LIVE UPDATES
Aktualitet

Vazhdon parada mediatike, Spartak Dobi "pendohet": Nuk e kam takuar Ulsi Manjën, nuk kam asnjë shok ministër moj zonjë

Por edhe pse dje tha se kishte takuar ministrin Ulsi Manja, i cili i kishte premtuar lirimin e djalit, sot ka ndërruar mendje.

9 Janar 2023, 13:47 Nga f.g
Vazhdon parada mediatike, Spartak Dobi "pendohet": Nuk e kam takuar
Spartak Dobi dhe Ulsi Manja

TIRANE- Familja Dobi është kryefjala e momentit. Mënyra sesi një pastruese e thjeshtë bashkë me djalin, Havierin, ia dolën të vidhnin 540 mijë euro të paktën para cash dhe një vlerë marramendëse stolish me vlerë, ka lënë pa fjalë edhe "skifterët" më profesionistë që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Por edhe pse dje tha se kishte takuar ministrin Ulsi Manja, i cili i kishte premtuar lirimin e djalit, sot ka ndërruar mendje. Ai është tërhequr nga kjo deklaratë, dhe ka dhënë një version tjetër në një intervistë në Euronews Albania.

 “S’kam takuar ministër moj zonjë. I kam çuar letër zotit Manja. Ne letër kërkoja lirimin e djalit, pasi djali është i mitur”, tha Spartak Dobi.

Deklarata vjen disa orë pasi ministri Ulsi Manja mohoi të kishte njohjen me ish-policin e dalë në pension dhe akuzonte mediat për keqpërdorim të situatës. 

Reagimi vjen dy ditë pasi në Tiranë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë. /Dosja.al

ulsi manja spartak dobi rozeta dobi familja dobi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen