LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ I moshuari me 50 kokë dhi bie pre e mashtrimit, 3 persona i zhvasin 13 milionë lekë, iu prezantuan si zyrtarë të AZHBR

Njëri prej tyre, pikërisht Arben Mera iu prezantua si drejtor në AZHBR. Në projektet që zotëron Qemali, është shkruar sikur ato janë miratuar nga Bashkia dhe kanë foto të ndryshme, por nuk kanë asnjë vulë dhe asnjë firmë.

22 Shtator 2022, 21:38 Nga DOSJA
VD/ I moshuari me 50 kokë dhi bie pre e mashtrimit, 3 persona i zhvasin 13
I moshuari

TIRANË- Problematika e radhës e emisionit Stop në Tv Klan është në Cërrik. Një i moshuar që kishte 50 kokë dhi ra pre e një mashtrimi nga 3 persona të cilët i premtuan investim për kompleks blegtoral në tokën e tij. Është fjala për qytetarin Qemal Shabani, i cili produktet e bulmetit i shiste tek një person i quajtur Sula. Ky i fundit e prezantoi me 3 persona nga Tirana të cilët premtuan se do të bënin investimin.

Qemali thotë për Stop se Arben Mera dhe Adem Zalla i morën 13 milionë Lekë të vjetra për të fituar një projekt, pasi njihnin zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Njëri prej tyre, pikërisht Arben Mera iu prezantua si drejtor në AZHBR. Në projektet që zotëron Qemali, është shkruar sikur ato janë miratuar nga Bashkia dhe kanë foto të ndryshme, por nuk kanë asnjë vulë dhe asnjë firmë.

Këta më thanë se ne kemi një të njohur nga AZHBR-ja, drejtor i bordit për zhvillim. Më thanë që do të bëjmë stallë të madhe dhish, do të të biem dhi dhe ti duhet të bësh një parapagim 10 mijë Euro që me lekë shqiptare bënin 13 milionë e 700 mijë të vjetra. Unë ato nuk i kisha, i dhashë 3 milionë Lekë të vjetra, i bëmë me noter, i mori i ati atij menaxherit. Arben Mera ishte ai që u paraqit si drejtor i bordit, Ilir Zalla ishte menaxheri, Adem Zalla është babai i menaxherit. Pjesën tjetër ja kemi dhënë pasi erdhi projekti, ja kemi dhënë pak nga pak. Në projekt përfshihej të kishte 200 kokë dhi. Mirëpo unë kisha 50 kokë dhi dhe u detyrova shita ato që u dhashë lekët këtyre. Projekti qe në plan që do të bëhej brenda vitit 2016. Sot jemi 2022, nuk u bë asnjë gjë fare. Këta gjithmonë më mbanin me shpresa se do të bëhet. Fillimisht ata vinin një herë në dy muaj, më mbrapa nuk vinin më veçse flisnin në telefon. Unë i thashë ose më kthesh lekët ose unë do t’ju ndjek penalisht. Ai më tha mua asnjë llaf mos hap gojë se janë bërë gjithë ato projekte. Ne jemi dy pensionista, ramë pre e këtyre mashtruesve”, thotë Qemal Shabani.

Ata premtonin ta realizonin projektin, i cili edhe pas 6 vitesh nuk u finalizua kurrë. Në momentin që Qemali kërkoi paratë mbrapsht, ata i thanë se pagesat kishin shkuar për projektet. Emisioni Stop u interesua tek AZHBR-ja për punonjësin Arben Mera, por rezultoi se aty nuk figuron asnjë person i tillë.

Stopi: Si kalove? Arben Mera, ku e ka zyrën?  

Punonjësja: Keni lënë takim?  

Stopi: Jo, s’kam lënë takim. Doja të flisja, ta takoja pak!  

Punonjësja: Tek AZHBR-ja nuk ka një punonjës me emrin Arben Mera.  

Qemali tregon se Arben Mera i kishte dhënë një numër protokolli për projektin. Më datë 21 Shtator 2021, Qemal Shabani iu drejtua Gjykatës së Tiranës ku ka kërkuar lëshim urdhri ekzekutimi për deklaratën noteriale të datës 13 Korrik 2016. Sot ende nuk ka asnjë veprim.

Stopi: Një urdhër ekzekutimi, i cili është regjistruar më datë 11.10.2021 me gjyqtare Blerina Muça. Çfarë është bërë me këtë çështje?  

Sekretarja: S’ka asnjë veprim!  

Stopi: Ngaqë afati është 31 ditë, prandaj.  

Sekretarja: Nuk ka asnjë veprim.  

Marrë nga TVKLAN

arben mera adem zalla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet