LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Kompania fantazmë e ‘Tigrave 1 dhe 3’ që do t'u zhvasë shqiptarëve, 300 milionë euro

Ku janë zyrat e kësaj kompanie e cila u formua në Prill të vitit 2022, si bashkim mes italianes ‘Renco SPA’ dhe ‘Exelerate Holding Albania’, e cila do të administrojë rreth 300 milionë dollarë nga taksat tona falë zemërgjerësisë së KESH.

13 Tetor 2023, 21:23 Nga I.A

VIDEO/ Kompania fantazmë e ‘Tigrave 1 dhe 3’ që do

TIRANË- Pasi për disa javë me radhe, kemi numëruar disa nga faktet e megaskandalit të dy anijeve gjenerator, që nga qiraja absurde që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 64 milion dollarë, e deri tek kompanitë offshore me të cilat KESH ka lidhur kontratë, na ka mbetur diçka e rëndësishme për të kuptuar në lidhje me Exelerate Renco, kompania e cila do të administrojë këtë kontratë miliona euroshe. Ku janë zyrat e kësaj kompanie e cila u formua në Prill të vitit 2022, si bashkim mes italianes ‘Renco SPA’ dhe ‘Exelerate Holding Albania’, e cila do të administrojë rreth 300 milionë dollarë nga taksat tona falë zemërgjerësisë së KESH.

Për te mësuar diçka, fillimisht hapim adresën zyrtare të kompanisë, në të cilën është publikuar numri i telefonit dhe provojmë t’i kontaktojmë. Pasi marrim adresën, nisemi për të verifikuar nëse ajo çfarë na u tha, është e saktë.

Por me të mbërritur, kuptojmë se ‘Exlerate Renco’ nuk ka asnjë zyrë në këto ambiente. Përkundrazi, atje ndodhet vetëm zyra ligjore ‘Boga Asociated’ e cila mesa duket, mes shumë kompanive, përfaqëson edhe ‘Exelerate Renco’. Me të drejtë, përfaqësuesja e Boga Asociated, nuk dha asnjë informacion për kompaninë për të cilën ne u interesuam, por në kartvizitën e studios ligjore që na dha, për çudi është i publikuar i njëjti numër me atë që ka depozituar ‘Exelerate Renco’ në QKB.

E njëjta gjë ndodh edhe me adresën e-mail të ‘Exelerate Renco’ të depozituar në QKB, e cila gjithashtu është e atashuar me studion ligjore ‘Boga Asociated’. Në këtë histori mund të mos ketë asgjë të paligjshme, por kur kemi të bëjmë me një kompani që do të paguhet disa qindra miliona euro nga shqiptarët, ngjan absurde që të mos ketë kontakte zyrtare të saj tëpublikuara në internet.

Dhe këtu disa dyshime lindin! Por sidoqoftë, le të mundohemi të gjejmë zyrat, nëpërmjet adresës së publikuar. Gjë që nuk ishte aspak e vështirë, deri ne momentin e përballjes me personat që gjetëm atje.

Nuk mund të vihet ne dyshim se individët mund të jenë të punësuar nga kompania italiane ‘Renco’, por ama, ngjan qesharake kur pretendojnë se nuk kanë asnjë informacion për ‘Exelerate Renco’. Për më tepër që bazuar në adresën e publikuar në QKB, kjo kompani e themeluar mes ‘Exelerate Holding Albania’ dhe ‘Rencos’ italiane, është në të njëjtin ambient. Madje edhe vetë ‘Exelerate Holding Albania’ sipas QKB, rezulton në të njëjtin ambient. A nuk ju ngjan e dëgjuar kjo histori e strehimit të disa kompanive të lidhura me njëra-tjetrën, nën një zyrë të vetme?

Si rasti i kompanive të lidhura me skandalin e inceneratorëve, të gjitha në një ambient në qendër të bllokut në Tiranë? Dhe fundi i kësaj historie, dihet fare mirë se cili ishte. Nuk u kuptua shume qartë tendenca e punonjësve për ta fshehur faktin e bashkëjetesës së tre kompanive në një zyrë. Por ajo që kuptuam është se në Shqipëri kemi ‘Exelerate Renco’, një kompani qe nuk ka një zyre te saj, një adresë emaili të saj, një numër telefoni të saj, dhe KESH-i, me shume zemërgjerësi pritet ti japë në administrim mbi 300 milion euro.... nga paratë tona.

Marrë nga Syri.net

kesh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet