LIVE UPDATES
Aktualitet

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu

Relatorja Qriko konstatoi se hetimi administrativ për Abdiun është përfunduar në të tre kriteret e rivlërësimit, pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Nga sa u realtua në seancë, Abdiut i është kaluar barrë prove për transaksionet në shkëmbimin e apartamenteve të mëparshëm që ka zotëruar ai dhe familjarët me dy apartamente të rinj, një vilë dy kate në një fshat turistik në Golem, për një automjet tip Benz të blerë në më pak se gjysmën e çmimit që kishte paguar shitësi, si dhe për burimet e dy depozitave.

25 Qershor 2022, 08:42 Nga A.B

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK me barrë prove dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezulton bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme janë kryer nga prindërit, si dhe janë krijuar prej tyre. Nga sa u deklarua në seancë, u mësua se gjyqtari Altin Abdiu është djali i ish-kyetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Subjekti i kundërshtoi edhe balancat negative për blerjen e një makine dhe krijimin e dy depozitave.

Në fillim të seancës, kryesuesi i trupës së KPK, Roland Ilia, sqaroi rrethanat e shtyrjes së dy seancave dëgjimore, e para më 6 qershor për arsye të mungesës së avokates së Abdiut për shkaqe shëndetësore dhe e dyta më 14 qershor, pas kërkesës së subjektit për përjashtimin e anëtares Etelda Çiftja për papajtueshmëri me ushtrimin e detyrës.

Ilia pohoi se ishte pranuar kërkesa e Abdiut për përjashtimin e anëtares Etleda Çiftja dhe është caktuar si sëvendësuese komisionerja Suela Zhegu. Kërkesa për përjashtimin e Çiftjas erdhi pasi është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “deklarim të rremë” dhe “falsifikim”, gjatë procesit të përzgjedhjes së saj si anëtare e Komisionit.

Relatorja Qriko konstatoi se hetimi administrativ për Abdiun është përfunduar në të tre kriteret e rivlërësimit, pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Nga sa u realtua në seancë, Abdiut i është kaluar barrë prove për transaksionet në shkëmbimin e apartamenteve të mëparshëm që ka zotëruar ai dhe familjarët me dy apartamente të rinj, një vilë dy kate në një fshat turistik në Golem, për një automjet tip Benz të blerë në më pak se gjysmën e çmimit që kishte paguar shitësi, si dhe për burimet e dy depozitave.

Gjatë seancës, gjyqtari Abdiu dha shpjegime për disa gjetje në kriterin profesional, ndërkohë që u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Dyshimet në këmbimin e apartamenteve

Si burime krijimi të një apartamenti me sipërfaqe 110 m2 në Tiranë, gjyqtari Abdiu ka deklaruar një marrëveshje shkëmbimi mes familjes së tij dhe shoqërisë ndërtuese. Relatorja Qirko sqaroi se subjekti ka deklaruar se sipas marrëveshjes, dy apartamentet që zotëronte familja Abdiu në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, do të shkëmbeheshin me dy apartamente që ishin ndërtuar nga shoqëria.

Në seancë u relatua se dy apartamentet në rrugën “Myslym Shyri” janë përfituar nga familja Abdiu para vitit 2000, ku i pari me sipërfaqe 76.7 m2 është përfituar nëpërmjet privatizimit në vitin 1993 dhe në vitin 1999, është blerë nga Enti Kombëtar i Banesave një shtesë pallati me sipërfaqe 37.6 m2.

Abdiu shpjegoi në seancë se në periudhën e privatizimit të apartamentit të parë kishte qenë në moshë madhore dhe për këtë arsye rezultonte bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese. Ndërsa për shtesën sqaroi se ishte paguar prej prindërve.

Nga marrëveshja e shkëmbimit ka rezultuar se familja Avdiu ka përfituar dy apartamente me sipërfaqe totale rreth 200 m2.

Komisioni konstaton pasaktësi në deklarimin e burimit të krijimit të kësaj pasurie. Sipas Qrikos, duket se dy apartamentet e përfituara nga shoqëria ndërtuese kanë si burim dy apartamentet në Myslym Shyri, një kredi dhe kursimet e familjes në vite.

Po ashtu, KPK ngre dyshime mbi vërtetësinë e marrëdhënies së shkëmbimit, pasi ka rezultuar një kontratë porosie, sipas të cilës babai i subjektit në vitin 2000 ka kryer pagesën prej 4.1 milionë lekësh. Ndërsa në vitin 2001 është kryer dhe një pagesë 2.5 milionë lekë nëpërmjet një kredie.

Nga hetimi ka rezultuar se dy apartamentet në rrugën “Myslym Shyri”, figurojnë ende në pronësi të familjes Abdiu megjithëse kanë kaluar rreth 20 vjet nga kryerja e atij transaksioni.

Po ashtu, KPK konstaton se subjekti ka deklaruar në vitin 2003 se disponon apartament me sipërfaqe 90 m2 dhe në atë “veting”, sipërfaqe 110 m2. Subjekti ka deklaruar se ka kryer investim duke mbyllur ballkonin dhe se ka shpenzuar 280 mijë lekë.

Sipas Qirkos, duket se gjyqtari Abdiu ka kryer zaptim të sipërfaqeve të përbashkëta të pallatit dhe ka kryer ndërtim pa leje duke shtuar sipërfaqen e apartamentit të tij me 20 m2.

Përfaqësuesja ligjore e gjyqtarit Abdiu, avokatja Antoneta Sevdari deklaroi në seancë se të gjitha veprimet juridike për këto pasuri janë kryer babai i subjektit. Sipas saj, në deklaratën “veting” Abdiu është përpjekur të kryejë një “rezultante” të dokumentacionit.

Ajo shjegoi se në kohën e deklaratës “veting”, subjekti ka disponuar dokumentet për përfitimin e dy apartamenteve në rrugën Myslym Shyri në vitet 1993 dhe 1999, si dhe për shtesën e kryer në vitin 2013 në apartamentin që disponon aktualisht. Ndërsa në vijim ka rënë në dijeni të dokumenteve të tjera.

Sevdari deklaroi se rezultonte që shoqëria ndërtuese të kishte kryer shitje të dyfishta. Apartamentit që i ishte shitur babait të subjektit në vitin 2001, i ishte shitur edhe një personi tjetër. Sipas saj, kjo kontratë nuk është realizuar dhe ka shërbyer për të marrë kredinë 2.5 milionë lekë. Mbrojtja pretendoi se nuk kishte apartament sipas kontratës së prosisë, pasi nuk rezultonte që shoqëria ndërtuese të kishte ndërtuar në zonën e “Myslym Shyrit”.

“Subjekti i rivlerësimit ka deklaruar se veç shkëmbimit të apartamenteve, është paguar nga babai i tij edhe vlera 2.5 milionë lekë e marrë kredi. Komisioni konstaton se është paguar edhe shuma 4.1 milionë lekë, por është e provuar se nuk është paguar kjo vlerë”, pohoi Sevdari.

Lidhur me deklarimin e subjeketit se për blerjen e apartamentit kanë shërbyer edhe kursimet e familjes në vite, Sevdari sqaroi se Abdiu e ka pasur fjalën për investimin e kryer në vitin 1999 për blerjen e shtesës në shumën 872 mijë lekë.

“Nëse do të bëhet përllogaritja e vlerës së apartamenteve në ‘Myslym Shyri’, të shkëmbyer dhe pagesa në shumën 2.5 milionë lekë nga kredia, shuma është e përafërt me apartamentet e përfituara nga shkëmbimi”, sqaroi Sevdari.

Sevdari këmbënguli se ishte vërtetuar se dy apartamentet në “Myslym Shyri” janë tjetërsuar nga shoqëria ndërtuese dhe se aty banojnë dy familje të tjera.

Sipas avokates, dy apartamentet në rrugën “Myslym Shyri”, figurojnë ende de juro në pronësi të familjes Avdiu, pasi shoqëria ndërtuese nuk ka siguruar ende certifikatë pronësie për pallatin ku gjenden dy apartamentet që zotërohen aktualisht nga subjekti dhe familjarët e tij. Sevdari sqaroi se kishte qenë kusht i marrëveshjes që pasi të sigurohej ceritifkata e pronësisë për dy apartamentet e rinj, atëherë do të realizohej edhe kontrata e këmbimit të pasurive.

I pyetur nga Qriko se përse një familje me jurist të njohur nuk kishte ndërmarrë asnjë hap ndaj firmës ndërtuese me qëllim që të siguronin pronësinë e apartamenteve që zotërojnë, Abdiu u shpreh se është pritur afati parashkrues me qëllim që të ngrihej padi.

Vëzhguesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Elka Ermenkova vërejti se nuk rezulton firma ndërtuese pronare e apartamenteve në rrugën “Myslym Shyri”, por familja Abdiu. Subjekti sqaroi se kishin pasur kontakte me personat që i kanë blerë këto pasuri, por sipas tij e kishin lënë në inciativën e blerësve që të kërkonin të drejtën e pronësisë.

Abdiu u pyet nga relatorja Qirko edhe lidhur me situatën e shkëmbimit të apartamenteve. “Thoni se çdo veprim është kryer nga babai. Por ju keni qenë madhor, gjyqtar dhe bashkëpronar kështu që duhet të ishit treguar më i kujdesshëm në deklarime. Si ka mundësi që një pasuri 114 m2 që vjen nga apartamenti i privatizuar që është ndërtim i para viteve ’90, të shkëmbehet me një pasuri të ndërtuar në vitin 2000, me sipërfaqe 200 m2, pa kundërshpërblim?”, konstatoi Qirko.

Abdiu u shpreh se ishte bashkëpronar në apartamentet e mëparshme në cilësinë e fëmijës madhor, por ritheksoi se pasuria ishte krijuar nga prindërit. Në përgjigje të pyetjes së Qirkos, avokatja Sevdari evidentoi faktin se apartamentet në rrugën “Myslym Shyri”, kanë një vlerë më të lartë për shkak të zonës ku gjenden. Ajo shtoi se sipërfaqa nuk është 114 m2, por më e madhe.

Nisur nga një deklarim i mëparshëm i subjektit se kredia 2.5 milionë lekë kishte shërbyer për pagesën e një shtëpie tjetër në Golem, Qirko pyeti se për çfarë kishte shërbyer realisht kjo vlerë. Abdiu kërkoi që Komisioni të bazohet në shpjegimet e tij të fundit, ndërsa avokatja Sevdari u shpreh se ishte e qartë nga transaksioni bankar se kredia kishte shërbyer për apartamentin në Tiranë. “Deklarimi i mëparshëm se është përdorur për shtëpinë ne Golem ka qenë një pasaktësi”, pohoi Sevdari.

Në vijim avokatja Sevdari theksoi se subjekti ka shpenzuar vetëm 280 mijë lekë në vitin 2013 për mbylljen e ballkonit dhe asnjë vlerë tjetër. Sipas saj, nuk qëndron as konstatimi për ndërtim pa leje, pasi punimet kanë qenë të një kategorie që nuk kërkojnë leje ndërtimi. “Edhe administratori i pallatit deklaron se nuk ka asnjë zaptim. Është mbyllur vetëm ballkoni dhe nuk ka ndryshuar faqja e pallatit. Nuk ka ndëtim pa leje dhe zaptim”, deklaroi Sedvari. Ndërkohë, gjyqtari Avdiu shtoi se e kishte mbyllur ballkonin për shkak se kishte pasur lagështirë.

Gjyqtari Abdiu është përballur me barrë prove edhe për një vilë me dy kate në një fshat turistik në Golem, ku megjithëse ai gëzon 1/3-ën pjesë takuese, pretendon se nuk ka asnjë kontribut në krijimin e kësaj pasurie të blerë nga prindërit e tij.

Kjo pasuri e regjistruar në emër të subjektit dhe prindërve të tij në vitin 2016, ka rezultuar se është përfituar nga këmbimi me një tjetër vilë të ngjashme porositur nga e ëma.

Sipas Qrikos, subjekti ka deklaruar se burim krijimi i kësaj pasurie janë një kredi e marrë nga babai dhe shitja e pjesës takuese vilës së mëparshme në shumën 40 mijë USD. Në seancë u evidentua dhe një deklarim tjetër i Abdiut për këtë pasuri, ku veç bashkëpronësisë ka përcaktuar si burime të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti në Kavajë dhe ato nga puna.

“Duket se ka mospërputhje për mënyrën e përfitimit të vilës. Në deklarimet vjetore janë pasqyruar si burime shitja e një apartamenti në bashkëpronësi dhe kursimet. Ndërsa në deklaratën ‘veting’ shënohet shkëmbim dhe pagesë e shumës 4 milionë lekë për blerjen e ½-ës pjesë takuese me të ardhurat e babait dhe kredi në shumën 2.5 milionë lekë e marrë në vitin 2001”, konstatoi Qirko dhe vërejti se kredia rezulton të ketë shërbyer për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Ajo vërejti se subjekti ka shpjeguar në vijim se si burim ka shërbyer edhe një vlerë 40 mijë USD nga shitja e pjesës takuese nga vila tjetër në Golem. Sipas deklarimeve të Abdiut dhënë gjatë hetimit administrativ, nëna e tij e kishte porositur vilën në Golem në vitin 2000 së bashku me një kushëri të babait. Fillimisht i afërmi ka hequr dorë dhe prindërit i kanë paguar vlerën 4 milionë lekë, ndërsa në 2005-ën ai e ka blerë gjithë banesën duke u kthyer shumën e marrë, si dhe ka paguar 40 mijë USD për pjesën takuese të prindërve të subjektit.

“Sipas aktit të kolaudimit të vilës dy kate të porositur në vitin 2000, duket se financues është nëna dhe shoqëria dhe jo kushëriri”, theksoi Qirko dhe shtoi se nuk ka dokumentacion që të vërtetojë se nëna e subjektit ka hequr dorë nga vila e parë. “Duket se vila është në disponim të familjarëve të subjektit”, pohoi Qirko.

Avokatja Sevdari theksoi se subjekti nuk ka asnjë kontribut për banesën në Golem dhe se ai rezulton bashkëpronar për shkak të vullnetit të prindërve. Ajo solli në vëmendje faktin se prindërit e Abdiut kanë zotëruar të ardhura në masën 16 milionë lekë deri në vitin 2005 dhe se kishin pasur mundësi kursimesh rreth 14 milionë lekë.

“Vlera që subjekti ka përfituar nga prindërit shkon në vlerën 4.8 milionë lekë. Mjafton ku fakt dhe për burimin e pasurive të subjektit analiza duhej të përfundonte këto”, pohoi Sevdari.

Ajo e cilësoi të gabuar aktin e kolaudimit dhe shpjegoi se nëna e subjektit dhe kushëriri i babait kishin porositur një banesë në një fshat turistik në Golem në vitin 2000 dhe kishin paguar 50 mijë SUD. Sipas saj, meqënëse kushëriri ka dashur tjetër apartament, u ra dakort që ta zotëronte familja Abdiu dhe i kanë dhënë atij 4 milionë lekë.

Sevdari sqaroi se kushëriri ishte shtetas kosovar dhe kishte pasur vështirësi me dokumentacionet. Për këtë arsye kishte vendosur të mbante banesën e porositur së bashku me nënën e subjektit dhe i ka kthyer kësaj të fundit vlerat e paguara.

Sipas avokates, rezulton se kontrata për furnimzimin me ujë është në emër të kushëririt të babait të subjektit, si dhe kanë siguruar deklarata noteriale ku thuhet se ai është posedues i shtëpisë së porositur në vitin 2000.

Sevdari solli në vëmendje të Komisionit jurispudencën e KPA-së për mospenalizim të subjekteve në rastet kur pasaktësitë nuk shoqërohen me pamjaftueshmëri financiare.

Komisioni konstaton se subjekti ka blerë në vitin 2009 një autoveturë tip Mercedez Benz për vlerën 950 mijë lekë, që pala shitëse e kishte blerë rreth 22 ditë para për vlerën 11 mijë e 900 euro dhe kishte paguar 529 mijë lekë për zhdoganimin.

Në kontratën e shitblerjes, ka rezultuar se subjekti në cilësinë e blerësit nuk ka pasur pretendime për gjendjen teknike. Edhe nga akti i kolaudimit ka rezultuqar se mjeti nuk ka pasur probleme. Bazuar në këto konstatime, Komisioni ngre dyshime të arsyeshme se vlera 950 mijë lekë e shënuar si çmim shitblerje, nuk përfaqëson vlerën reale të paguar nga subjekti.

KPK ka përfshirë si shpenzim për blerjen e makinës shumën 2.1 milionë lekë dhe për rrjedhojë subjekti ka rezultuar në pamundësi financiare. Po ashtu, ka rezultuar pamundësi për investimin në bono thesari të një shume 500 mijë lekë në vitin 2009.

Sipas Qirkos, Abdiu ka rezultuar me balancë negative në shumën 2.5 milionë lekë edhe për krijimin e një depozite 20 mijë euro në 2016-ën.

Nga analiza financiare paraprake e përgjithshme për periudhën 2003-2016, është konstatuar balancë negative në vlerën totale 3.9 milionë lekë.

Avokatja Sevdari e kundërshtoi analizën financiare duke pretenduar se analiza e tyre rezulton pozitive. Ajo kërkoi që të ulet përqindja e shpenzimeve jetike nga të ardhurat e prindërve të subjektit dhe e cilësoi të gabuar vendosjen e shumës 2.1 milionë lekë si shpenzim për blerjen e Benz-it.

“Duke vendosur vlerën reale, balanca del pozitive”, pohoi ajo dhe këmbënguli se për depozitën 20 mijë euro kanë shërbyer të gjitha kursimet e subjektit para vitit 2012.

Sipas Sevdarit, ishte e provuar se prindërit e subjektit kishin pasur mundësi për blerjen e gjithë pasurive. Ndërkohë, ajo kërkoi që të merret në konsideratë jurispudenca e KPA-së që çmon se analizës së burimeve duhet t’u nënshrtohet vetëm pjesa e dhuruar.

Në përfundim, gjyqtari Altin Abdiu kërkoi konfirmimin e tij në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 28 qershor, në orën 09:45./REPORTER

fehmi abdiu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë