All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

VD/ Gazetari britanik tregon planin e shpopullimit të Shqipërisë: Po e bëjnë me qëllim që të jetojnë veç të pasurit

Biseda mes tyre tregon edhe racizmin britanik ndaj shqiptarëve që i përshkruajnë si njerëz djallëzorë, të paftuar, por inteligjentë. 

1 Nëntor 2022, 10:11 Nga f.g
VD/ Gazetari britanik tregon planin e shpopullimit të Shqipërisë:
Mark Steyn dhe Kelvin MacKenzie
All - Paragraf - 1

TIRANE- Një bisedë mes dy gazetarëve në televizionin GB News në Mbretërinë e Bashkuar zbulon panoramën sesi portreti i shqiptarëve është pikturuar në shoqërinë britanike. Gazetari Kelvin MacKenzie komentoi lajmin se Britania e Madhe do t'i japë Shqipërisë miliona për të ndaluar emigrantët që të mos lëvizin nga vendi duke e kundërshtuar me faktin se tashmë vendi i tyre duhet të veprojë ashpër për të ndaluar prurjet shqiptare. Gazetari flet për një plan për të shpopulluar Shqipërinë që sipas tij ka resurse të pafundme në mënyrë që vendi të ngelet një tokë veç për të pasurit. Biseda mes tyre tregon edhe racizmin britanik ndaj shqiptarëve që i përshkruajnë si njerëz djallëzorë, të paftuar, por inteligjentë. 

Biseda mes gazetarëve britanikë:

Kelvin MacKenzie: Është fakt interesant për Shqipërinë se në 30 vitet e fundit, njerëzit që nuk e duan Shqipërinë, janë shqiptarët. Ata janë duke e braktisur vendin për vite, tani janë ndoshta 2.7 milionë ose 2.8 milionë të ngelur. Dhe ata tani janë duke ardhur te ne. Dyshoj se Shqipëria do të shpopullohet me qëllim që vetëm njerëzit e pasur të jetojnë atje.
E vërteta është se nuk kemi para për të shpenzuar për këtë.E keni parë Shqipërinë si është? Këto janë kosto për vendin tonë. Ndonjëherë ata zbulojnë se vende si Lincolnshire janë në të vërtetë më keq se Shqipëria dhe më pas duan të kthehen!" Ky është moment me rëndësi në jetën tonë. Të paktën Liss besonte te ajo që besonte. Pse duhet të mërzitemi ne për ta? Ata erdhën këtu, ata e dinin shumë mirë që janë të padëshiruar dhe ilegalë. Këto janë kohë të vështira dhe ata duhet të kthehen nga erdhën. Ata janë të paftuar, pse duhet të derdhim ne lot? Shqipëria ka 67% të popullsisë myslimane si shumica e atyre që vijnë në vendin tonë nga Lindja e Mesme. Edhe ata janë myslimanë. 

Mark Steyn: Kjo është skemë sepse kur vjen nga Shqipëria në Britaninë e Madhe kalon në disa nga shoqëritë më të pasura të botës që kanë ekzistuar në historinë njerëzore. Nëse do të ishe një emigrant i zgjuar do të ndaloje në Itali, Francë, Francë apo Zvicër. Por shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të ashpër, djallëzorë shumicën e kohës por janë të zgjuar. Ata e dinë që Mbretëria e Bashkuar është më e lehtë, e kanë më kollaj për të përfituar leje qëndrimi. 

Kelvin MacKenzie: Problemi është te numrat. Ata hedhin telefonat në ujë, ata heqin pasaportat kur vijnë që të mos gjenden se kush janë, çfarë moshe kanë dhe nga vijnë. Janë mësuar të bëjnë punë në mënyrë të çuditshme dhe më pas marrin në telefon njerëzit e tyre në Shqipëri dhe iu thonë "Ejaniii se është shumë mirë këtu." Shiko, ka më mirë të paguajnë për ty? Për fëmijët e tyre, të të gjejnë shkollë për ta? Të të paguajnë shtëpinë, energjinë? Sistemi shëndetësor këtu është shumë mirë? Pra, këtë gjë po ua thonë të gjithëve. Kushdo do të donte të vinte këtu. Ajo që nuk kuptoj është se mes partive këtu është se ne duhet të bëjmë atë që duhet. Pse ne, nuk themi ne nuk i duam këta këtu. Duhet të punojmë për një sistem që i kthen ata pas. Liberalët i duan se marrin vota prej tyre. I pëlqejnë. Imagjino 40 mijë mund ti votojnë. As në Mbretërinë e Bashkuar nuk i marrin dot ato vota. Pse ndodh kështu?

Mark Steyn: Ekzakt sepse ata nuk janë më turistë. Ata rrethohen nga mediat tani dhe flitet për albanofobë. Ne bëjmë gjithçka për ta, i çojmë në dhoma luksi, i trajtojmë në spitale që janë shumë herë më mirë nga në Shqipëri. Mund të bëjmë pak më shumë se e folura e ashpër dhe të veprojmë ashpër gjithashtu? /Dosja.al

racizmi britanik shqiptaret ne gomone kelvin mackenzie mark steyn

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet