LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Edukatoreve me Master u ulet paga, VKM e 2017-ës nuk zbatohet

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në këtë bashki, Laura Brinja, thotë se ulja e pagës së edukatoreve, ka ardhur si pasojë e zbatimit të VKM-së 171, e cila duhet të ishte zbatuar që në vitin 2017, por është neglizhuar.

20 Prill 2023, 21:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Edukatoreve me Master u ulet paga, VKM e 2017-ës nuk zbatohet
Emisioni Stop

TIRANË- Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë një shqetësim për pagesën e tyre, që thonë se u është ulur.Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi këtë problematikë dhe mësoi se bëhet fjalë për një VKM, sipas të cilës për punësimet e edukatoreve pas Marsit 2017, nuk do të kishte shtesë page grupi me 14 mijë Lekë të reja, pavarësisht se edukatorët mund të kenë Master Shkencor apo Profesional. Nga ana tjetër, ata që janë punësuar para marsit 2017 e përfitojnë këtë shumë, edhe kur nuk kanë studime shtesë.

“Jam Elisabeta Isufi, jam e punësuar prej 5 vitesh edukatore në qytetin e Vlorës me diplomë Master Profesional dhe Master Shkencor dhe prej 4 muajsh jam paguar me Master Shkencor, tani më është hequr e drejta e pagesës me 140 baza”.

“Quhem Rajmonda Nasufi, kam mbaruar parashkollorin dhe Master Profesional, kam bërë lëvizje nga qyteti i Beratit, lëvizje paralele në Tetor 2022 dhe nuk më paguhet paga me 140 ka kaluar me 110”.

“Quhem Aldona Muçaj, kam mbaruar studimet e larta cikli i ulët parashkollor, Master Profesional. Në 2012 jam emëruar mësuese në kopshtin Selenicë. Në 2018 kam bërë lëvizje paralele dhe pas 5 vitesh më kujtojmë dhe më thonë që ti je paguar gabim se duhet të paguheshe me 110 jo me 140”.

“Jam Dorjana Banushaj, edukatore në kopshtin Nr.2. Në muajin Shkurt na është ulur paga e grupit nga 140 në 110 me pretendimin se diploma nuk njihet DND dhe e përkthyer kjo njehsohet si Bachelor, kjo diplomë e përfunduar në vitin 2003-2006”.

“Estela Çepaj, edukatore në kopësht. Edhe unë të njëjtin problem. Edhe pse kam filluar punë në vitin 2016. Në Shkurt më është njoftuar gojarisht që më është ulur paga e grupit nga 140 në 110. Masteri Shkencor nuk më njihet”.

“Penaliteti është i tillë që na thonë se në qoftë se ne do ta vazhdonim këtë pjesë, këto ankesa për të kërkuar një diçka që mund të jetë e drejtë për ne, na thanë që do të na penalizonin duke na mbajtur të gjitha lekët për 5 vite punë që unë kam si mësuese kopshti. Çfarë faji kemi ne për diçka që një ligj që ka dalë që në 2017 dhe fillon të zbatohet tani në 2023”?

Lidhur me këtë shqetësim, Stop iu drejtua Inspektoriatit të Punës, ku inspektorja Alma Çelaj tregoi se kontrolli në Bashkinë e Vlorës ka konstatuar disa shkelje nga ana e bashkisë.

Inspektore Alma Çelaj: Lidhur me ankesën e bërë nga mësueset e kopshtit për nivelin e pagës, grupi i inspektorëve ka kryer një hetim administrativ të ankesës dhe ka arritur në konkluzionin se subjekti në rolin e punëdhënësit, Bashkia Vlorë, ka ndryshuar kushtet e kontratës individuale të punës ka bërë njoftim paraprak. Gjithashtu është evidentuar se në kontratën individuale të punës nuk janë të përcaktuara hollësisht elementët e pagës dhe punëmarrësit nuk merrnin një dokument që quhet përllogaritje e pagës për të marrë dijeni për nivelin e pagës që merrnin në fund të muajit. Është konstatuar se për këta punëmarrës edukatorë kopshti për fëmijë ka ulje të nivelit të pagës. Lidhur me këto shkelje të konstatuara gjatë procedurës së inspektimit, grupi i inspektorëve të punës ka lënë për detyrë subjektit Bashkia Vlorë njoftimin për ndryshimin e kushteve të kontratës së punës dhënien e përllogaritjes së pagës dhe përcaktimin e elementëve të pagës në kontratën individuale të punës.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në këtë bashki, Laura Brinja, thotë se ulja e pagës së edukatoreve, ka ardhur si pasojë e zbatimit të VKM-së 171, e cila duhet të ishte zbatuar që në vitin 2017, por është neglizhuar.

Laura Brinja, drejtoresha e burimeve njerëzore në Bashkinë Vlorë: Është një VKM e 2017 e cila shpjegon mënyrën se si paguhen për pagën e grupit gjithë edukatoret. Në lidhjen e saj ajo shkruan pas datës 1 Mars 2017. Të gjithë që ndërrojnë vendin e punës, të gjithë që hyjnë për herë të parë në sistemin arsimor do të paguhen sipas një lidhje që ka VKM-ja ku është grupi i dytë që thotë duhet vetëm diplomë Bachelor dhe për këtë diplomë ata do të paguhen me 110. Kjo VKM faktikisht duhet të ishte zbatuar qysh në Mars 2017. Nuk është zbatuar dhe në dijeninë time nuk është zbatuar në shumë Bashki. Ka vijuar vetëm me sipas diplomës, çdo edukatore ka marrë pagën sipas Bachelor, kur dikush ka pasur Master i është njohur Masteri, kështu kemi vijuar dhe ne. Në hyrjet e reja nga portali për këtë vit, u zbatua përsëri e njëjta mënyrë, filluan ankesat, filluan verifikimet dhe u kostatua që kjo VKM nuk ishte zbatuar ashtu siç duhet.

“Stop” ka mësuar se edhe në Bashkinë e Fierit nuk bëhet pagesa në përputhje me VKM-në e vitit 2017.

Specialisti i arsimit Ndriçim Mehmeti e quan diskriminuese këtë mënyrë pagese të diferencuar.

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti: VKM-ja në gjykimin tim është e padrejtë, duhet thënë që në fillim që neni 57 përcakton me cikël të mbyllur Bachelori që do të thotë kaq vite i duhen. Dhe ti duhet që për 3 vjet ta paguash për atë 3-vjeçar dhe s’mund ta paguash si me shkollë të mesme. Sepse ai paguhet njësoj si me shkollë të mesme. Pra paga e grupit duhet të jetë e njëjtë dhe emisioni juaj i cili ka një audiencë shumë të madhe ka një shans të madh Kryeministri ta marri vesh dhe ta rregullojë me pagat e reja që po bën. Fakti i transferimit që thatë ju, pra në qoftë se vjen nga Berati në Vlorë, nga Vlora në Tiranë, si ka mundësi që ti quhesh rishtar, pra për herë të parë. Ti je një mësues me vitet e punës që ti mbart, siç i mbartin që të gjithë. VKM-ja është diskriminuese. Sepse ose do t’i thuash ti që bë 1 vit më shumë Master të njohë Masterin, ose njihja me atë sistem të mbyllur që ka. Përndryshe kjo quhet pabarazi, diskriminim dhe për më shumë në rastin e mësueses që është nëpërkëmbje.

Marrë nga TVKLAN

emisioni stop

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet