Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas vendimit të Gjykatës së Romës që urdhëroi rikthimin e tyre, 12 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi u rikthyen në Itali nga një anije e rojes bregdetare italiane.
LEZHA- Autoritetet italiane u vunë në lëvizje të shtunën për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Emigracionit në Romë për emigrantët, të cilët ishin vendosur të mërkurën në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Anija e rojes bregdetare italiane mbërriti rreth orës 7:30 të mëngjesit të së shtunës në portin e Shëngjinit për transportimin e emigrantëve drejt shtetit fqinj. Menjëherë pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet italiane, nën shoqërimin e policisë shqiptare, transportuan 12 emigrantët nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.
Procedurat në port zgjatën vetëm pak minuta dhe emigrantët, të shoqëruar nga forcat italiane, hipën në anijen e rojes bregdetare, e cila rreth orës 9:00 u nis drejt Portit të Barit në Itali. 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën nga Guardia di Finanza dhe u sollën në kampin e Gjadrit nga anija e marinës italiane të mërkurën e 16 tetorit.
Por, pas dy ditësh, Gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azilkërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe, për këtë arsye, 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët u nënshkrua në nëntor të vitit 2023 mes kryeministrave të të dy vendeve, Rama dhe Meloni, por me këtë vendim të Gjykatës së Romës mbetet e paqartë nëse kjo marrëveshje mund të funksionojë, ndonëse në Shëngjin dhe Gjadër shteti italian ka investuar miliona euro në ngritjen e dy qendrave./ BIRN
Protesta e aktivistëve LEZHA- CBC News i ka dedikuar një artikull debatit rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe S...
Emigrantët në Shëngjin ITALIA- 12 emigrantë të strehuar në Gjadër duhet të dërgohen në Itali. Sipas media...
droga e sekuestruar ATHINË- Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Greqi. Mësohet se të dy së bashku kishin ng...
Agron Kraja ANGLI- Një shqiptar është dënuar me nëntë muaj burg në Angli, pasi e kishte kthyer dy pronat e tij në ...
foto ilustruese KËLCYRË- Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas njoftimit të policis&...
foto ilustruese ERSEKË- Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka tentuar të përd...
fotot ilustruese SHKODËR- Pesë persona janë arrestuar në Lezhë, pasi kishin përshtatur banesën dhe stallën e bag&eu...
foto ilustruese BELGJIKË- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia belge pasi u kap me 13 kg kokainë. I riu shqiptar tërhoq...
foto ilustruese GRAMSH- Një 41-vjeçar i shpallur në i kërkim nga GJKKO për veprën penale "Shkelje e barazisë s&eu...
droga GREQI- Një shqiptar është arrrestuar në Igumenicë nga autoritetet e Greqisë. Mësohet se 54-vje&cced...