Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
TIRANË- Gjykata e Stasburgut ka akuzuar fajtor shtetin shqiptar për moszbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës më 21 Janar. Në vendimin e shpallur ditën e sotme, Gjykata e Stasburgut ka dalë në përfundimin se ka pasur dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes!
Në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut thuhet se këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ka gjetur një sërë pengesash, që nga mosbindja ndaj urdhrave të prokurorisë, tek deklaratat intimiduese dhe fshirja e regjistrimeve video në serverin e kryeministrisë.
“Gjykata Administrative konstatoi se më 21 janar 2011, oficerët e Gardës Kombëtare kishin përdorur armët e tyre në një mënyrë që kishin ka qenë në kundërshtim me ligjin për armët e zjarrit. Ajo arriti në përfundimin se autoritetet shtetërore ishin përgjegjës për humbjen e jetës së A.N. pasi kishin “dështuar të merrnin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur humbjen e jetës së të ndjerit”. Prandaj, Gjykata do të procedojë mbi bazën e pakontestueshme nga palët, se A.N. u vra si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga Oficerët e Gardës Kombëtare më 21 janar 2011″, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
Gjykata e Strasburgut thotë se qeveria dhe shteti shqiptar në ansjë moment nuk ka pretenduar se protestuesi Aleks Nika ka paraqitur kërcënim serioz për personelin e Gardës Kombëtare, ndaj vrasja e tij është në çdo moment e papranueshme.
“Në të vërtetë, është vërtetuar se A.N. po qëndronte në trotuar përballë bulevardit (përballë godinës së Kryeministrisë), dhe nuk ka asgjë që tregon se ai ishte në ndonjë mënyrë i përfshirë në ndonjë akt të dhunshëm”, thuhet në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën.
Vendimi i plotë:
Autoritetet shqiptare duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë Në vendimin1 e sotëm të Dhomës në çështjen Nika k. Shqipërisë (kërkesa nr. 1049/17) Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti, njëzëri, se ka pasur: dy shkelje të nenit 2 (e drejta për jetën dhe për hetim) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Çështja lidhej me vdekjen e bashkëshortit dhe babait të kërkueseve pasi ishte qëlluar me një plumb në kokë në vitin 2011 gjatë një proteste përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës kishte pasur përballje të dhunshme midis demonstruesve dhe autoriteteve. Kërkuesit pretenduan në veçanti se komandanti i përgjithshëm i Gardës së Republikës, i ngarkuar me mbrojtjen e Kryeministrisë, kishte urdhëruar vartësit e tij të hapnin zjarr ndaj protestuesve.
Dhoma gjeti se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës dhe jo në sekuencën apo natyrën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues i Gardës.
Kishte pasur gjithashtu edhe një sërë mangësish të tjera në hetim, duke përfshirë fshirjen e videoregjistrimeve të incidentit dhe mos-ndjekjen e disa pistave kyçe të hetimit, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë. Këto mangësi ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim padrejtësisht. Dhoma gjeti gjithashtu të meta në kornizën ligjore që rregullonte në atë kohë përdorimin e armëve të zjarrit në kontekstin e tubimeve masive, si dhe defekte serioze në planifikimin dhe kontrollin e protestës.
Autoritetet vendase nuk dëshmuan se përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës që rezultoi në vdekjen e të afërmit të kërkueseve, kishte qenë absolutisht i nevojshëm. Në fakt, vetë Qeveria Shqiptare pranoi se përdorimi i forcës kishte qenë i tepruar. Më tej, trupa gjyqësore vendosi se sipas nenit 46 (forca detyruese dhe ekzekutimi i vendimeve) autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e vdekjes së të afërmit të kërkueseve dhe të identifikojnë e ndëshkojnë përgjegjësit.
Një përmbledhje ligjore e rastit do të jetë në dispozicion në bazën e të dhënave të Gjykatës HUDOC (Lidhja) Faktet kryesore Kërkueset, Rajmonda, Amelia dhe Mentila Nika, janë shtetase shqiptarë që kanë lindur përkatësisht në vitet 1984, 2009 dhe 2010 dhe jetojnë në Lezhë (Shqipëri). Ato janë bashkëshortja dhe vajzat e A.N., i cili u qëllua me armë në kokë më 21 janar 2011 gjatë një proteste përpara Kryeministrisë. Ai vdiq në spital më 4 shkurt 2011.
Protesta u organizua nga Partia Socialiste e Shqipërisë, partia kryesore opozitare e asaj kohe. Ajo kishte informuar autoritetet disa ditë përpara rreth pikave të grumbullimit të demonstruesve dhe itinerarit të tyre. Garda e Republikës ishte në gatishmëri dhe policia kishte përgatitur një plan për garantimin e rendit.
Në ditën e protestës situata u përkeqësua me shpejtësi kur disa nga protestuesit filluan të hedhin gurë në drejtim të njërit prej kordonëve të policëve. Pavarësisht se policia përdori gaz lotsjellës dhe një makinë uji për shpërndarjen e protestuesve, një grup protestuesish arritën të sulmojnë një derë hekuri në veri të ndërtesës dhe hynë në oborrin e godinës. Një grup oficerësh, të pajisur me skafandra dhe shkopinj gome, arritën t’i shtyjnë protestuesit jashtë oborrit.
Megjithatë, shumë shpejt pas atij momenti, disa oficerë të Gardës filluan të përdornin armët e tyre të zjarrit, duke qëlluar me plumba manovre dhe luftarak. Tre protestues vdiqën në vend dhe i afërmi i kërkueseve u godit në kokë me një plumb. Asnjë nga katër viktimat nuk gjendej në oborrin e Kryeministrisë; ata ishin në një trotuar aty pranë. Asnjëri prej tyre nuk po merrte pjese në dhunën kundër oficerëve të Gardës. Nga përplasja u plagosën 45 shtetas të tjerë, si dhe 82 oficerë të Gardës dhe 27 punonjës policie.
Prokuroria nisi një hetim po atë ditë, duke lëshuar urdhër-ndalime për gjashtë të dyshuar, oficerë të Gardës së Republikës. Kur u morën në pyetje, oficerët mohuan kategorikisht të kishin qëlluar drejtpërdrejt mbi turmën, duke pohuar se ata kishin qëlluar në ajër vetëm për të zmbrapsur protestuesit. Gjithashtu, ata pohuan se nuk ishte dhënë asnjë urdhër, në asnjë moment, për të qëlluar në ajër ose në drejtim tjetër, dhe se çdo oficer e kishte marrë vetë këtë vendim.
Në përfundim të procesit, në vitin 2013 dy nga oficerët u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia të dy prej viktimave. Ata u dënuan përkatësisht me një dhe tre vjet burgim. Gjykata e Apelit e Tiranës arriti në përfundimin se përdorimi i forcës nga oficerët e Gardës kishte qenë i tepruar dhe se ata duhej të kishin parashikuar pasojat e vendimit të tyre për të qëlluar me plumba luftarak në ajër. Gjykata e Apelit megjithatë nuk e gjeti të provuar se oficerët kishin qëlluar drejtpërdrejt ndaj dy viktimave, të cilët me shumë gjasa ishin vrarë nga plumba rikoshet.
Sidoqoftë, sipas gjykatës të shtënat në ajër duheshin konsideruar si një mjet i ligjshëm për të zmbrapsur protestuesit që ishin përpjekur të hynin në godinën e Kryeministrisë. Hetimi për vdekjen e A.N. u nda nga dosja kryesore dhe vazhdon ende. Një numër ekspertizash balistike janë kryer mbi plumbin e nxjerrë nga koka e A.N., por për shkak të dëmtimeve të tij ka qenë e pamundur të përputhej plumbi me armën nga e cila ishte shkrepur.
Kërkuesit nisën gjithashtu një proces gjyqësor për dëmshpërblim dhe në vitin 2017 secilit prej tyre iu dha mbi 100,000 euro dëmshpërblim. Në këtë procedurë Gjykata Administrative e shkallës së parë në Tiranë gjeti se oficerët e Gardës kishin përdorur armët e tyre më 21 janar 2011 në shkelje të Ligjit për Përdorimin e Armëve të Zjarrit. Ajo arriti në përfundimin se autoritetet shtetërore ishin përgjegjëse për vdekjen e A.N.
Ankesat, procedura dhe përbërja e Gjykatës
Duke u mbështetur në veçanti në nenin 2 (e drejta për jetë/hetim), kërkueset pretenduan se përdorimi i forcës nga autoritetet gjatë protestës kishte qenë i tepruar dhe se hetimi për vdekjen e të afërmit të tyre kishte qenë joefektiv. Kërkesa u parashtrua në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut më 22 dhjetor 2016. Res Publica-s, një organizatë joqeveritare, iu dha e drejta për të ndërhyrë në procedurë si palë e tretë.
Hetimi
Megjithëse reagimi i autoriteteve ndaj incidentit kishte qenë i shpejtë, Gjykata konsideroi se kishte pasur një numër mangësish që ngjallnin dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin hetimin apo të ndërhynin padrejtësisht. Së pari, zyrtarë të lartë kishin bërë disa deklarata publike të nxituara menjëherë pas incidentit, duke thënë se viktimat ishin qëlluar në distancë të afërt dhe me lloje armësh të ndryshme nga ato në përdorim nga Garda dhe policia. Prokurorja e Përgjithshme i ishte nënshtruar kritikave të ashpra nga Kryeministri i atëhershëm dhe nga një komision hetimor parlamentar i cili kishte nisur punën paralelisht me hetimin penal. Një qasje e tillë pati një ndikim negativ në efektivitetin e hetimit, në veçanti për shkak të potencialit për t’i dekurajuar dëshmitarët për të bashkëpunuar me hetimin.
Për më tepër, edhe pse ishin lëshuar urdhër-ndalime në lidhje me oficerët e dyshuar të Gardës së Republikës, ato nuk ishin zbatuar, me pretendimin e pasaktësive në përmbajtjen e tyre. Ishin vetë oficerët ata që u dorëzuan 18 ditë më vonë, çfarë solli një humbje kohe në një fazë kritike, si dhe të mundësisë për të minimizuar bashkëpunimin ose shtrembërimin e së vërtetës. Po ashtu ishte me rëndësi fakti që regjistrimet video të incidentit, të ruajtura në dhomën e serverit të Kryeministrisë, ishin fshirë. Dyshimi se fshirja mund të kishte qenë e qëllimshme nuk gjeti përgjigje në procesin penal kundër një nëpunësi të teknologjisë së informacionit, proces i cili nuk arriti të përcaktonte se prej kujt dhe si ishin fshirë regjistrimet.
Të tjera mangësi në hetim përfshinin mos-hetimin e mundësisë që demonstruesit, duke përfshirë edhe të afërmin e kërkueseve, ishin shënjestruar drejtpërdrejt dhe deri në ç’masë oficerët komandues kishin qenë përgjegjës për rrjedhën e ngjarjeve. Nuk ishte përcaktuar as një kronologji e saktë e ngjarjeve, duke përfshirë sekuencën dhe natyrën e urdhrave të dhënë nga ata që ishin në zinxhirin komandues të Gardës dhe momentin e saktë kur viktimat ishin qëlluar. Në fakt, disa pista kyçe hetimi, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë, nuk ishin shteruar.
Më tej, sa i përket mangësive në hetimin konkret për vdekjen e të afërmit të kërkueseve, Gjykata gjeti se autoritetet nuk kishin kryer në kohë ekspertizën mbi trupin e viktimës dhe kërkueset u ankuan se u ishte mohuar aksesi gjatë hetimit, pretendim që Qeveria nuk mundi ta rrëzojë me prova. Prandaj, marrë parasysh tërësinë e rrethanave, Gjykata gjeti se hetimi i çështjes nuk kishte qenë efektiv pasi nuk kishte arritur të përcaktonte të vërtetën apo të çonte në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës, çfarë përbën shkelje të nenit 2.
4 Përdorimi i forcës dhe vdekja e të afërmit të kërkueseve
Edhe pse gjykatat kombëtare e kishin gjetur Shtetin përgjegjës për vdekjen e të afërmit të kërkueseve dhe këto të fundit kishin marrë dëmshpërblim, rrethanat e hapjes së zjarrit ende nuk janë përcaktuar qartë. Në veçanti, nuk është vërtetuar në nivel kombëtar se i afërmi i tyre kishte vdekur si pasojë e përdorimit të një arme zjarri nga një oficer i caktuar i Gardës. Identiteti i atij oficeri apo i ndonjë personi tjetër të përfshirë nuk është përcaktuar.
Prandaj, Gjykata hodhi poshtë argumentin e Qeverisë se kërkuesit kishin humbur statusin e viktimës. Gjykata vijoi duke gjetur se kishte pasur tre grupe kryesore mangësish në përdorimin e forcës që solli vdekjen e të afërmit të kërkueseve.
Së pari, në atë kohë kishte pasur mangësi në kornizën ligjore që rregullonte përdorimin e armëve të zjarrit në kontekstin e tubimeve masive. Gjykata e gjeti problematike faktin se legjislacioni vendas autorizonte përdorimin e armëve të zjarrit për mbrojtjen e pronës, pa përcaktuar qartë se cilat rrethana saktësisht do ta justifikonin një veprim të tillë. Ligji ka ndryshuar ndërkohë duke përfshirë kushtin që jeta e atyre që janë përgjegjës për mbrojtjen e një objekti duhet të jetë në rrezik. Më pas, Gjykata vijoi me identifikimin e defekteve serioze në planifikimin dhe kontrollin e protestës, pavarësisht se autoritetet kishin pasur kohë për t’u përgatitur pasi ishin njoftuar disa ditë përpara. Gjykata vuri në dukje në veçanti se nuk kishte pasur udhëzime të qarta për përdorimin e forcës vdekjeprurëse apo për kontrollin e turmës, si dhe kishte munguar bashkërendimi i duhur midis Gardës së Republikës dhe policisë, si edhe një zinxhir i qartë komandues.
Sasia e gazit lotsjellës në dispozicion dhe vetëm një automjet ujë-shpërndarës nuk kishin qenë të mjaftueshme për të shpërndarë turmën dhe policia nuk ishte pajisur me maska kundra gazit; si rrjedhim, atyre iu desh të tërhiqeshin dhe të linin Gardën e Republikës për t’u përballur e vetme me turmën e protestuesve.
Si përfundim, Gjykata konsideroi se autoritetet nuk dëshmuan se përdorimi i forcës vdekjeprurëse që rezultoi në vdekjen e të afërmit të kërkueseve kishte qenë absolutisht i nevojshëm në rrethanat e rastit. Proceset kombëtare nuk shqyrtuan nëse forcat e sigurisë mund të kishin përdorur mjete të tjera (jo-vdekjeprurëse) të kontrollit të turmave, të cilat në ditën e ngjarjeve ishin përdorur shumë pak dhe kjo për motive që nuk janë shpjeguar nga autoritetet.
I afërmi i kërkueseve nuk përbënte ndonjë kërcënim për Gardën e Republikës dhe Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse. Edhe nëse do të pranohej argumenti se oficerët kishin qëlluar në ajër si formë paralajmërimi, është e vështirë të imagjinohet se zjarr-qitja në një kënd të kujdesshëm do të kishte goditur në kokë të afërmin e kërkueseve, qoftë edhe si pasojë e një plumbi rikoshet, ndërsa ai ishte duke qëndruar në këmbë afër trotuarit përballë Kryeministrisë.
Në fakt, vetë Qeveria Shqiptare kishte pranuar se forca e përdorur kishte qenë “shpërpjesëtimore”. Rrjedhimisht, ka pasur një shkelje të nenit 2 sa i përket vdekjes së të afërmit të kërkueseve.
Neni 41 (shpërblimi i drejtë)
Kërkuesit nuk dorëzuan kërkesë për shpërblim të drejtë.
Neni 46 (forca detyruese dhe ekzekutimi i vendimeve)
Ligjet që rregullojnë përdorimin e armëve të zjarrit janë ndryshuar pas incidentit në fjalë dhe të shtënat në ajër si mjet për shpërndarjen e turmave janë tashmë të ndaluara me ligj. Gjykata vendosi se i takon Komitetit të Ministrave, organit ekzekutiv të Këshillit të Evropës, ta ndjekë ekzekutimin e vendimit dhe të vlerësojë nëse këto masa të përgjithshme dhe masat e tjera të sugjeruara nga Qeveria Shqiptare janë efektive. Ajo gjithashtu konsideroi se autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së të afërmit të kërkueseve dhe të identifikojnë dhe ndëshkojnë personat përgjegjës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë, dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës. Megjithatë, familjarët e Nikës janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa janë shprehur “Prokuroria po luan ping pong” me dosjet. Ndaj, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut./Dosja.al
Policia PUKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Arrëz, ku dy vëllezër kanë përfunduar pas heku...
Emigranti BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar në Angli është duke luftuar me jetën, pas një tentative vetëvrasjeje n&...
Agron Cela TIRANË- Deputeti socialist Agron Cela është thirrur ditën e sotme nga SPAK për të dhënë deklarime në...
Bebe TIRANË- Si lindjet dhe vdekjet shënuan rënie të konsiderueshme në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke reflektuar...
Moti TIRANË- Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjes&eum...
Eugen Beçi TIRANË- Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka deklaruar se ai ka qenë shënjestër e Dritan R...
Gjykata Kushtetuese TIRANË-Në Tiranë Gjykata Kushtetuese mbylli sot hetimin gjyqësor për çështjen e Parkut Kombët...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për Dritan Rexhepin, narkotrafikantin shqiptar të arrestuar në Turqi. I ftuar në...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ku ka folur për arrestimin e Dritan Rexhepit, i njohur edhe si Gramos Rexhepi, një nga narkotrafika...
TIRANË- Mesditën e së dielës, Gjykata dha masën e arrestit me burg për edukatoren e kopshtit “Stinët”, Majlinda...