LIVE UPDATES
Politike

Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese/ DW: Aplikacioni vijon të përdoret për fushatë! Pretendime për censurë parazgjedhore

Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e platformës TikTok për 12 muaj do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Organizata të medias e shoqërisë civile dorëzuan kërkesën.

25 Mars 2025, 15:29 Nga B.Z
Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese/ DW:
Foto ilustruese

TIRANË - Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqizimin Ligjor dorëzuan të martën (25.03.) kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e TikTok.

Qeveria shqiptare vendosi më 6 mars të mbyllë platformën e njohur. ‘'Vendimi për mbylljen totale të TikTok është hap ekstrem dhe i pajustifikuar që shkel lirinë e shprehjes, të informimit dhe liritë ekonomike të qytetarëve'' – u shpreh Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, përpara godinës së Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Myzyrajt legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte ‘'një precedent të rrezikshëm të censurës digjitale, që mund t'i hapte më pas rrugën edhe mbylljes së rrjeteve të tjera sociale''.

Ndalimi i aplikacionit u argumentua në vendimin e qeverisë në Shqipëri me pretendimin se përmbajtja e pakontrolluar mund të sillte efekte negative mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Avokati, Franc Terihati, njëherësh drejtues i Qendrës për Fuqizimin Ligjor u shpreh se mbyllja duhet të ishte masa e fundit.

 ‘'Parimet dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm në bazë të interesit publik, kjo nuk provohet me fakte në VKM. Edhe nëse ndodh cënimi i interesit publik, kufizimi duhet të ndodhë në mënyrë të kufizuar'' – u shpreh avokati.

Pretendimet e opozitës për censurë parazgjedhore
 
Fill pas vendimit të qeverisë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i kërkoi kompanive të internetit, të marrin  masa për bllokimin e aksesit në Tik tok në territorin shqiptar. Kjo përfshinte bllokimin e adresave IP përkatëse dhe serverëve DNS të lidhur me aplikacionin.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok u mor nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues. "Një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruante Rama në platfomën X.

Megjithatë Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti këtë veprim censurë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen në muajin maj. ‘'Është një akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë'' – u shpreh kryedemokrati, i cili thirri edhe një protestë kundër mbylljes së Tik tok, e cila u mbajt në sheshin përpara kryeministrisë në 13 mars.

Tik tok-u vijon të përdoret për fushatë

Një vëzhgim i kryer nga Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret me monitorimin e zgjedhjeve parlamentare, ka konstatuar se platforma Tik Tok vijon të përdoret në Shqipëri për qëllime elektorale.

 ‘'Jo vetëm përfaqësues të opozitës, por edhe drejtues të qarqeve apo kandidatëve potencialë nga Partia Socialiste po e përdorin këtë platformë për të bërë fushatë'', shprehet Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës.

 ‘'Ata vijojnë ta përdorin këtë rrjet social, për të shpërndarë materiale që i shërbejnë fushatës së tyre, madje duke ndarë edhe video me vetë kryeministrin'' – shton më tej Xhemollari.

Ai thotë se të gjitha palët po e shfrytëzojnë këtë moment duke qenë se mbyllja e platformës Tik Tok nuk është finalizuar ende e plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë./DW

mbyllja e tiktok

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet