LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vdekja e Artur Zhejit, një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë në vend", avokati Llangozi: Ambulanca krejtësisht e papajisur! Pacienti nuk u shtri në barrelë...

Llangozi në reagimin e tij është shprehur se humbja e publicistit ka ardhur nga mënyra e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni.

29 Gusht 2025, 16:41 Nga N.F
"Vdekja e Artur Zhejit, një pasqyrë dramatike e gjendjes së
Artur Zheji

TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Llangozi në reagimin e tij është shprehur se humbja e publicistit ka ardhur nga mënyra e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni.

Ai theksoi se ditën tragjike kur Zheji shprehu shqetësime shëndetësore mbërriti një ambulancë që rezultoi krejtësisht e papajisur për të përballuar një rast të tillë kritik. Avokati shtoi se pacienti nuk u mor i shtrirë në barrelë, por eci vetë për të hipur në ambulancë. Ai shtoi se ky është një veprim që bie ndesh me çdo standard mjekësor dhe që rrit ndjeshëm rrezikun në rast infarkti akut.

Avokati u shpreh se tragjedia e Artur Zhejit nuk është vetëm një dështim individual i një ekipi të urgjencës, por një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë publike në vend. Sipas tij qytetarëve u mungon garancia më elementare për trajtim sipas standardeve.

"Një nga shkaqet që çuan drejt humbjes së jetës së publicistit të njohur Artur Zheji lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni.

Pas njoftimit për gjendjen e rëndë të pacientit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë që rezultoi krejtësisht e papajisur për të përballuar një rast të tillë kritik. Në vend që të zbatohej protokolli standard për një atak akut kardiak, që përfshin monitorim kardiak, oksigjenoterapi, EKG, aspirinë, medikamente për dhimbjen dhe transport urgjent të pacientit në barrelë, ambulanca kishte vetëm një shtrat bosh, pa asnjë pajisje bazike për shpëtimin e jetës.

Më skandaloze është fakti se pacienti nuk u mor i shtrirë në barrelë, por u lejua të ecte vetë për të hipur në ambulancë, një veprim që bie ndesh me çdo standard mjekësor dhe që rrit ndjeshëm rrezikun në rast infarkti akut.

Një tjetër element kritik ishte mungesa e përgatitjes së defibrilatorit. Në çdo ambulancë dhe urgjencë spitalore defibrilatori është pajisje bazë që duhet të vihet menjëherë në dispozicion sapo dyshohet për atak kardiak. Në rast arresti, ekipi duhet të nisë reanimacionin kardiopulmonar (CPR) dhe të aplikojë defibrilacion sipas protokollit ACLS. Në rastin e Zhejit, nuk u bë as përgatitja më minimale për këtë procedurë jetike, duke e lënë pacientin pa mundësinë elementare të shpëtimit.

Ky rast tregon jo vetëm mungesën e pajisjeve bazë në shërbimin e urgjencës së Sarandës, por edhe papërgatitjen profesionale të stafit. Në vend që të ishte një ambulancë e pajisur për të shpëtuar jetë, ajo u shndërrua në një mjet transporti i ftohtë dhe i padobishëm, duke ia mohuar pacientit shansin për të marrë ndihmën e parë të specializuar dhe për të mbërritur gjallë në një qendër spitalore me kapacitete më të larta.

Tragjedia e Artur Zhejit nuk është vetëm një dështim individual i një ekipi të urgjencës, por një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë publike në vend. Qytetarëve u mungon garancia më elementare për trajtim sipas standardeve, duke u lënë jetën në mëshirë të fatit dhe të një sistemi të degraduar që shpesh dështoi edhe atje ku çdo sekondë ishte çështje jete a vdekjeje.

Edhe më shqetësuese është fakti se, pavarësisht shkeljeve flagrante të protokolleve mjekësore dhe dyshimeve të arsyeshme për neglizhencë që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së Artur Zhejit, organet ligjzbatuese nuk kanë nisur asnjë hetim.

Deri më sot, as prokuroria dhe as institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të verifikuar përgjegjësinë ligjore të personelit mjekësor apo të drejtuesve të spitalit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se rasti po tentohet të mbulohet në heshtje," tha ai.

arben llangozi artur zheji

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet