:29 Nga B.Z
VIDEO/ Onkologjiku dhe Neurologjia, venddepozitimi për mbetjet spitalore
STOP

TIRANË - Pasi emisioni “Stop” vuri në dijeni QSUT-në për mbetjet e rrezikshme spitalore, zbulojmë se ato përveç autoklavës çohen tek onkologjiku.

Punonjësja e QSUT-së: Sa ka ardhur Stopi, na kanë dhënë urdhër të premte, të shtunë, të dielë t’i çojnë të gjitha plehrat tek Onkologjiku.

Gazetarja: Ka ndonjë ambient atje tek Onkologjiku, ndonjë fushë?

Punonjësja e QSUT-së: Jo fushë jo, brenda në ambientet është një sallë, brenda plehra, brenda. Në tualet ka dhoma në katin e parë.

Pas Onkologjikut, mbetjet shëtisin te Neurologjia gjë që dokumentohet me video.

Gazetarja: Doja të më jepte disa të dhëna për këto mbetjet spitalore.

Punonjësi i QSUT-së: Neurologjia”, futesh tek dera, do ecësh drejt, jo ajo dera përballë, se ajo është “Neurokirurgjia”. Neurologjia është te oborri. Ec, futu te oborri i madh atje!

Gazetarja: Aty është një godinë që është palestra.

Punonjësi i QSUT-së: Eh, palestra është bodrum.

Gazetarja: Kush pacientë të Neurologjisë vijnë aty?

Punonjësi i QSUT-së: Kanë pas ardh, se tani na i kanë marrë çelësat.

Në këto kushte emisioni “Stop” njoftoi policinë dhe në vend vijnë forca të Komisariatit numër 4 bashkë me ekspertin kriminalist, të cilët mbledhin provat dhe ia nisin prokurorisë.

Disa anëtarë të stafit të QSUT-së thirren në komisariat. Për eksperten e mjedisit Erdona Demiraj, mbetjet spitalore kërkojnë trajtim të veçantë, pasi ndikojnë jo vetëm në ambient, por edhe në organizmin tonë.

“Mbetjet spitalore paraqesin një rrezik për popullatën dhe kërkojnë një trajtim të veçantë. Këto mbetje paraqesin dy rreziqe të mëdha, e para është rreziku shëndetësor ku futet ekspozimi i personave që merren me mbetje, individë e sanitarë që i marrin, i transportojnë. Nëse rritet shkalla e ekspozimit të këtyre mbetjeve ne mund të kemi risk mjedisor, kundrejt ajrit, tokës, ujit apo dhe gjithë zinxhirit ushqimor. Duke filluar që tek insektet, brejtësit të cilët mund të ekspozojnë këto mbetje ndaj njeriut”, tha Erdona Demiraj.

Edhe sipas mjekut Ilir Alimehmeti, kjo situatë është e patolerueshme, pasi këto mbetje spitalore janë vatër infeksioni për të gjithë.

“Për sa i përket mbetjeve spitalore ka rrisqe të shumta. Në radhë të parë ka riskun për vetë ata që merren me to, për infermierët, sanitarët e të gjithë me radhë. Ka dhe lënë toksike këtu brenda që ato janë të ekspozuara. Këtu duhen kushte të veçanta për t’i menaxhuar, depozituar dhe për t’i eliminuar. Risku mikrobiologjik, të gjithë ndotësit e ndryshëm që mund të jenë baktere, viruse e kështu me radhë mund të përhapen në njerëz. Mund të përhapen përmes kontaktit, pot dhe përmes ajrit siç e kemi vënë re. Për sa i përket mbetjeve biologjike besoj se e keni shumë të qartë që këto duhen eliminuar sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse i nënshtrohen një procesi biologjik siç është kalbëzimi e kështu me radhë dhe risku bëhet gjithmonë e më i madh. Kujdes gjithashtu fakti se si këto digjen e ku digjen, ku ndodhet ky vend, kjo është e rëndësishme ta themi. Këtë ta thotë logjika e thjeshtë që sa më larg një zone të banuar aq më mirë është dhe sa më e izoluar te jetë aq më mirë është. Nuk ka rëndësi VKM-ja, VKM-në njerëzit e bëjnë dhe le ta bëjnë sipas ligjit siç është në shtetet e tjera. Kur flasim për QSUT-në, kjo zonë jo vetëm që ndodhet në mes të qytetit, ka të sëmurë përreth, personel e kalimtarë, ka studentë, në specifika atje ka dhe një gjimnaz që hapet brenda oborrit të QSUT-së. Kështu që vëmendja duhet të jetë tejet e madhe”, tha Ilir Alimehmeti./TVKlan.al

onkologjiku mbetje spitalore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës