LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Historia tronditëse, mbesa takoi tezen që e kërkonte prej vitesh ndërsa jetonte me të atin që e njihte si dajë

E ëma e Regidës, e quajtur Shkëndije kishte dëgjuar që daja i madh, i quajtur Agim, kishte qenë i martuar. Martesa e parë zgjati pak për shkak të sëmundjes së nuses, Qefseres, pasuar nga vdekja e saj. Nga martesa e dytë ka 4 fëmijë të tjerë ndërsa ai sot nuk jeton më. Me kalimin e ditëve dhe rrjedhjen e bisedave, Myzejeni vijonte t’i tregonte Shkëndijes për një mbesë të cilën mendonte që kishte vdekur.

19 Shkurt 2023, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Historia tronditëse, mbesa takoi tezen që e kërkonte prej
Regida

TIRANË- Regida ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të zbuluar prejardhjen biologjike të nënës së saj, Shkëndijes pas 63 vitesh. Ajo nuk e di që stafi i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ka arritur ta gjejë këtë familje dhe në studio ndodhen Qemali dhe Emineja, fëmijët e njërës prej tezeve të mamit dhe në lidhje direkte nga Norvegjia është Mirela, një tjetër kushërirë. Të gjithë janë tronditur nga kjo histori sepse për Shkëndijen e dinin se ka ndërruar jetë pak ditë pas lindjes.

Regida: Një takim, përpara 4 vitesh diku, përpara periudhës së Covid-it, mami shkon për të bërë fizioterapi te një klinikë në Durrës. Aty takon një zonjë të moshuar dhe në radhë lindin këto muhabetet siç e kanë traditë shqiptarët.

Ardit Gjebrea: Nga je, nga të kemi, vajza e kujt je?

Regida: Po. Meqenëse zonja ishte  në moshë, mami u prezantua me jam vajza e … tha emrin dhe mbiemrin e të ëmës dhe të atit. E shtangur, zonja i tha që jam motra e ish-nuses së dajës tënd të madh.

Ardit Gjebrea: Pra, si e kishte emrin zonja?

Regida: Zonja prezantohet me emrin Myzejen.

E ëma e Regidës, e quajtur Shkëndije kishte dëgjuar që daja i madh, i quajtur Agim, kishte qenë i martuar. Martesa e parë zgjati pak për shkak të sëmundjes së nuses, Qefseres, pasuar nga vdekja e saj. Nga martesa e dytë ka 4 fëmijë të tjerë ndërsa ai sot nuk jeton më. Me kalimin e ditëve dhe rrjedhjen e bisedave, Myzejeni vijonte t’i tregonte Shkëndijes për një mbesë të cilën mendonte që kishte vdekur.

Në një moment ajo i thotë Shkëndijes “mos je ti mbesa ime?” duke e shtangur. Shkëndija nisi të rendiste argumente që ajo ishte rritur në familjen e saj e jo në jetimore, kishte motra e vëllezër dhe kjo nuk i përputhej. Megjithatë, Myzejeni ishte e bindur se kishte takuar mbesën e saj sepse i thoshte që shihte një ngjashmëri shumë të madhe me motrën e saj që kishte ndërruar jetë, Qefseren.

Regida, vajza e Shkëndijes, tregon se më vonë mamaja e saj shkëputi kontaktet me Myzejenin, por e ëma ka pyetur të afërm duke kërkuar të vërtetën dhe një prej dajave ia ka pranuar që është e adoptuar.

Regida: Pyeti një dajë tjetër dhe pak ditë para Vitit të Ri ai ia  pranoi dhe ia konfirmoi që ti je vajza e Agimit dhe e Qefseres.

Ardit Gjebrea: Pra, mami yt, i bie që të kishte takuar tezen e saj.

Ardit Gjebrea: Dhe tashmë mami  po kërkonte tezen e saj, pasi ia kërkoi daja. Ndërkohë i tha je vajza e Qefseres dhe e Agimit. Dhe mami yt Agimin e dinte dajë, daja i madh. Ndërkohë mori vesh që ishte babai biologjik i saj. Dhe kush e kishte marrë mamin tënd?

Regida: Mamin tim e kishte marrë halla, e ka rritur halla dhe burri i hallës.

Ardit Gjebrea: Po pse e kishte marrë halla?

Regida: Po në momentin kur mami ka qenë në jetimore, i bie gjyshi i të ëmës, gjyshi i mamit tim ka qenë sëmurë duke vdekur dhe aty thotë “nuk më del shpirti duke lënë atë fëmijë në jetimore”. Nëna ime ngrihet dhe i thotë “të rrish i qetë se vajzën do ta marr, do ta rris si fëmijën tim bashkë me dy të parat”. Dhe mamin e mori halla.

Ardit Gjebrea: Për mos ta lënë në jetimore.

Regida: Po.

Marrë nga TVKLAN

regida ka nje mesazh per ty

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet