Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky projekt, një bashkëpunim midis Fondacionit Vodafone, me programin “Skills Upload Junior”, dhe British Council, me projektin “Alternative Pathways”, u zbatua në tre qendra kryesore të veriut të Shqipërisë: Dibër (Peshkopi, Mat, Bulqizë, Klos), Kukës (Has, Tropojë) dhe Zonën e Malësisë së Madhe (Koplik, Gruemirë, Kastrat). 215 fëmijë nga këto qytete të moshave 12-18 vjeç dhe 86 mësues nga 47 shkolla 9-vjeçare e të mesme po përfitojnë që prej një viti trajnim në disiplinën e kodimit, microbite-t, hardwine-t dhe STEM-it.
U zhvilllua në datat 10, 12 dhe 13 shkurt hakathoni “Sfida” në kuadër të programit “Skills Upload Junior”, një nismë e Grupit të Fondacioneve Vodafone. Qëllimi i këtij hakathoni është inkurajimi i të rinjve të moshave 12-18 vjeç që të zhvillojnë ide për t’iu dhënë zgjidhje problemeve sociale me të cilët përballen ata sot, nëpërmjet inovacionit dhe teknologjisë.

Ky projekt, një bashkëpunim midis Fondacionit Vodafone, me programin “Skills Upload Junior”, dhe British Council, me projektin “Alternative Pathways”, u zbatua në tre qendra kryesore të veriut të Shqipërisë: Dibër (Peshkopi, Mat, Bulqizë, Klos), Kukës (Has, Tropojë) dhe Zonën e Malësisë së Madhe (Koplik, Gruemirë, Kastrat). 215 fëmijë nga këto qytete të moshave 12-18 vjeç dhe 86 mësues nga 47 shkolla 9-vjeçare e të mesme po përfitojnë që prej një viti trajnim në disiplinën e kodimit, microbite-t, hardwine-t dhe STEM-it.

“Together we can” (Së bashku ne mundemi) do të thotë që njerëzimi dhe teknologjia duhet të bëhen bashkë. Prandaj sot jemi bërë bashkë emra shumë të fuqishëm si: Fondacioni Vodafone, British Council dhe Ambasada Britanike. Fëmijët e zonave të Veriut, jugut, verilindjes - kanë të njëjtat mundësi për të ndjekur ritmin e zhvillimit të shoqërisë dhe shrytëzimin e mundësive të pafundme që të ofron teknologjia.

Aty ku nuk shkon rruga, mjeku, nxënësit, shkolla, mund të shkojë teknologjia dhe çdokush mund të marrë shërbime si shkollimi, mjekësia dhe plot shërbime të tjera publike përmes teknologjisë brenda pak sekondash”, u shpreh Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, njëkohësisht Kryetare e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, e cila ishte shumë entuziaste për projektet dhe idetë inovative të të rinjve.

Pjesmarrësit paraqitën problematikat me të cilat përballen çdo ditë, duke filluar që nga proceset manuale të fermave e deri tek shqetësimet që përballen fshatrat dhe qytetet e tyre nga ndryshimet klimatike dhe zhvillimi me ritme jashtëzakonisht të shpejta. Idete fituese emocionuan të gjithë pjesmarrësit me frymën e bashkëpunimit që përcollën, dashurinë për natyrën dhe ndërgjegjien e lartë sociale të cilave u kishin dhënë zgjidhje inovatore, shumë praktike, që janë lehtësisht të realizueshme.

Peshkopia hapi siparin e hakathonit që vijoi me dy evente të tjera në qytetet e Kukësit dhe Malësisë së Madhe. Eventi përmbyllës do të bëhet në Tiranë dhe shkolla fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 17-18 mars në Foundation European Shoëcase, në Bukuresht, mes 8 shkollave fituese te vendeve europiane duke i ofruar kështu një eksperience unike shkëmbimi idesh dhe praktikash, së bashku me fituesit nga 8 shkolla të vendeve europiane.

Projekti “Skills Upload Junior Challenge”, është zbatuar që nga viti 2021 në 8 vende të Europës dhe në të janë përfshirë rreth 7,5 milionë nxënës dhe 600 mijë mësues, të cilët kanë përfituar drejtëpërdrejtë nga programi si dhe 8.2 milionë njerëz, famijarë, të afërm të këtyre nxënësve dhe mësuesve.
Nëna e Leo Sadikut TIRANË - Familjarët e 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili ndërroi jetë në spitalin e QSUT-së, kan&eu...
foto ilustruese ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën mbi 100 gramë...
Jonaid Myzyri TIRANË- Në kohë të trazuara ku politika ka shkatërruar klimën e biznesit në vend, aktorë të tjer...
Foto ilustruese TIRANË - 70-vjeçari me iniciale I.L, është arrestuar nga Policia këtë të martë pasi një dit&...
foto ilustruese KOSOVË- “Prishtina llogariti gabimisht as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfar&e...
Anlia Prendushi TIRANË - 45-vjeçarja Anila Prendushi e cila u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj në Shkodër, &...
foto ilustruese THUMANË- Një 22-vjeçar i cili përplasi për vdekje këmbësorin 36-vjeçar mbrëmjen ...
Arben Lena TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi këtë të martë vendimin e GJKKO-së p...
Foto ilustruese VLORË - Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Vlorë dhe një tjetër është proceduar penalish...
Foto ilustruese KOSOVË- Saktësisht 182 mijë e 849 është numri i banesave që janë të pabanuara në të gjith...