LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagosja e 72-vjeçarit/ Qiraxhiu i përplasi kokën te shkallët, e goditi me vazo lulesh! Prokuroria pushon hetimet

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar të moshuarit vendimin e mosfillimit të procedimit penal. Sipas dokumenteve, ngjarja nuk është hetuar, madje as nuk është regjistruar si procedim penal.

2 Prill 2025, 21:15 Nga N.F
Plagosja e 72-vjeçarit/ Qiraxhiu i përplasi kokën te
Dhuna

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje të rëndë të ndodhur disa javë më parë në Tiranë. Një 72-vjeçar është goditur brutalisht në kokë dhe trup, madje ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës së tij.

Por, autori i ngjarjes i cili ishte qiraxhi te i moshuari, nuk është ndaluar, arrestuar apo hetuar. Në dokumentet e Prokurorisë së Tiranës ka një gabim trashanik, ku ngjarja e të moshuarit është ngatërruar me një tjetër ngjarje. Dhe, si pasojë e këtij gabimi të vetë grupit hetimor, autori nuk është proceduar!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Rahmi Serjani, 72 vjeç, i cili thotë se ka një banesë private 3 katëshe në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku disa apartamente dhe garsoniere i jep me qira.

“Para disa javësh më erdhi një person dhe donte një hyrje me qira. I pëlqeu njëra dhe erdhi. Ishte rreth 40 vjeç dhe do jetonte me nënën e tij. Qiraja bënte 200 mijë lekë të vjetra dhe unë si rregull e kam që marr qiranë e parë dhe të fundit e kam si garanci. Personi më tha se s’kam kaq shumë, vetëm 200 euro. Dakord i thashë merre. Emrin më thotë Flori po më vonë e mora vesh që quhej Andrea dhe ishte me origjinë nga Përmeti. Ishte pa punë dhe më tha se do iki të punoj në Mal të Zi. Ik i thashë dhe lërë shtëpinë. Jo do t’a mbaj më tha jo do të punoj. Kur iku në Mal të Zi më mori edhe 100 mijë lekë, ia dhashë se më qau hallet. I thashë ik dhe lërë shtëpinë. Më erdhi një qiraxhi tjetër dhe donte këtë. Ok i thashë dhe mora në telefon që të vinte të merrte rrobat. Më shau disa herë në telefon, jo do të bëj këtë e atë …” tregon i moshuari.

Rahmiu tregon se autori ishte shumë i bëshëm dhe filloi që ta shante. “Më kërcënoi dhe ofendoi. Në një moment ai më godet me grushte në fytyrë. Të gjithë ngjarjen unë e kam të filmuar” pohon ai.

Në videon e kamerave të sigurisë, duket që autori e godet Rahmiun me grushte. Më pas e merr me forcë dhe i përplas kokën te shkallët. Sërish e godet disa herë dhe e shtrin përtokë, ku atje duket se merr një vazo lulesh dhe e qëllon sërish disa herë në kokë. Më pas, në video duket se autori e kap me forcë dhe e përplas sërish te shkallët.

“Kisha fraktura të mëdha, në kokë dhe trup. Pas ngjarjes ai iku dhe unë lajmërova djalin. Erdhi djali pas disa minutash dhe shkuam në polici. Bëra denoncim po atë as e arrestuan dhe as e ndaluan. E hetuan në gjendje të lirë. Në polici më thanë se kjo është tentativë vrasje, me goditje të forta po as nuk morën pamjet. Më thanë se do t’i çojnë në prokurori këto pamje” shton 72 vjeçari.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar të moshuarit vendimin e mosfillimit të procedimit penal. Sipas dokumenteve, ngjarja nuk është hetuar, madje as nuk është regjistruar si procedim penal. Akuza thotë se dëmtimet konsiderohen si plagosje e lehtë, “rrahje”, dhe këto dëmtime ndiqen me ankesën e të dëmtuarit. Në dokument ka një gabim trashanik, pasi vendimi i mosfillimit në pjesën më të madhe i referohet ngjarjes së Rahmiut, por në një paragraf shkruan për një person tjetër të dëmtuar, Ergis Isufi.

Gafa e prokurorisë vijon se akuza e plagosjes së lehtë me dashje, ndiqet penalisht vetëm mbi ankimin e viktimës. Në rastin konkret, shkruan akuza, nuk rezulton që shtetasi Ergis Isufi të ketë shprehur vullnetin për fillimin e ndjekjes penale. Madje, ky vullnet nuk është shprehur as në procesverbalin e deklarimit të datës 27 shtator 2024!

Ky fakt ligjor, thotë akuza, përbën shkak për mosfillimin e procedimit penal. Nga verifikimet e Fiks Fare rezulton se Ergis Isufi nuk ka qenë i dëmtuar në ngjarjen e datës 20 janar 2025, por 72 vjeçari Rahmi Serjani. Kjo gafë e prokurorisë ka sjellë që çështja të mos regjistrohet dhe as të hetohet.

Pas ankesës, Rahmiu shkon në Komisariatin e Policisë Nr.1 dhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Te Komisariati kërkon oficerin që i ka marrë kallëzimin. Punonjësi i thotë se të dy efektivët nuk janë më atje, por janë transferuar. Më pas, 72 vjeçari ka shkuar te Drejtoria e Policisë ku ka takuar oficerin Ergys Isufi, emër i cili ndodhej në dosjen e prokurorisë si i “dëmtuar”.

Oficeri i thotë se ky është një gabim dhe se ankimimin mund t’a bëjë vetëm i zoti i punës. Ai i thotë se duhet t’a dërgojë në gjykatë, pasi oficeri s’ka të drejtë të bëjë veprime. Rahmiu kthehet te Komisariati i Policisë Nr.1 dhe kërkon kallëzimin. Punonjësi e përcjell sërish se “asnjë nuk është”, madje as ata që i zëvendësuan!/ TCH

dhune ndaj 72-vjecarit prokuroria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet