LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Bankers Petroleum u djeg ullishtet me vlerë 200 mln lekë fermerëve në Patos, nuk i dëmshpërblen

Një kalvar i gjatë premtimesh, por edhe zvarritjesh nëpër zyra e deri te refuzimi kompanisë për të zbatuar kontratën. Në fund, Bankers bën një lëvizje për t’iu shmangur përgjegjësive për dëmet që u ka shkaktuar femerëve. Ja si e kujton ky fermer atë që ndodhi në vitin 2019 ndaj fermës së tij me ullishte nga kompania Bankers:

24 Mars 2023, 22:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Bankers Petroleum u djeg ullishtet me vlerë 200 mln lekë
Emisioni Piranjat

TIRANË- Kompania naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania u ka shkaktuar një dëm prej 200 mln lekë katër fermerëve në Patos. 4 vjet më parë, një punonjës i Bankers duke tentuar të bëjë djegien e gazit, u vuri flakën parcelave me ullinj. Si rezultat, 4 fermerë pësuan dëme kolosale. Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga djegia e ullishtave, historia nuk ka përfunduar dhe tre nga fermerët nuk kanë përfituar asgjë.

Një kalvar i gjatë premtimesh, por edhe zvarritjesh nëpër zyra e deri te refuzimi kompanisë për të zbatuar kontratën. Në fund, Bankers bën një lëvizje për t’iu shmangur përgjegjësive për dëmet që u ka shkaktuar femerëve. Ja si e kujton ky fermer atë që ndodhi në vitin 2019 ndaj fermës së tij me ullishte nga kompania Bankers:

“Në 14 shtator, 2019 këtu ka ndodhur një incident. Kompania Bankers bënte djegien e gazit këtu. Operatorit nuk i punonte manjeta dhe e ndezi me një leckë. Leckën e mori era, u shpërnda dhe më dogji ullinjtë. Mua më dogjën 65 rrënjë ullinj, ndërsa vëllait 25 rrënjë. Dëmi iu bë edhe 2 familjeve të tjera”.

Ky është njëri nga katër fermerët e Patosit, të cilët prej më shumë se tre vitesh, presin të dëmshpërblehen nga Bankers, kompania kanadeze e shfrytëzimit të naftës dhe gazit, e cila është blerë nga një grup biznesmenësh kinezë.

“Ditën tjetër iu drejtuam Bankersit dhe e pranuan që ishte gabimi i tyre. Shkoi çështja në Prokurori, u hapën hetimet, u vlerësua dëmi. Mua më vlerësuan me 40 mln lekë, vëllain me 20 mln, ndërsa të tjerët nga 60 mln dhe 100 mln lekë të vjetra. Ky i fundit i ka marrë.”

Pra, nga katër fermere të dëmtuar, Bankers zgjedh të dëmshpërblejë vetëm njërin. Tre të tjerëve asnjë shumë sado të vogël.

Dhe ndersa tre fermerët e mbetur kërkonin të negocionin për të tërhequr paratë e premtuara, mesojnë se Bankers kishte bërë një lëvizje që mund të zvarriste dhënien e parave të premtuara.

Bankers kishte çuar çështjen në dyert e Prokurorisë, duke akuzuar për pakujdesi punonjësin që shkaktoi zjarrin.

“Pastaj filloi procesi gjyqësor. Ne dy nuk u përfaqësuam nga avokatë, ndërsa njëri prej të dëmtuarve mori avokat. Nuk e çuam ne çështjen në gjyq, por Bankersi na tha që do e çojmë në prokurori dhe pastaj do shohim… Gjykata na thërriste për t’u dëgjuar si viktimë dhe ne ishim të detyruar të shkonim.”

Pas dy vitesh nga ngjarja dhe nje sage gjyqesore, Bankers më në fund mendon për një zgjidhje të shpejtë…

“Në 19 shtator të vitit 2021 Bankersi na thirri për të nënshkruar një marrëveshje dëmshpërblimi. Pas 1 muaji nga nënshkrimi do të bëhej dëmshpërblimi dhe nuk kishim më të drejtë të ankimoheshim, apo pretendime gjyqësore të tjera”.

Më në fund gjithçka e qartë. Fermerët do të merrnin atë që u takçonte.

Por përpara se Bankers të hidhte lekët në llogaritë e fermerëve, në ullishtet e dëmtuara, sipas kontratës, duhej të shkonte një ekspert për vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

“Ne nuk kemi ngritur padi ndaj Bankersit. Ai nuk ka sjellë asnjë ekspert për të vlerësuar dëmin. Eksperti duhet të kishte ardhur brenda 15 ditëve nga nënshkrimi dhe brenda muajit duhet të ishim likujduar”.

Dhe në fakt, eksperti nuk shkoi asnjëherë për të bërë vlerësimin. Fermerët thjeshtë u gënjyen me këtë kontratë, që nuk u zbatua nga Bankers…madje edhe më keq…

“Shkojmë atje edhe nuk na lënë të futemi brenda, nuk na hapin derën. Pasi kaloi afati jemi interesuar disa herë, kemi bërë edhe kërkesë takimi, por nuk na kanë pritur. Bashkia Patos thotë që nuk kam kompetenca për këtë pjesë, por unë nuk e di se kush do ta vërë para përgjegjësisë atë.”

“E vetmja gjë që bën Bashkia është që ka konstatuar dëmin. Ne s’kemi detyrë të vëmë para përgjegjësisë Bankersin. Ne s’po i marrim taksat tona. E hedhim në gjyq, e fiton gjyqet. Ligji ka boshllëqe... “

(Bashkia Patos/ Sekretar i Përgjithshëm, Shkëlqim Beqiraj)

E hedh bashkia në gjyq dhe Bankers fiton të gjitha gjyqet.

Imagjinoni sa shanse mund të kenë këto banorë? 

Por a ka një arsye pse Bankers nuk zbaton kontratën, të cilën e ka përpiluar vetë?

Përballemi me rojen, i cili nuk na lë të futemi brenda, por na shtyn te dera me forcë.

Denoncuesi i acaruar, që thotë: Hapeni derën, zbatoni kontratën.

Siç e shihni, Bankersi ka ngritur masa të larta sigurie dhe e vetmja mënyrë për të komunikuar është nëpërmjet një citofoni.

“I thashë zotërisë që përfaqesuesit ligjor nuk janë sot dhe s’mund të bëhet takimi.  As drejtori nuk ndodhet sot këtu, kështu që s’mund të flisni…”

Recepsionisti

Nuk është se prisnim përgjigje tjetër. Duket si një kasetë e dëgjuar kjo.

Sidoqoftë nuk e humbim shpresën dhe telefonojmë përfaqësuesin ligjor të kompanisë.

“Nuk mund të vi atje, por dërgoni një kërkesë me shkrim. Unë duhet të njihem me cështjen njëherë”.

Menaxheri i Departamentit ligjor, Fatos Kaleshi

 Nuk është se digjni ullishta çdo ditë që të mos e kujtoni, por sidoqoftë po ua rikujtojmë.

“Do të shoh dosjen dhe pastaj do shoh se cili departament mund ta ndjekë. Nuk jam në zyrë. Nuk jam personi i autorizuar për të folur për këtë çështje. Do të kthej përgjigje me shkrim…”

Menaxheri i Departamentit ligjor, Fatos Kaleshi

Na sqaruan mirë e bukur se palët janë në një proces gjyqësor në Gjykatën e Fierit.

“Ju informojmë se për çështjen në fjalë palët janë tashmë në një proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë, Fier. Përsa kohë palët pretendimet e tyre i kanë bërë objekt konflikti gjyqësor, do presim vendimmarrjen e Gjykatës dhe do ta respektojmë atë”.

Përgjigja me email e Bankersit

Dhe këtu mësojmë se fermerët na paskan gënjyer. Përderisa janë në gjyq dhe presin një vendim, nuk duhej të vinin tek ne për të zgjidhur problemin. Shkurt paskemi bërë gjithë këto orë xhirime, shpenzuar karburant e dieta, për një histori që nuk do na e besojë askush. Jemi zhgënjim total.

Prandaj, të zemëruar telefonojmë menjëherë fermerët, për gënjeshtrën që na thanë.

Fermeri tregon se nuk ka asnjë process gjyqësor të hapur.

Meqë këtu dikush gënjen, dhe ne nuk duam që pala gënjeshtare të jetë një kompani aq prestigjioze si bankers, provojmë edhe njëherë të mësojmë të vërtetën e tyre:

“Unë kam kthyer një përgjigje, që çështja si ngjarje është në gjykim. Dhe me këto familjet, me sa komunikova me avokatët, që na përfaqësojnë ne në gjykatë, ato kanë bërë edhe padi civile”

Zëdhënësja

Sërish fermerët na gënjyen, dhe bankers më në fund vendosi pikat mbi i. Familjet kanë bërë padi civile, prandaj duhet pritur vendimi i gjykatës. Apo s’kanë bërë padi?

E vetmja që na e sqaron këtë enigmë, është Gjykata e Fierit. Si shkuan punët, vetem asaj i besojmë.

“Nga verifikimi i kryer në Sistemin Informatik të Manaxhimit të Çështjeve Gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (ICMIS), nuk rezulton të jetë regjistruar, apo të ketë përfunduar së shqyrtuari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ndonjë çështje civile që i përket palëve: paditëse: Përparim Baçe (Braçe) dhe/ose Hajet Braçe, kundër palës së paditur: “Bankers Petroleum Albania” LTD”.

Dikush paska gënjyer, por jo banorët të cilët që në fillim na dhanë këtë variant.

Ndoshta kësaj radhe Bankers do na e qartësojë enigmën.

Përballemi me rojen, i cili do të na nxjerrë jashtë dhe do të kapi kamerën.

Asnje rezultat. Askush nuk do na thotë asnjëherë, pse nuk i jepen lekët fermerëve të dëmtuar, pavarësisht kësaj kontrate ku thuhet se duhej të ishin paguar.

Por ndoshta dikush edhe mund të na flasë.

Dhe ai është zv/presidenti i Bankers Petloleum Sokol Xu.

Sokol Xu: Nuk kam shumë informacion. Besoj se këtë po e ndjekin nga departamenti ligjor. Nuk kam shumë informacion, di që departamenti ligjor po e ndjek këtë çështje.

Piranjat: Kanë dy vite që nuk i kanë dëmshpërblyer, çfarë po ndjekin se nuk e kuptoj. 

Sokol Xu: Duhet të respektojmë ligjin.

Piranjat: Çfarë ligji? Pse nuk i keni dëmshpërblyer është pyetja?

Sokol Xu: Nuk kam komente fare.

Piranjat: Pse nuk keni koment? Jeni zv presidenti? Ndonjë afat kur mund t’i dmshpërbleni?

Sokol Xu: Duhet të kontaktoni departamentin ligjor.

Piranjat: Departamenti nuk na kthen përgjigje.

Sokol Xu: Nuk mbuloj këtë fushë unë. (ikën, futet në lokal)

Siç e patë, zëvëndës presidenti ia kaloi të gjithë përgjegjësinë departamentit ligjor, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë gjë tjetër përveçse na ka gënjyer në përgjigjen e dhënë.

Por çfarë ndodh pas 5 minutash?

Zëdhënësja: Keni qenë sot, keni shqetësuar një shtetas kinez që punon për ne.

Piranjat: Zëvëndëpresidentin?

Zëdhënësja: Çfarë kërkoni ju nga Bankersi që keni shkuar atje?

Piranjat: Ne kemi kërkuar një sqarim për të ditur se cila është arsyeja që nuk keni dëmshpërblyer. Ndërsa ju na keni gënjyer duke thënë se këto dy familje kanë ngritur padi civile ndaj jush. Gjykata e mohon këtë fakt.

Nëse unë ju kam gënjyer, siç pretendojnë ata, që unë pretendoj të kundërtën, vazhdo dhe thuaj që ka gënjyer Bankersi. Çështja është në gjykim, ta kam thënë me email.

Një zonjë në telefon pretendon se ka proces, dhe dokumentin zyrtar të gjykatës që thotë shkurt e qartë që nuk ka proces.

Pasi deshën të bëjnë budallenj fermerët, tani duan të bëjnë budallenj të gjithë shqiptarët.

Cila çështje është në gjykim? Në cilën gjykatë? Se Gjyakata e Fierit thotë jo.

Përgjigja jonë zyrtare është ajo me email.

Cila është arsyeja që nuk i keni dëmshpërblyer kto familje?

-Çfarë do? S’ke për ta marrë arsyen pra. Tani Çfarë do ti? Çfarë do të zgjidhësh?

Sidoqoftë ne presim akoma përgjigjen nga Bankers. Do t’i dëmshpërbleni këta banorë sipas kontratës?

Marrë nga Syri

emisioni piranjat bankers petroleum albania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet