Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo fillimisht e shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, por më pas transferuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar, pasi mjekët e Durrësit menduan se kishte nevojë për ndërhyrje më të specializuar.
DURRËS- 17-vjeçarja Noela Caka nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, ka ndërruar jetë paraditen e 15 dhjetorit në spitalin infektiv të Tiranës për shkak të meningjitit akut. Ajo fillimisht e shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, por më pas transferuar në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar, pasi mjekët e Durrësit menduan se kishte nevojë për ndërhyrje më të specializuar.
Shokët dhe shoqet e klasës dhe shkollës në të cilën Noela ndiqte studimet mësohet morën pjesë dje në ceremoninë mortore ndërsa në bankën e saj janë vendosur dhe lule. Tomor Agalliu, drejtori i gjimanzit ku studionte e ndjera, tha për mediat se kjo ishte e papritur për ta dhe se janë të shokuar. Ai shtoi se s'ka patur shqetësim më parë dhe menjëherë e kanë çuar në urgjencë në spitalin e Durrësit.
“Me dhimbje të thellë po konfirmoj një lajm shumë të hidhur që i ndodhi këto ditë një ish-nxënëseje, maturante, klasa e 12. Ishte një nxënëse që spikaste, evidentohej, ishte aktive në veprimtari dhe mungesa e saj ndihet shumë. Ndodhi papritur, u shokuam të gjithë. Në orët e para të ditës së shtunë, ora 3 e mëngjesit sipas bisedave që kam patur me familjarët, një temperaturë e lartë papritur.
S’ka patur shqetësim më parë dhe menjëherë e kanë çuar në urgjencë në spitalin e Durrësit. Kanë parë situatën e rënduar dhe e kanë nisur për Tiranë dhe ka qenë fatale për vajzën. Humbje e madhe për familjen dhe ne, që ende vazhdojmë të lotojmë për nxënësen tonë. Dje e përcollëm siç e meritonte, me shumë nxënës e mësues, e mbuluam me lule duke shpresuar se shpirti i saj do jetë në parajsë. Sot ka qenë ditë e parë me mungesën e saj, një ditë e dhimbshme”, tha drejtori i gjimnazit.
Zyra Vendore e Arsimit në Durrës ka ndjekur masat që po merren edhe në gjimnazin “Leonik Tomeo,” ku mësonte 17-vjeçarja. Ambientet e shkollës janë dezinfektuar, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me të.
foto ilustruese SHKODËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi ka kanosur dhe goditur me grusht...
Donika Mema Bardhi DURRËS- Lidhur me rastin e vdekjes së një 17-vjeçareje, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tom...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretariati i Vjenës i Komunitetit të Energjisë i ka vlerësuar me 47 për qind treguesin që lidh...
holta zaçaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për nesër seancën për mandatin e gjyqtares, Holta Zaçaj. ...
Majlind Habibi DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 33-vjeçarit Branko Shkoza në Durrës. S...
Vjedhja e kasafortës SPANJË- Garda Civile ka arrestuar shtatë shqiptarë, anëtarë të një organizate kriminale e...
Adriana Kalaja TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurorinë e Posa&cced...
Droga GREQI- Një operacion antidrogë është finalizuar në Greqi pas bashkëpunimit të DEA-s amerikanë me oficer&...
foto ilustruese FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 17-vjeçarin që plagosi me thikë shokun e tij të klasës, pa...
TIRANË- Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata jan...