Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ "E kush fiton", publikohet mesazhi i plotë i Parashqevi Simakut për Festivalin e Këngës: Zoti lart i di këto gjëra
Në një nga netët e Festivalit të Këngës ajo bëri paraqitjen e saj në një televizion pas shumë vitesh.
23 Dhjetor 2024, 21:29Nga r.ll
elton ilirjani, parashqevi simaku
SHBA- Këngëtarja legjendare e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku pas rikthimit të saj, ka nisur t'i kthehet botës së muzikës dhe televizionit. Në një nga netët e Festivalit të Këngës ajo bëri paraqitjen e saj në një televizion pas shumë vitesh.
Përmes një video-mesazhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Simaku përshëndeti Festivalin e Këngës ndërsa deklaroi se do dëshironte shumë që të ishte në atë skenë. Ndërkohë është publikuar edhe mesazhi i plotë i saj për festivalin.
Parashqevi Simaku:Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet "Dëgjoma këngën". Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të. Ju dua shumë të gjithëve dhe ju falenderoj.
Elton Ilirjani: E kush fiton?
Parashqevi Simaku: Zoti lart i din ato gjëra. Gëzuar Vitin e Ri. Qofshi të lumtur. Ju dua nga New York.
Hera e fundit kur Parashqevi Simaku performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH ku dhe ishte e ftuar speciale. Pas vitit 1991 ajo u largua nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikë e duke nxjerrë një album të ri.