Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.
TIRANË- Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij.
Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave – sipas denoncimeve – nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.
Në vend që të jepte një shpjegim mbi situatën, Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshme, duke i trajtuar punonjëset pa të drejtë dhe më pas duke përdorur të njëjtën arrogancë edhe ndaj gazetarëve që kërkonin sqarime për shkarkimet. Ky qëndrim e bëri të qartë problemin real: mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë.
Situata eskaloi edhe më tepër pasi Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i mori me forcë telefonin gazetarit, duke e përfshirë edhe vetë në incident. Ky veprim është konsideruar si një precedent i rrezikshëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend.
Ngjarja e së shtunës vjen në një kohë kur rastet e presioneve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Shqipëri janë rritur, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të profesionit.
Redaksia e “Piranjave” e ka denoncuar publikisht këtë sulm dhe ka bërë thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit, si dhe nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri.
Detyra e gazetarit është një detyrë publike dhe e domosdoshme për shoqërinë. Por sot ajo po cënohet hapur nga arroganca e biznesmenëve dhe dhuna e grupeve që i mbrojnë. Pavarësisht këtyre situatave, ‘Piranjat’ do të vazhdojnë misionin e tyre investigativ, duke denoncuar shkeljet dhe abuzimet./Piranjat.al
pamje nga vendngjarja DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me raportimin e një sasie tritoli në Durrës. Bëhet me d...
foto ilustruese DURRË- Një sasi lënde plasëse është gjetur nga kalimtarët në Durrës, pranë një ...
Ragip Gila TIRANË- Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë....
foto ilustruese TIRANË- Prokurorët kanë hedhur poshtë referimet e para të Policisë së Shtetit, për parkimet dysh s...
pamje nga vendngjarja VLORË- Tri zjarre të mëdha brenda dy muajve (qershor-korrik), në vendgrumbullimin e mbetjeve në Lagjen ...
foto ilustruese HAGË- Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarje...
foto ilustruese KOSOVË- Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtari...
armet SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin e masakrës së ndodhur në Shkodër, ku humbën jetë...
Policia Vlore VLORË- Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Mësohet se...