LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Anila Haxhiu mashtron qytetaren, prish aplikimin për certifikatën: Më lër 10 ditë kohë, do ta revokojmë!

Emisionit i shpjegohet se 3 herë noterja ka aplikuar gabim, duke futur pa lidhje një prokurë të posaçme, që të prishë aplikimin.

18 Prill 2023, 22:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Anila Haxhiu mashtron qytetaren, prish aplikimin për
Emisioni Stop

TIRANË- Për të kuptuar nëse në rastin e certifikatave të pronësisë të motër e vëlla ngërçi qëndron te ASHK Fier apo te zyra noteriale e Anila Haxhiut, emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi të pyeste në institucion.

Emisionit i shpjegohet se 3 herë noterja ka aplikuar gabim, duke futur pa lidhje një prokurë të posaçme, që të prishë aplikimin.

Gazetarja: Kam ardhur për çështjen e një certifikate pronësie, që duhej të dilte sipas kësaj kontrate që më dt 07.10.2022. unë dua të di, ka aplikuar apo jo noterja? Kaq! Sepse ish-bashkëshorti i noteres na tha: “Unë e kam bërë gati, do vënë dhe firmën e legenit, drejtorit”. Çfarë ka ndodh? Kanë ardhur këto letra këtu?

Drejtori: Kjo është av e fundit, shkresa e fundit.

Gazetarja: Më datë 11.04.2023.

Drejtori: Po pra që ka dalë nga ne, ndërkohë për aplikimin e datës 5.

Gazetarja: E ka bërë procedurën noterja?

Drejtori: Po pra! Po s’kanë ardhur të rregullta.

Gazetarja: Kush s’kanë ardhur të rregullta, dokumentet?

Gazetarja: Rastësi gjithmonë, kështu qëllon me këtë noteren. Githmonë dokumentet e kësaj noteres nuk vijnë të rregullta.

Drejtori: Shpjegoja një çikë se çfarë ka ndodhur me praktikën.

Specialisti: Atëherë kemi pasur një aplikim më datë 14.11.2022 nga shtetasi Llazar Drizarku, pala  shitëse. Një nga shitësit, Erald Drizarku , ka qenë i përfaqësuar nga zonja Kristiana Drizarku. Në prokurën e paraqitur, Kristiana është e autorizuar të paraqitet në çdo rrethanë lidhur me lëvizjen e lirë, kalimin e kufirit të Shqipërisë, por në asnjë rast nuk përmendet pjesa e nënshkrimit për kontratën e shitjes. I kemi bërë një shkresë, t’i sillet prokurë e posaçme apo e përgjithshme, ku Erald Drizarku që për llogari të tij si një nga pronarët e pasurisë, të nënshkruajë për tjetërsimin apo për shitjen e pasurisë së sipërcituar. Prokura e bashkëlidhur nuk e autorizon këtë shtetase  të firmosë për kontratën e shitblerjes.

Gazetarja: S’e dinte noterja këtë?

Specialisti: Duhet bërë një revokim kontrate! Nuk mund të lidhet me shërbimin e kërkuar deri në zgjidhjen e kësaj situate!

Këtë fakt, gazetarja e “Stop” ia sqaron qytetares dhe kjo e fundit shprehet, se është e detyruar të riaplikojë, që të zgjidhë problemin.Të nesërmen, Merita Kapri dhe i vëllai, shkojnë në zyrën e noteres Anila Haxhiu, e cila pranon gabimin dhe premton zgjidhje pas riaplikimit.

Noterja Anila Haxhiu: Mirë! Tani, dëgjo Nilën!

Noterja Anila Haxhiu: Këtë kontratën e ka bërë çupa (punonjësja) sa kishte ardhur edhe është një lapsus, që ka vënë një prokurë këtu, që nuk bëhet! Është faji im kjo. Do të kthej lekët? Ktheji, bëj si të duash, po e marr përsipër dhe do e revokoj edhe do e lidhim prapë. Se këtu, tek kjo prokura, çupa, ngaqë nuk e dinte, të ka vënë me përfaqësues, por ai djali nuk ia ka dhënë të drejtën gruas. Unë e kam revokuar dhe do e lidhim prapë. Po i le Nilës dhe 10 ditë kohë. Unë do ta marr përsipër. Unë e bëra dhe ndryshe, por ato vetë e duan kështu. Çdo shpenzim është i imi. Do ia çoj unë djalit në Itali, t’i saktësojë, se unë nuk mund ta vras çupën (punonjësen) Padashje. Ju e morët çertifikatën.

Qytetarja: E njëjta gjë është!

Noterja Anila Haxhiu: Jo, e jotja është në rregull!

Qytetarja: Atë të shkëmbimit, s’e kam marrë unë!

Noterja Anila Haxhiu: Shkëmbimi tani, unë po e bëj prapë!

Qytetari: Do ta bësh prapë, të njëjtën gjë?

Noterja Anila Haxhiu: Po, po e çon punonjësja vetë me shpenzimet e saj në Itali.

Noterja Anila Haxhiu: E kuptove?

Noterja Anila Haxhiu: Më lini vetëm 10 ditë kohë! Po e revokojmë dhe po e marr sot, dhe do të vijë për dy -tre ditë. Të gjitha shpenzimet janë të miat. Më falni 100 herë, se ja, po ta lexosh prokurën, është për kalim kufiri, por çupa, ngaqë s’është juriste, ta ka bërë lapsus. Tani do bëni revokim dhe lidhje të ma firmosni!

Qytetarja: Po burrin s’e kam, të vij prap?

Noterja Anila Haxhiu: Jo, jo do ta jap unë me vete ta firmosi, dhe të ma sjelli mua nga Pogradeci, po dale të më vijë njëherë nga Italia. Mirë shpirti?

Noterja Anila Haxhiu: Se po i çoj në Itali që të dyja. Mirë? Më fal 100 herë!

Qytetarja: Mirë! Më thuaj, kur do të vijmë ne!

Noterja Anila Haxhiu: Po jua mbaj tani firmën, firmos ti! Të firmosim, që ta dijë dhe ai djali, ku do firmosi! Dakord? Unë do t’i bëj me të gjithë shpenzimet e mia. Unë i kam dhënë disa lekë asaj, do t’i jap edhe ca unë, që mos ju shqetësojë juve ajo më. Ia kam kaluar lekët nga xhepi asaj gruas.

Noterja Anila Haxhiu: Nëm një çikë kartat, ta revokojmë dhe do t’i rilidhim prapë! (Firmosin)

Marrë nga tvklan.al

anila haxhiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet