LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Ditmir Bushati dhe Edward P. Joseph në "Public Square": Mirë se vini në epokën e paparashikueshmërisë!

Bushati dhe Joseph diskutuan mbi rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë duke konfirmuar prirjen që është vënë re në këtë vit zgjedhor ku njerëzit pothuajse anembanë botës kanë zgjedhur ndryshimin përkundrejt atyre që janë në detyrë.

8 Dhjetor 2024, 12:36 Nga r.ll
VIDEO/ Ditmir Bushati dhe Edward P. Joseph në "Public Square":
ditmir bushati, edward joseph

TIRANË- Ditmir Bushati në podcastin e tij Public Square diskutoi me Edward P. Joseph, nga shkolla për studime të thelluara ndërkombëtare të Johns Hopkins.

Bushati dhe Joseph diskutuan mbi rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë duke konfirmuar prirjen që është vënë re në këtë vit zgjedhor ku njerëzit pothuajse anembanë botës kanë zgjedhur ndryshimin përkundrejt atyre që janë në detyrë. Shumë po përpiqen për ta analizuar bardh e zi këtë ngjarje me përmasa të rëndësishme jo thjesht për amerikanët por për mbarë botën, edhe pse është ende herët, edhe pse Donald Trump nuk ka fillur zyrtarisht ende detyrën si president i SHBA-ve.

Duke analizuar situatën e fitores së Trump nga këndvështrimi i brendshëm, Joseph rendit disa arsye që kanë të bëjnë me “figurën e spikatur” të Donald Trump, i cili është pasqyrim i një perspektive të rëndësishme të një mazhorance të re të zgjedhësve amerikanë, ai vjen në drejtimin e vendit me një eksperiencë të mëparshme dhe me një ekip të ri më i orientuar ideologjikisht për t’a përmbushur agjendën e Trump në krahasim me Mike Pence.

Bashkëbiseduesit u ndalen dhe tek situata në të cilën bota po përballet me dy konflikte madhore. Njëri në Europë, agresioni rus ndaj Ukrainës, për të cilën Trump është zotuar t’i japë fund brenda një dite dhe tjetri në Lindjen e Mesme. Sipas Joseph, këndvështrimi i tyre për botën është se: ‘Kina është kërcënimi kryesor’. Por ndryshe nga demokratët që e shohin luftën në Ukrainë si një testim të cilin Kina e vëzhgon, bota e Trump e konsideron si shpërqendrim, pasi mendon se po përdorim të gjitha municionet dhe rezervat, ndërkohë që na duhet të shkojmë në luftë me Kinën.

Aleanca SHBA- Europë apo me NATO-në është një tjetër pyetje që ngerihet për Presidencën e Trump. Ajo që mund të thuhet deri më tani është sjellja, qëndrimi i tij ndaj aleancave. “Amerika e para” edhe si koncept sinjalizon neglizhencë ndaj aleancave. Këta janë njerëz të pavlerë, të mërzitshëm dhe problematikë, janë njerëz që nuk ngrenë zërin. Nuk ua kemi nevojën. Nuk kemi nevojë të konsultohemi me ta. Pra, ai nuk vepron me frymën e një aleati. Dhe ai nuk e kupton dhe as nuk e vlerëson çfarë SHBA-të përfitojnë duke i prirë një aleance si NATO-ja.

Cilat do të ishin pasojat nga mosangazhimi i SHBA-ve në rajonin tonë në aspektin e sigurisë dhe të demokracisë?

Sipas bashkëbiseduesve, SHBA-të janë shtylla kurrizore, themeli i stabilitetit në rajon, sepse SHBA-të e shprehin garancinë e sigurisë me anë të NATO-s. Kjo krijon themelin e sigurisë në rajon dhe vendos një barrierë ndaj cilitdo që bën përpjekje për përshkallëzime të mëdha. ndonëse kjo mund të mos jetë 100% e vërtetë pasi kemi rastin e Beogradit me Banjskën. A do ta ndryshojë Trump këtë gjë që në ditën e parë në detyrë? Në administratën e parë Trump, ata nuk hoqën financimet ndaj gjithçkaje në lidhje me këtë, dhe shumë prej këtyre gjërave vijuan. Por unë nuk e di nëse mund ta themi këtë. Dhe ne e dimë me siguri se udhëheqësit autokratikë, si Viktor Orbán dhe Aleksandar Vučić dhe të tjerë, po festojnë haptazi fitoren e Trump.

Gjatë kësaj bisede, Bushati parashtroi disa pritshmëri të politikanëve të rajonit që lidhen drejtpërsëdrejti me ardhjen e Donald Trump sic janë: së pari, pritshmëritë nga ata që janë në pushtet, në detyrë, se do t’i kenë duart më të lira veçanërisht me drejtësinë, median dhe grupet e shoqërisë civile. Së dyti, pritshmëritë se do të rishikohet lista e sanksioneve e përgatitur nga Departamenti i Shtetit. Personat si Milorad Dodik, për shembull, i cili u shtua në listën e sanksioneve gjatë administratës së parë të Donald Trump. Së treti, ekziston pritshmëria se Dhomat e Posaçme në Hagë (Gjykata e Posaçme e Kosovës), do të shpërbëhen dhe prokurorët amerikanë do të largohen nga detyra. Dhe së katërti, ekziston gjithashtu pritshmëria se Ballkani mund të përdoret disi si terren, ose si testim për t’u afruar me Rusinë apo fuqi të tjera të mëdha në botë.

Edward P. Joseph është një ekspert me eksperincë mjaft të gjatë në rajonin tonë, pasi ka shërbyer për shumë organizata ndërkombëtare dhe së fundmi shkruan analiza të shumta dhe merr pjesë në forume të ndryshme që zhvillohen përsa i përket rajonit tonë dhe raporteve me SHBA-të.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun më poshtë:

ditmir bushati edward joseph podcasti public square

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet