LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Gjykata Kushtetuese përfundon dëgjimin e argumenteve për Butrintin

Gjykata bëri të ditur se, deri në atë datë palët e interesuara mund të paraqesin një material të pritshëm me vlerësimet nga UNESCO për këtë çështje.

13 Nëntor 2023, 22:15 Nga h.k
VOA: Gjykata Kushtetuese përfundon dëgjimin e argumenteve për
Gjykata Kushtetuese

TIRANË-Në Tiranë Gjykata Kushtetuese mbylli sot hetimin gjyqësor për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe shtyu vendimmarrjen deri më 30 nëntor.

Gjykata bëri të ditur se, deri në atë datë palët e interesuara mund të paraqesin një material të pritshëm me vlerësimet nga UNESCO për këtë çështje.

Një grup prej 36 deputetësh i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e atij Parku Kombëtar, bazuar në një marrëveshje mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit.

Gjykata Kushtetuese vazhdoi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh opozitarë për ta shfuqizuar si antikushtetues ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjykata mori sot 3 kërkesa; për shtesë e saktësim të objektit në gjykim, shtyrje të vendimit dhe për largim nga trupa gjyqësore të tre prej gjyqtarëve.

Këtë kërkesë të fundit gjykata e rrëzoi, ndërsa mbylli hetimin gjyqësor dhe e shtyu vendimmarrjen deri më 30 nëntor.

Avokati Agron Alibali, përfaqësues i grupit të deputetëve kërkues opozitarë, thotë për Zërin e Amerikës që shteti shqiptar ka dëshmuar qartë se zotëron aftësi dhe kapacitete të plota për ta menaxhuar vet Butrintin.

“Ky model kontrolli, menaxhimi dhe posedimi nga një fondacion privat i Parkut Kombëtar të Butrintit është i pashembullt në botë dhe vjen në kundërshtim me Konventën e UNESCO-s në Paris, e cila është ratifikuar nga 195 vende anëtare të OKB-së”, thotë zoti Alibali.

Ai theksoi se krahas shkeljeve kushtetuese, vlerësimi i UNESCO-s për çështjen e Parkut të Butrintit është me rëndësi thelbësore, dhe pikërisht këto ditë është duke zhvilluar një nga forumet e veta.

“Ndryshe nga sa mendohet që këtu kemi të bëjmë vetëm me një administrim të pasurisë në një kuptim të ri hybrid, kjo nuk është thjesht në kuptimin e fjalorit të gjuhës shqipe kujdesje, përkujdesje për një pasuri e të tjerë. Këtu në fakt kemi të bëjmë me marrje në posedim, në kontroll, në shfrytëzim dhe në prezantim. Pra janë të gjithë këto funksione që i takojnë shtetit palë, i cili duhet të ketë rol parësor, sipas nenit 4 të Konventës së Parisit”, thotë zoti Alibali.

Në seancën e sotme gjyqësore kishte përfaqësues nga Avokati i Popullit dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilët e lanë në vullnetin e gjykatës vendimin për kërkesat e reja të avokatit të deputetëve.

Krahas kërkuesve opozitarë, ishin në seancë përfaqësues nga Kuvendi, nga qeveria, dhe nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit.

Ata u shprehën se kërkuesit e procesit po vinin me një seri kërkesash të reja, me një strategji vonesah, për të shkaktuar shtyrjen dhe zvarritjen e kësaj çështje të ndjeshme.

Menaxheri i projektit të Butrintit në Fondacionin Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim, Ilir Parangoni, tha për Zërin e Amerikës se ky fondacion po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe respekton vendimin e saj për çështjen e Butrintit.

Ai theksoi AADF është duke mbështetur ministrinë e Kulturës në përpjekjet e saj për krijimin e modeleve të reja të menaxhimit për sitet kulturore, qendrat historike, parqet arkeologjike si dhe muzetë, ku përfitues kryesor është komuniteti vendor.

“AADF ka ndihmuar në këtë kuadër me fonde, me grante ministrinë e Kulturës në lidhje me qendrat historike, si Pazari i Korçës, Pazarit të ri të Tiranës, Qafë Pazarit të Gjirokastrës, si dhe shumë qendra të tjera historike dhe arkeologjike. Po ashtu edhe për Butrintin. Është i njëjti model, që do të aplikohet në miradministrimin e pasurisë kulturore arkeologjike të Butrintit”, tha zoti Parangoni.

Zoti Parangoni detajoi se Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit nuk ka marrë ende nën administrim sitin kulturor të Butrintit përderisa çështja është ende në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shtoi se miradministrimi i Butrintit përballet me sfida të reja si numri i madh i vizitorëve, ndryshimet klimaterike, duke qenë pranë detit.

“AADF as nuk merr​ as nuk jep me koncesion pasuri kulturore, që janë nën shtetin shqiptar, që administrohen nga shteti shqiptar. Të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen në Butrint do të qëndrojnë në Butrint. Modeli i ri ka për bazë, që të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga turizmi dhe nga vizitueshmëria e sajtit do të qëndrojnë në Butrint, për t’u investuar në Butrint pa marrë pas as edhe një qindarkë”, tha zoti Parangoni.

Ligji mbi marrëveshjen e ministrisë së kulturës me Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit u miratua nga Kuvendi 18 muaj më parë mes debateve të ndezura në Kuvend, ndërsa Gjykata Kushtetuese e regjistroi kërkesën e deputetëve opozitarë plot një vit më parë, ndërsa janë zhvilluar disa seanca në janar, shkurt, korrik, tetor dhe tani në nëntor.

Ligji shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi privat i kësaj forme.

Qeveria beson se ky ligj është një hap me rëndësi për mirëmenaxhimin e Parkut. Ministria e Kulturës dhe AADF themeluan Fondacionin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Marrëveshja parashikon plotësimin e standarteve të UNESCO-s për mbrojtjen, konservimin dhe ruajtjen e parkut, si dhe invesitimin edhe 5 milionë dollar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit./VOA 

butrinti gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet