Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej në njoftim bëhet me dije se Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë 9 persona për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentash.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin sot me kërkesë të Prokurorisë konfiskimin e 7 vilave në Mullet. Më tej në njoftim bëhet me dije se Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë 9 persona për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentash.
Nga hetimet, marrja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, u zbulua se në zonën e Mulletit janë ndërtuar 7 vila të pajisura me leje rindërtimi me të dhëna të rreme duke cenuar fondin pyjor.
Njoftimi i Gjykatës së Tiranës
Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, konfinskohen shtatë vila dhe shpallen fajtorë për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim të dokumenteve’, 9 persona. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtorë nëntë persona për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim i dokumentevee’ parashikuar nga nenet 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.
Në kuadër të procedimit penal nr.1285 të vitit 2023, nga ana e organit të prokurorisë u kryer hetime intensive, si marja në pyetje e personave, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe në përfundim u konkludua se janë konsumuar elemetet e veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rrëme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.
Në këto kushte, nga ana e prokurorisë u çmua, se ka prova për të proceduar me marjen si të pandehur dhe shpalljen fajtorë, për veprat penale shtetasit si më poshtë:
1. A.P., akitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
2. K.B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
3. M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
4. F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
5. A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
6. M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
7. T.V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
8. D.D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe
9. A.H, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhe konfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore nëpërmjet dokumeteve të falsfikuara. Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyres” parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.
Edmond Veseli KRUJË- Një 56-vjeçar është zhdukur prej 6 ditësh në qytetin e Krujës. Mësohet se personi ...
Foto ilustruese TIRANË- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi...
Julian Gjoshi TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për autorin e vrajses së 50-vjeçarit, Alf...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Burgu i Rrogozhinës ka dalë më nje reagim zyrtar në lidhje me arrastisjen e një të dënu...
mario përlleshi, martin cani TIRANË- Avokati mbrojtës i Mario Përlleshit, autorit të vrasjes së Martin Canit, ka ankimuar ma...
Martin Cani, Mario Përlleshi dhe Luiz Meçe TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga momenti para sherrit tragjik që i mori ...
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja TIRANË- Julian Gjoshi, autori i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja do të dalë sot para Gjyk...
TIRANË- Të martën, Prokuroria e Tiranës ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen penale ...
Foto ilustruese SARANDË- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se sherri ndodhi në nj&...
Pamje nga vendi i ngjarjes GREQI- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në kanalin e Istmit në Korinth. Sipas aut...